Shumica e flamujve kombëtarë kanë formë gjeometrike, simbole dhe ngjyra. Megjithatë, ekzistojnë disa që kanë edhe gjëra të çuditshme…
- Flamuri i Mozambikut, më armë dhe libra
Flamuri i Mozambikut, duke dashur të simbolizojë mbrojtjen dhe gatishmërinë e vendit, ka në qendër të tij një pushkë AK-47, ndërkohë që libri i hapur simbolizon rëndësinë e edukimit, ndërsa shata, simbolizon jetën në bujqësi.
- Flamuri i Belizesë: Druvarë
Simbolet e flamurit të Belizesë duket se i kalojnë ato të vendeve të tjera dhe flamuri është një përbërje e ndërlikuar. Në qendër të flamurit ndodhen një druvar mulat dhe një zezak, me veglat e tyre, të rrethuar me 50 gjethe mogani (lloj druri). Ky imazh simbolizon industrinë e drurit që përbën një pjesë të rëndësishme të jetës në vend.
- Flamuri i Ugandës: Lejlek
Qendrën e flamurit ugandez e dominon një lejlek gri me kurorë, i cili takon savanën afrikane. Tri ngjyrat e tij simbolizojnë afrikanët (e zeza), diellin e Afrikës (e verdha) dhe vëllazërinë afrikane (e kuqja), ndërkohë që këmba e ngritur e lejlekut simbolizon tendencën e vendit për të ecur përpara.
- Flamuri i Ekuadorit: Male, lumenj nën hijen e një kondori
Flamuri kombëtar i Ekuadorit përbëhet nga tri ngjyra dhe një vizatim shumë i ndërlikuar në qendër të tij. Në të ndodhet një mal (Çimborazo, që është mali më i lartë i Ekuadorit), një lumë, një anije me avull, dielli, shtiza, gjethe dhe objekte të tjera që kanë lidhje me Ekuadorin. Mbi të gjitha, këto shohim një kondor, që simbolizon fuqinë e vendit.
- Nepal: Dielli, hëna
Në fillim do të themi se gjëja më e çuditshme e flamurit të Nepalit është forma e tij, e cila nuk është drejtkëndësh, por bashkim i dy trekëndëshave, në çdonjërin prej të cilëve shohim diellin dhe hënën. Deri në vitin 1962, flamuri ishte akoma më i çuditshëm, sepse dielli dhe hëna kishin fytyrë njeriu, duke ngjarë me… emotikonët e sotëm.