Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Mos e kam nga prostata?

 

– Doktor Evi, jam një 45 vjeçar që kam skuqje të qafës dhe të kokës së penisit. Më janë krijuar disa të çara të vogla të cilat kur më tërhiqet lëkura, gjakosen. Theksoj që jam shumë i pastër, mbaj higjienë të lartë. Veç kësaj, kam edhe djegie në fshikëzën e urinës. Mos vallë e kam nga prostata, edhe pse jam në moshë të re?! Pres një përgjigje nga ju. Faleminderit.

Dr. Evi Dani, seksolog-androlog:Nga ato çfarë na përshkruani në lidhje me problemin që paraqisni, mendojmë se kemi të bëjmë me një nga infeksionet më të shpeshta të glanspenisit që hasim te shumë pacientë dhe quhet balanopastitis. Përgjithësisht, ky lloj infeksioni shoqërohet pikërisht me shenjat që paraqisni ju, skuqje të glanspenisit, prepucumit (lafshës), me sekrecione me erë të keqe, me shfaqjen e një cipe, shtimin e disa puçrrave të vogla, çarje të lafshës së penisit, djegie dhe bezdisje, por duhet të themi se kjo dukuri vihet re përgjithësisht te meshkujt që nuk janë bërë synet. Për këtë gjë, pra, akuzohet gjithmonë lafsha e penisit, për të cilën ne gjithmonë rekomandojmë të bëhet synet, të hiqet. Është kjo e fundit që bëhet shkak për shfaqjen e këtij infeksioni që kryesisht, është me natyrë mykotike.

Advertisement

– Si fillim, kjo gjendje mund të duket e lehtë, por nëse nuk mjekohet, mund të rëndohet me kalimin e kohës dhe shenjat që paraqisni fillojnë të bëhen më të dukshme dhe të padurueshme. Do të kemi në vazhdim enjtje të lafshës, gjë që shoqërohet me vështirësi edhe në aktin seksual. Gjendje të tilla nuk i shohim asnjëherë te meshkujt që janë bërë synet. Mjekimi konsiston me mjekim lokal me dezinfektantë (por asnjëherë alkool) dhe përdorimin e pomadave antimykotike. Zakonisht, mjekimi, nëse është në fazat e fillimit, kurohet për 5-7 ditë dhe kjo gjendje mund të përsëritet herë pas here. Në këtë rast, bërja e synetit e zgjidh përfundimisht problemin. Kur kemi probleme të tilla, synetllëku mund të bëhet në çfarëdolloj moshe. Në rastin konkret, më e mira do të ishte vizita dhe mjekimi për problemin që paraqisni. Mjeku është ai që vendos për mënyrën e mjekimit, duke u bazuar te gjendja që paraqet pacienti. E them këtë edhe për problemin e prostatës, për të cilin paraqisni njëfarë dyshimi. Vetëm vizita mjekësore e përcakton këtë gjë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

E tillë ishte diktatura...

Next Post

Ç’të bëjmë për hernien diskale?

Advertisement