VETËM ME RAPORTET RECIPROKE PËRBALLË SHTETEVE DO TË ARRIJMË TË BËHEMI SHTET I RIBASHKUAR DHE ME SOVRANITET!
http://www.albaniapress.com/lajme/20873/MOS-E-SULMONI-KOT-DRAJFUSIN-SHQIPTAR.html
-Edhe një muaj e ca ditë, po bëhet një vit, -pra më 28 Janar 2015, e paskam shkruar reagimin e lartcekur, kur shkrimtari Ben Blushi krejt, kot së koti, mori mundimin të kritikonte krejt pa arsye të madhin, Albin Kurti! -Siç po deklarohet përsëri, “politikani” Ben Blushi, ende s´i paska kuptuar qartë idealet as përpjekjet titanike të Albin Kurtit me shokë e shoqe të VV. http://zeri.info/aktuale/68552/blushi-albin-kurti-eshte-martir-jo-politikan/ -Po ky, Ben Bushi i cili sipas ca shkrimeve të tij, dëshiron, shpreson dhe beson si naiv në idenë e Ribashkimit tonë kombëtar; -mirëpo, ky z, “politikan modern”, duhet të kuptojë qartë dhe të dijë njëherë e mirë që, me këtë klasë politike në pushtet , në Prishtinë dhe në Tiranë, -së cilës i takon edhe vet,-kjo ide madhore-shekullore, është e pamundur të arrihet! -Vetëm në rastin më të mirë, -gjë, të cilën unë aspak nuk e besoj, -kjo klasë politike të ndryshojë kursin e saj në raportet me Serbinë, Malin e Zi Maqedoninë, Greqinë, e pastaj, -me Europën, Rusinë dhe Amerikën. E shihni! -Kanë kaluar kaq muaj , gjatë krizës politike në Kosovë, pas nënshkrimeve të dëmshme e tejet kundërhistorike të Isës e Hashimit, me kompani…,-që klasa politike në pushtet në Tiranë,; nuk ka lëvizur aspak në drejtimin e duhur pozitiv; -një kohë ka heshtur, pastaj është përpjekur të bënte zap Opozitën e Bashkuar Shqiptare në Kosovë, me hapa konkretë “politikë e diplomatikë”, me deklaratën e Zv, Kryeministrit, Niko Peleshi, me akuzat krejt të pabaza të Pandeli Majkos, pastaj me vizitën e Ministrit të jashtëm, Ilir Metës në Prishtinë; për ndërmjetësim, -kinse angazhim shtetëror, për dialog midis pozitës-opozitës në Kosovë, -e, të tjera… Prej viteve 90-e këtej, e kam vërejtur me vëmendje që, klasa politike në Tiranë, shpesh është fshehur dhe po fshihet pas durimit…, “politiko-diplomatik”, kinse, kjo nuk paska dëshiruar as dëshiruaka të merr rolin paternalist, ( të babait të kombit); -kjo përpjekje tinëzare dhe thellësisht anti-kombëtare, sipas mendimit tim; është e gabuar, e paarsyeshme, është e pakuptimtë, është thellësisht reaksionare; dihet historikisht që, Kosova është krahinë ,-pra pjesë e Shqipërisë; nga kjo mund të konstatojmë me të drejtë: përderisa, Serbia Fashiste, po i rrezikon interesat e veta në Ballkan, Europë dhe më tej, për një grusht, -pra të më pak se 3% të minoritetit të saj serb, për të mbrojtur një territor të huaj të cilin po dëshiron dhe nuk i takon, Serbia, po bënë përpjekje të pandërprera të invetsojë dhe ta sundojë edhe pas 100 vitesh ,-edhe më tej, bile në 35% të Kosovës së pasur me pasuri tokësore dhe nëntokësore; donë ta ketë nën kontrollin e saj, përmes “Zajdnicës”, me të drejtë shtrohet pyetja; përse të heshtë Shqipëria, shteti ynë amë, përballë këtyre rreziqeve që po i kanosen pjesës së vet Kosovës dhe bashkëkombasve të saj?! -Jo! Nuk bënë kurrsesi të rrezikohet Kosova, por as Kosova Lindore, as Shkupi, as Ulqini, -për ca përfitime sado të mëdha ekonomike qofshin, për “integrimet në Europë”… Tirana zyrtare, “demokratike” pozitë dhe opozitë, -dje dhe sot sot këtu e kishin dhe e kanë hallin, nga droja se, mos po e humbisnin apo po e humbin “parajsën e botës”, integrimin ballkaniko-europian?!!! Krejt marrëzisht apo djallëzisht, po i sakrifikojnë trojet etnike shqiptare. -Sipas kësaj logjike të politikanëve të “urtë”, të sotëm: nëse nga Tirana si piemonti i shqiptarëve, do të vinte destabilizimi i rajonit shtetet ballkanike, europiane dhe anglo-amerikane nuk do të na mirëpresin për integrimet ballkaniko-europiane!!! Po përse Serbia nuk veproi as po vepron kurrë me këtë logjikë politike-diplomatike, shterpe?! -A e shini se, këtë nuk po e bëjnë ato shtete, “demokratike”, në raportet me Serbinë dhe bijën e saj, Kosovë! 22. Dhjetor, 2015