Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Çfarë do të shihni në “Fate të kryqëzuara”?
Një fotografi me Kryeministrin dhe një mesazh për punësim Nga Agron BERDAJ
Shpjegimi i endrrave tuaja...

Një fotografi me Kryeministrin dhe një mesazh për punësim Nga Agron BERDAJ

Një fotografi me Kryeministrin dhe një mesazh për punësim

Ajo që të bënte përshtypje gjatë kësaj kohe në rrjetet sociale , e publikuar së pari nga vetë Kryeministri , ishte “lajmi” se një shqiptar, bashkë me kërkesën për të bërë një fotografi me të  , i kishte kërkuar atij një ndihmë për punësim . Aq u dramatizua problemi sa të krijonte përshtypjen se kishim të bënim me një dhunim të kreut të qeverisë  . Pra , një kërkesë e shprehur në imtimitet u denoncua në publik ,u quajt si herezi ,një anormalitet , diçka e p pranushme , një dukuri që prish marrëdhëniet e udhëheqjes me publikun . Në këtë ndodhi shfaqet nga  njëra anë një shqiptar ,mesa duket i pashpresë për të gjetur punë , si dhjetra mijra të tjerë  , që  pranoi  ta hante turpin me buke duke i kërkuar ndihmë  të  parit të qeverisë  dhe nga ana tjetër një kryeministër, si i zbritur nga ndonjë planet tjetër ,shprehte çudinë  se si mund të ndodhin kërkesa  të tilla në planetin tokë dhe për më zi akoma , në vendin më të lashtë të Europës ,si Shqipëria ,ku njerëz , pa etikë ,me një llojë dinakërie , kërkonin diçka të pamundur , diçka që ulte kredibilitetin e kryeministrit  , që i tërhiqnin atij vemendjen  nga problemet e mëdha strategjike të vendit,  duke e detyruar të merrej me problem të rëndomta ,të vogla dhe të pa rëndësishme , siç është puna ,siguria e jetës njerëzore  ,nevoja e tyre , për të mbijetuar  . Një kryeministër që kërkesën e shqiptarit për të bërë një fotografi me të e quajti një etje , një dehjë të tij nga idetë socialiste të programit të rilindjes , një mënyrë ku ky shqiptar shprehte mrekullin e tij ,dhe nga ana tjetër dinakërinë e tij , për t’ia thënë hallin të parit të qeverisë .

Nga njera anë shfaqet  një shqiptar që edhe pas kësaj kërkese shkoi në shtëpi  disi i turpëruar ,  pa ju zgjidhur problemi dhe në një normalitet s’kishte si t’i zgjidhej në këtë mënyrë ,por edhe një kryeministër , që nuk priti rastin ta denonconte këtë lloj konfidencialiteti ,duke dhënë mesazhe morale dhe procedurjale , se në partinë socialiste nuk duhet të drejtohen vetëm ata që kanë interesa punësimi , se shteti nuk eshtë e vetmja derë për të gjetur punë .Pra , me sa duket pohime të tilla parimore , të linin të kuptoje se në këtë parti duhet të vinin, idealistët , ata që e duan partinë socialiste për ideologji , për hob, për argëtim, sa për të kaluar kohën e lirë  , ata që i kanë zgjidhur problemet e tyre  ekonomike dhe të punësimit,ata që duhet të meren vetëm me problemet madhore ,me politikat e zhvillimit global ,me makroekonominë dhe jo ata socialist që këtu e njëzetepes vjetë kanë qënë  pa punë pa shpresa , me barkun bosh,të internuar nga qeverisja Berisha , por edhe të pa përfillur nga qeverisja , Rama . Por veç këtyre idealistëve të tipit socialist , thëniet e mësipërme të linin të kuptoje se  në këtë parti , me sa duket janë të mirpritur të gjithë ata që i ndërrojnë partitë politike ,sa herë ndërrohen pushtetet .Dhe të thuash të vërtetën partia socialiste është e mbushur me këta llojë specjesh ,madje shumë prej tyre janë pjesë e elitës drejtuse të kësaj partie . Ata e kanë kapërcyer ylberin politik duke braktisur partitë mëma ,dhe kanë  kërkuar strehim politik në PS ,me kusht të një posti ministri ,drejtori , të një ambasadori ,a funksionari tjetër të lartë shteti , si pjesë e rrjeteve dhe e neopotizmit të ri , apo të vjetër , e të krushqive të shtrira në të gjitha partitë  .Me sa duket socialistët idealistë dhe jo socialistët rrufjanë , në këto njëzetepes vjet nuk e kanë mesuar këtë llojë arti ,këtë mënyrë akrobacie ,këtë llojë pazari që luan pushteti , ndaj dhe ata , rrinë në pritje të mrekullive që do t’u bien nga qielli socialist ,nga udhëheqesi i pagabushëm ,nga timonjeri i partisë .

