Ndërkohë që teknologjia vazhdon të përmirësohet, duket se disa lloje profesionesh do të zhduken nga tregu i punës.
Një specialist u shpreh se shtimi i produktivitetit nga makineritë e sofistikuara dhe zhvillimi i mëtejshëm i informatikës do të ulë çmimet dhe do të reduktojë të ashtuquajturën punë prej “skllavi”. Ai shkoi më tej në parashikimet e tij, duke thënë se se 50% të profesioneve do të zhduken brenda 20 viteve të ardhshme. Ja, 8 vende pune që ka gjasa të zhduken deri në vitin 2030…
- Inxhinierët e sektorit energjetik
Një specialist thotë se industria e prodhimit të energjisë do të pësojë ndryshime dramatike për shkak të problemeve të krijuara prej saj mbi shëndetin e njerëzve dhe mbi mjedisin. Ai parashikon se ndërmarrjet e mëdha do të zvendësohen nga më të vogla, që do t’u shërbejnë qyteteve dhe shtëpive. Termocentralet dhe centralet atomike do të zëvendësohen me teknologji më të pastra dhe roli i inxhinierëve dhe punëtorëve të transportit do të ndryshojë. Lajmi i mirë është se kjo industri në evolucion do të krijojë vende të reja pune për të mbështetur këto ndryshime, si staf për instalimin e saj, një brez të rinj inxhinierësh, etj.
- Shoferët e taksive dhe postierët
Shpërndarja e pakove dhe e ushqimeve (picave, etj.) mund të realizohet me drone dhe makina pa shofer. Firma Amazon është duke testuar dronët në mjedisin e jashtëm, pasi ka marrë leje nga Administrata Federale e Aviacionit në SHBA (sipas gazetës “Vvall Street”). Kështu, makinat pa shofer do të zëvendësojnë edhe taksitë dhe limuzinat. Specialisti ynë mendon se legjislacioni amerikan do të pranojë faktin se këto makina janë një opsion më i sigurtë. Shpërndarësit e pakove dhe shoferët e taksive do të zëvendësohen me sisteme të monitorimit të trafikut, me dispeçer të shpërndarjes, inxhinierë dhe staf emergjence.
- Një pjesë e mësuesve
Mësuesit në përgjithësi nuk ka gjasa të zhduken, megjithatë, mësimi falas nëpërmjet internetit po revolucionarizon modelin e mësimdhënies. Instituti teknologjik i Masaçusetsit (MIT) aktualisht ofron më shumë se 2000 kurse online dhe deri më sot janë bërë 130 milion shkarkime nga interneti (dovvnloads). Akademia Khan ofron një numër të ngjashëm kursesh dhe shkarkimet kanë kaluar shifrën 100 milion. Në të ardhmen mund të ketë më pak mësues dhe profesorë, por më shumë trajnerë, dizenjues kursi dhe salla mësimi.
- Agjentë udhëtimi
Tani ka plot site interneti që të lejojnë t’i rezervosh pushimet vetë, si Kayak apo Airbnb, të cilët u përgjigjen pushuesve që preferojnë më shumë shërbimin e shpejtë, sesa atë me kontakt të drejtpërdrejtë. Shoqëria Fast e ka vënë punën e një agjenti udhëtimi në vendin e 5-të të listës me punët më të rrezikuara në 2014-ën dhe Rob Roson, themelues i sitit Staff.com ka shkruar në një blog se ka site që ofrojnë një shërbim me të folur, që rivalizon edhe punën e agjentit më efikas të udhëtimit. Një kompjuter mund të përcaktojë nevojat e udhëtarit, të qartësojë pyetjet nëpërmjet një siti dhe të ofrojë opsionin më të lirë dhe më të përshtatshëm më shpejt dhe me një kosto më të ulët sesa një agjent udhëtimi. Roson ka parashikuar se agjentët e udhëtimit nuk do të nevojten më aty nga viti 2025.
- Pilotët dhe kontrollorët e trafikut ajror
Piloti futurist, Xhon Peteresen, shkroi se dronët dhe mjetet e tjera fluturuese do të bëhen pjesë e flotës ajrore botërore. Kështu, kompjuterët do të bëjnë kërkime dhe do të mbledhin informacione si moti dhe planet e fluturimit, ashtu siç bëjnë pilotët tradicionalë. Peterseni ka thënë se marina amerikane ka arritur të nisë në fluturim drone të nisur nga aeroplanët dhe helikopterë dronë me ngarkesë janë përdorur në Afganistan nga marinsat.
- Llogaritarët
Rosoni gjithashtu ka parashikuar se llogaritarët do të zhduken deri nga viti 2028. Kris Tompson, i firmës Vvellers Accountants, shkroi se llogaritarët ishin të rëndësishëm për ndërmarrjen, për vendimet strategjike që ajo merrte. Programe, si QuickBooks, mund të kapin dhe raportojnë të dhëna në kohë reale. Gjithashtu, programe inteligjente, si ato të krijuar nga firma Quill, mund të analizojnë të dhëna dhe të shkruajnë raporte, duke përfshirë të dhënat e marra nga disa burime të ndryshme.
- Përkthyesit
Nuancat e gjuhës e bëjnë interpretimin e zërit të vështirë për kompjuterët. Këtë e provoi në kurriz një gazetar anglez gjatë një udhëtimi të kohëve të fundit në Bilbao. Në një artikull të shkruar në BBC Nevvs, ai shkroi se gjeti te Google shumë aplikime për gjuhën që mund ta ndihmonin, por që ishin të çuditshme në përdorim. Por, sipas gazetës “The Economist”, shpenzimet në industrinë e përkthimit shkojnë në 37 miliardë dollarë çdo vit. Kjo do të thotë se Google dhe firma të tjera, lidere në teknologjinë e re, do të vazhdojnë të përmirësojnë teknikat e tyre dhe shumë shpejt, do të zhduket nevoja për përkthyes.
- Reporterë gazetash
Firma e internetit Careercast, e ka përfshirë punën e reporterit si një profeson në zhdukje, duke e përfshirë në listën e saj të këtyre profesioneve. Ajo ka parashikuar se nevoja për reporterë do të pakësohej me 13% në vitet që vijnë, sepse njerëzit vazhdojnë t’i lexojnë lajmet në internet dhe ata që bëjnë reklama, shfrytëzojnë më shumë internetin, sesa gazetat e shkruara. Pushimet dhe pezullimet nga puna do të jenë një rezultat i paevitueshëm i fondeve të reduktuara nga industria e reklamave. Tani aplikacione për ngjarjet që ndodhin aktualisht shfaqen edhe në telefonat celularë, të cilat mund të lexohen edhe kur je duke pritur në radhë, ose duke udhëtuar me transportet publike.