Minifundi ka 50 vjet që bën pjesë në garderobën tonë. Ai nuk është vetëm seksi, por edhe sinonim i lirisë së femrave, ama këtë sezon, ka një konkurrent të fortë: Fundin prej lëkure. Cili është më seksi?
- Fundi prej lëkure
Fundi prej lëkure nuk na ka zhgënjyer deri më sot. Të gjitha format janë të lejuara: Në formë trapezi për një pamje retro; i gjatë, për një siluetë misterioze; me pala, si prej shkollareje, ose asimetrik, për ato që ndjekin modën. Ky fund ka përparësinë se është një lëndë e gjallë, pavarësisht nëse është me ngjyra, prej lëkure qengji, ose kastor. Ai fërkohet, jeton bashkë me ne dhe është seksi.
- Minifundi, gjithmonë në modë
Ka 50 vjet që përdoret dhe nuk ka dalë asnjëherë nga moda. Minifundi është një nga veshjet tona të preferuara. Është praktik, vishet pa u menduar fare dhe me të, mund të luajmë me cohat e ndryshme: Prej xhinsi, prej pambuku, etj. Ai shkon me të gjitha llojet e këpucëve, çizme të shkurtra, atlete, balerina, etj. Me kalimin e viteve, minifundi është bërë i pazëvendësueshëm për ne.
Verdikti: Pse të mos i kombinojmë të dyja?
Ashtu si xhinset tona të preferuara, minifundi është një veshje e lehtë, që e veshim pa u menduar fare. Ai është konsideruar gjithmonë seksi dhe ka qenë një nga veshjet e domosdoshme të dollapeve tona. Ndërkohë duket se, fundi prej lëkure, si më i ri që është, ia kalon në sensualitet. Idealja? Një minifund prej lëkure, që të bien dakord të dyja palët.