Advertisement

Natyrisht ,probleme të tilla kërkojnë analiza të vecanta ,të thella dhe gjithpërfshirëse ,por në këtë shkrim le të ndalemi ,te fotografia ,te kërkesa për punësim e një shqiptari drejtuar kreut të qeverisë ,te një reflektim sado i perciptë lidhur me hipokrizinë e politikës ndaj punësimit ,si pjesë e korrupsionit dhe e mashtrimit ndaj njerëzve .Kujtesa është ende e freskët ,ajo ruhet te çdo njeri, të përplasur me dallgët e mashtrimit dhe korrupsionit që ka përshkruar politikat shtetërore të punësimit në këto njëzetepes vjet  .Kjo kujtesë i sjell të freskëta politikat barbare të qeverisjes së PD-se, ku liderit e saj që, duke shfrytëzuar varfërinë dhe duke premtuar punë, mobilizonin militantët për luftë dhe revolucione , kur ata  ndërtuan një administratë ku një vend pune në shtetin e tyre shitej me miljona , ku ishin standartizuar tarifat korruptive të vendeve të punës sipas rëndësis së saj  .E dinë mir ata sa kostonte një liçensë , një post drejtuesi , një vend pune  si  mesues ,apo në bashki ,deri edhe të një e drejte e një  ushtaraku ,për të marrë pjes në operacionet shumkombëshe ,ne Afganistan a gjetkë , që  shkonte  ndoshta edhe për të mos u kthyer më ,por ai duhet ta paguante vdekjen ,te eprorët e tij ,që shullëheshin në paqe , klimën  mesdhetare dhe lluksin e korrupsionit shqiptar . A nuk ju kujtohet ish kryetari i bashkisë së Tiranës ,Basha ,që sot me një zë ,të ngjirur , sikur të ishte gjysma burrë e gjysma grua ,denoncon se po i heqin militantët nga puna ,kur vetë ai udhehoqi aksionin e pastrimit të bashkisë nga të majtët ,duke arritur deri atje sa , të përleshej trup me trup me gratë që nuk pranonin largimin nga puna . Kjo ,prostitutë politike sot ,bën deklarata dhe kërkon destabilizim në emër të mosrespektimit të politikave të punësimit nga qeveria aktuale  . Po spastrimet e egra dhe të pamëshirshme në kohën e qeverisjes Berisha , aksjonet për zvendësimin në administratën shtetërore të socialistëve me demokratët ,sipas porosisë , “kujdes militantet e partisë “?! A nuk kemi paguar  në të gjitha qeverisjet dy llojë administratash , njëra e punësuar dhe tjetra e zbuar nga puna ,nga qeveria e rradhës ,por e paguar si më parë ,pasi ato  fitonin gjyqet . Po kriminelë ,ku mbi ta rendonin krime shtetërore a nuk mbaheshin në punë nga qeverisja demokratike ,madje me një llojë karshilluku duke treguar se qeveria ishte ligji ,prokurori , gjykatësi ,krimineli ,vrasësi ,vetë pushteti i plotfuqishëm dhe i pa kundërshtushëm .Taktikat djallëzore ku përmes të ashtëquajturave , reforma strukturore  ,spastrohej  administra shtetërore për tu mbushur me militantë politik të kësaj partie ,madje edhe duke i dyfishuar organikat ,a nuk ishte nje mjet tjetër ogurzi që e kanë  shkatërruar , shtetin shqiptar ? Po premtimet elektorale ku njëra parti zotohej se do të hapte 400.000 vende pune dhe tjetra gati nje shifër ekuivalente me të ,a nuk kanë qënë tallje të hapura dhe përcmuse ndaj, të papunëve .

Kush vret më tepër , kërkesa pa takt dhe etikë e një shqiptari që i kërkon punë kryeministrit ,apo politikat e mësipërme qeveritare ndaj punësimit?! .Një kërkesë e tillë naïve ,apo hipokrizitë dhe poshtërsitë qeverisëse ,që vendet e punës i ndajnë mes miqëve dhe shokëve ,duke i trajtuar ato si t’i kishin pronë private . Një kërkesë e hapur , e këtij shqiptari ,apo prapaskenat dhe kurthet me të cilat zhvillohen shumë nga konkurimet e sotme për punësim ,me përzgjedhje të paravendosura .Kush rrëndon më tepër , një kërkesë si e shqiptarit në fotografinë e Ramës , që e kërkon punën për një cop bukë ,apo fakti që disa familje elitash partiake , jo vetëm se janë në punë shtetërore ,por edhe të gjithë janë drejtora ,apo në sferat më të larta të shtetit ,pa shumë merita dhe kontribute . Shqiptari socialist i fotografis së Ramës ,e mori përgjigjen , por edhe socialistët idealistë gjithashtu ,se qeverisja e partisë së tyre nuk u siguron vende pune ,madje edhe më keq ,se edhe në politikat që duhet të ndiqte për punësimin ajo , është aq e pa suksesëshme sa edhe qeverisja e mëparëshme ,edhe kjo s’ka nevoj për përgjigje .E vetmja gjë që ka nevojë për përgjigje janë pyetjet e mësipërme ,zbërthimi i të vërtetave që tregojnë politikat e errëta qeverisëse që punësimin e kan parë si mjet korrupsioni .Ndërsa kryeministri aktual duhet të ndjejë më tepër shqetësim , jo nga mungesa e etikës së shqiptarit në fotografinë e tij ,që i kërkon punë ,por nga politikat e munguara dhe të pa suksesëshme të punësimit në qeverisjen e tij ,duke i parë si shkak i varfërisë ,mjerimit ,kriminalitetit ,emigracionit ,i tranzicionit të pafund ,pse të mos themi edhe i zbehjes së atdhedashurisë ,i vrasjes së shpresës . Edhe pse me rrugë të gabuar shqiptari i fotografisë së Ramës punë kërkoi jo koncesjone jo tendera ,jo privilegje .

 

Agron BERDAJ

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Çfarë do të shihni në “Fate të kryqëzuara”?

Next Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Advertisement