Grave u pëlqejnë thashethemet. Ato vënë re edhe defektin më të vogël të burrave dhe pastaj e diksutojnë atë me shoqet. Po burrat, a i vënë re gabimet e grave? A kupton ndonjë gjë një burrë normal nga veshja, parfumi, apo grimi i grave? Sigurisht që po! Ja, 10 gjëra të grave që atyre nuk u duken aspak joshëse:
- Stil i ngatërruar flokësh
Një stil shumë i ndërlikuar flokësh është për karnavale, ose për një seancë fotosh ekstravagante në një studio. Në situata të tjera, preferohet një stil natyral i tyre. Është më e këndshme të shohësh dhe të prekësh flokë që nuk janë zhyer me xhel, spërkatës ngjitës dhe produkte të tjera flokësh.
- Krem-pudër i trashë
Kremi-pudër është krijuar për të fshehur rrudhat e holla dhe defektet e tjera të fytyrës. Ai e bën lëkurën tuaj të duket e lëmuar dhe e shëndetshme, e njëtrajtshme dhe e tonifikuar. Nëse ai është i dukshëm, kjo do të thotë se nuk e keni aplikuar si duhet. Ai duhet të jetë i padukshëm për të tjerët, bile edhe për ju. Kështu, pra, shpërndajeni mirë në fytyrë, për të evituar efektin maskë.
- Xixat në sy
Nëse nuk jeni një grimiere profesioniste, më mirë evitoni përdorimin e xixave dhe toneve të syve me shkëlqim, sepse të rralla janë ato që dinë t’i aplikojnë si duhet. Toni mat është gjithmonë më i mirë, sepse nuk ngjitet te pala e qepallës.
- Qerpikë të ngjitur me njëri-tjetrin
Kjo ndodh zakonisht kur aplikohet shumë rimel. Ai formon toptha në qerpikë, ose i ngjit ata me njëri-tjetrin, duke e bërë syrin të mos duket seksi dhe joshës. Përdorni një rimel me cilësi të mirë. Eksperimentoni me disa marka dhe zgjidhni atë që bën më shumë për ju, që nuk fshihet pas dy orësh. Më në fund, përdorni një furçë speciale për të krehur qerpikët dhe evituar topthat e ngjitjet.
- Depilim i keq
Burrave u pëlqen lëkura e lëmuar, ky është fakt. Kështu, pra, depilojeni gjithë trupin. Sigurohuni që këmbët dhe sqetullat të jenë të pastra dhe pa qime. Këto gjëra luajnë një rol edhe më të madh sesa grimi. Ato tregojnë për higjienën tuaj dhe nuk ka kuptim të bëni grim, kur pjesa tjetër e trupit nuk është krejtësisht e pastër.
- Lëkurë e thatë
Nuk është e këndshme ta prekësh lëkurën e thatë. Thembrat dhe bërrylat e ashpër duken shumë keq. Përdorni hidratues dhe xhel dushi ushqyes, kremëra dhe locione për trupin pas dushit.
- Era e keqe e gojës dhe dhëmbët e verdhë
Dhëmbët e verdhë dhe era e keqe e gojës nuk e joshin kurrë seksin tjetër. Mendoni për arsyen pse shkaktohet kjo. Pini duhan? Apo është nga higjiena e keqe? Mbase ju pini shumë kafe, çaj të zi, apo verë të kuqe? Në çdo rast, është mirë ta zgjidhni problemin tuaj sa më shpejt të jetë e mundur. Përdorni pasta zbardhuese për të pasur një buzëqeshje të bukur dhe mbani në çantë spërkatës kundër erës së keqe.
- Laps buzësh i gabuar
Nëse ju kanë ftuar në një takim, mbase do të pini edhe një kafe, apo të hani në restorant. Mendoni që më parë se si do të duken buzët tuaja pasi të keni ngrënë. Nëse përdorni buzëkuq dhe laps buzësh, atëherë pasi të keni ngrënë, vetëm lapsi do të mbetet në buzë. Besoj e mendoni edhe ju që kjo nuk është aspak joshëse. Është akoma më keq nëse lapsi ka ngjyrë më të errët sesa buzëkuqi, apo ngjyra natyrale e buzëve tuaja. Ky kontrast është krejtësisht i papranueshëm. Kështu pra, zgjidhini produktet kozmetike për buzët sa më afër ngjyrës së tyre natyrale.
- Shumë parfum
Parfumi është krijuar për t’ju ndihmuar të shprehni individualitetin tuaj, por çdo gjë duhet me masë. Një pikë parfum tërheq vëmendjen e një burri. Bëjeni aromën tuaj pak sekrete, sepse ai do të vazhdojë të pyesë vetën dhe të imagjinojë plot gjëra të bukura për personalitetin tuaj.
- Rregullim në publik
Besomëni, burrave nuk u pëlqen të shohin se si rregulloheni ju. Kjo gjë prish iluzionin e tyre. Lërini ata të mendojnë se ju jeni e bukur pa bërë shumë përpjekje. Të gjitha gjestet e grimit duhen bërë në shtëpi, jo në publik.