– Së shpejti del në qarkullim vëllimi me poezi: “Përtej dhimbjes”. Poezia e madhe e dhimbjes njerëzore vjen me nota dhimbjeje në mënyrën më të thjeshtë nëpërmjet ngjyrimeve artistike. Është dhimbja e pastër e nënave, motrave, vëllezërve e baballarëve për humbje e të dashurve të tyre, ku do të gjejnë vetveten. Ju ftoj të jepni ndihmën tuaj bujare në këtë nismë të dobishme: Kontakti Alban Arapi, letrar.
Për Xaken e Korçës. Çdokujt që shkon në qytetin e Korçës i shikon në mendje emri i Xakes. Emri i tij kujtohet me aq thjeshtësi e pse jo edhe dashuri në çdo bisedë miqsh, shokësh e në familje. Sepse Xakja është një djalë i njohur dhe i dashur në të gjitha aktivitetet kulturore që gjallërojnë jetën e këtij qyteti të dashur. Një fëmijë plot dhunti, i ëmbël, i qeshur e dashamirës Xakja ka krijuar një det dashurie në çdo zemër me atë shpirtin e tij aq të ndjeshëm, pasionin e madh për të bërë më të mirën, të bukurën, atë që të pëlqen. Sytë e Xakes shprehin një botë me lumturi. Zemra e tij është aq e dlirë. E pastër, si ai uji i kristaltë, i ngrohtë, si ajo buzëqeshja e fëmijëve. Urimi im është aq i sinqertë për Xaken, qofsh përherë kaq i ëmbël, nxënës i mirë dhe një shok po aq i mirë për të gjithë, si nurmi i vetë korçarëve! Sepse edhe nuri juaj ndrin e do të ndrijë kudo! Si vetë dashuria që përhap zemra jote, Xake! Me shumë dashuri për ju. Alban Arapi.