Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Krijimet tuaja…

Ditarin e jetës shfletova ngadalë

 

Ditarin e jetës shfletova ngadalë,

Advertisement

Padashje shfletova letrat e dashurisë,

në kohen tonë pa internet vrapoja të dal,

kur postieri trokiste te dera e shtëpisë…

 

Letra me shkruaje e më premtoje shumë,

E ëndrra ne thurnim për jetën e re.

Ti në veri me shërbim ishe larg nga unë,

E unë në jug letrat prisja me gaz e hare.

 

Po tani, vallë pse më paske harruar,

letër e asnjë haber s’më ke dërguar?

Dua të di, çfarë të ka zemëruar,

Mos je më mirë larg nesh, ku ke qëndruar?

 

Ditarin shfletoj e humbas në kujtime,

Aty lexoj shumë e shumë fjalë e premtime,

Ti më premtoje se s’do ndaheshim kurrë,

Po nuk e mbajte fjalën, ndonëse je burrë.

 

Tani në ditar tre rreshta janë shtuar,

Nga dora jote një mall i përvëluar,

më thua mbushe ditarin edhe tani,

Ke nipër e mbesën, gjithë botën ke ti…

 

Unë për ty do të jem si diell mes resh,

Kur të më thërrasësh, pranë do më kesh,

Nga unë mësove se ç’është e vërteta,

Prandaj i urreje gënjeshtrat që ka jeta.

 

Unë s’të gënjeva, po ashtu e deshi fati,

As unë s’jam rehat këtu te ky shtrati,

Ndonëse plagët akoma s’më janë shëruar,

Nga malli po digjem, për ty përvëluar… Luljeta Gjosha Pashollari

 

Kur të plakem

 

Kur të plakem, me flokë të thinjur borë e bardhë,

e do kërrusem si një pemë që e rreh era

një bastun do ta kem mik të pandarë

…kujtime dashurie e dhimbjeje ndër të tjera.

Kur të bëhem plakë, e lodhur, e sëmurë.

ndoshta do humbas toruan, kush e di…!

Por do mbaj mend, që gjyshja më thosh’ dikur

…veç u plaksh moj bijë! Angjelina Ndoj

 

 

Shiu dhe era, luajnë me çadrën

E bërë qull, hyj të luaj dhe unë

Pranë detit, dola të luaj me dallgët

Me shiun dhe erën, luajta më shumë

Shiu vazhdonte, të binte akoma

Mbi çadrën dhe mua rraskapitur

U kënaqa, tek luaja e bërë qull

Si asnjëherë, se kisha pritur…

E dua shiun dhe erën bashkë

Se kanë, një melodi të bukur

Më kënaq kur personazh bëhem unë

Në lojën e tyre, si një flutur… Fleta Satka

 

Nuk je këtu

 

Për ty edhe veten e mohova

Ndërgjegjen lashë në utopi

E kur krejtësisht t’u përkushtova

…ike Ti!

 

Për ty gjithë botën do ta luftoja

U bëra krejt tjetër njeri

E kur arrita me shpirt të doja

…ike Ti!

 

Nuk je këtu! Këtu nuk je

Por unë të ndjej çdo ditë më shumë

Në fund të botës, diku atje

Këtu nuk je, por je tek unë…

 

Ti mban me vete diçka timen

Atë që vetë s’munde të kesh

S’është faji im që prapë të dua

Që m’je në shpirt e do të jesh…

 

Nuk të merr dot askush nga mua

As shiu, as breshër e stuhi

I bëj shpirt ato që dua

E shpirtin tim s’e merr njeri! Bledi Ylli

 

Lojë e shtirur

 

Ndjej të keqen se si rritet

Tek ai, te ti, tek unë

Ndërkohë, e mira përpëlitet

Ndoshta rron’ një ditë më shumë!

 

Nga sy njerëzish rrjedh mërzia

Endet djalli nëpër kokë

Shohim qiellin… Ja, liria

Po këtu?… Këtu në Tokë?

 

Ndjej të keqen edhe frikën

Që sundojnë k’të atmosferë

Na e dhanë në duar thikën

Të vetëvritemi dhjetëra herë!

 

Sa do rrosh nga plagë-frike

Dhe nga ankthi që të mbyt

Në dy anët e një thike

Të jetë shkruar fati yt?!

 

Mos u tremb nga “lojëra fati”

Se kjo dhunë ka regjisorë

Kurrë paniku mos të t’kapi

Vetes, mos i bëj terror!

 

Sa mundësi ke të jetosh?

Kur kjo jetë është një betejë

Njëra… duhet të luftosh

O duro e mos u ndjej…

 

O duro e vdis përditë

Dhe shiko ç’bëhet në botë

Mbaj’ dhe lotët lëmsh në fyt

As të qash s’do mundësh dot!

 

Sepse frika të than shpirtin

Nuk gjen lot në shpirt të shkretë

Të mbash frikën brenda teje

Është një burg që zgjat përjetë…

 

Unë jetoj duke shpresuar

Ti, jeto ashtu si unë

Po, në luftë… Duke luftuar

Kush më pak e kush më shumë…

 

Përveç gërmave, armatime

Mbaj edhe unë një thikë në dorë

Nuk e kam për veten time

Por të dhunës regjisorë! Bledi Ylli24

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

VETËM ME RAPORTET RECIPROKE PËRBALLË SHTETEVE DO TË ARRIJMË TË BËHEMI SHTET I RIBASHKUAR DHE ME SOVRANITET! Nga Fadil Shyti

Next Post

Genc Prelvukaj: Kam pasur shumë mundësi...

Advertisement