Është nga Kosova, deri më tani ka realizuar 27 këngë të gjitha single e asnjë album. Disa bashkëpunime me këngëtarë të njohur por për momentin i pasigurtë të realizojë ndonjë duet me ndonjë femër. I mungon familja sepse jeton në Zvicër. Përvec punës si këngëtarë ai punon edhe si menaxher në një restorant të njohur si dhe asistent i producentit gjeneral të Miss&Mister Swiss Francophone. Meti Bërbatovci vjen në një intervistë për të treguar më shumë për veten, karierën që e nisi nga mosha 13 vjece dhe shumë gjëra që e lidhin me të.
Meti, si kanë qenë fillimet tua në muzikë?
Fillimet në muzikë kanë qenë shumë mirë, unë kam filluar në moshën 13 vjece kam qenë në një shoqëri kulturoartistike ku më vonë kam filluar si solo artist.
Sa këngë ke realizuar deri më tani?
Deri më tani kam realizuar 27 këngë.
Ke folur për vështirësi, po kush të ka ndihmuar në karierë?
Po vështirësi kam pasur shumë në muzikë, më kanë ndihmuar por shumicën e punës e kam kryer vet mirëpo pa përkrahjen e shoqërisë dhe familjes…
Deri kur mendon të vazhdosh me muzikën?
Nuk kam ndonjë kohë të caktuar, muzikën e dua me shpirt e kam si lloj hobi kështuqë nuk kam kohë kur do të ndalem.
E bën për passion apo për famë?
Jo e bëj me pasion, nuk ka lidhje fitimi apo fama e dua thjeshtë, dicka që e dua dhe për atë e bëj.
Dhe si ndihesh në mesin e këngëtarëve?
Në mesin e këngëtarëve ndihem mirë, ato që kam pas rast t’i takoj.
Ke pasur bashkëpunime me ndonjë këngëtare, nëse jo me cilën do dojë?
Kam pasur bashkëpunim me këngëtarë por jo akoma me këngëtare dhe nuk e di nuk kam ndonjë të vecantë me cilën do bëja, për momentin ide nuk kam.
Si e sheh skenën ti?
Skenën e shoh se nuk është si përpara, më herët ka qenë tash shumë këngëtarë e këngëtare e nuk dihet sa shkon pasuli (thotë një fjalë e urtë popullore, qesh).
E dëpërtueshme apo një zgavër e thellë që jo gjithkush mundet të hyjë?
Sot për sot kush do mund të hyjë në skenë mirëpo sa do të qëndroj aty varet nga publiku sepse ai cka i mban në skenë e jo skena këngëtarët.
A këndon nëpër dasma?
Kam kënduar në disa dasma tek të afërmit e shoqëria por jo cdo herë.
Përshkruaje veten me pak fjalë?
Nuk kam shumë dëshirë të flas për vete, ato që më njohin e dinë se jam i thjeshtë, më pëlqen drejtësia shumë, sinqeriteti, i urrej thashthemet, jam shumë zemër mirë porn ë momentin që kuptoj se dikush e ka për të keq atëherë jam i keq, mundem me fal por jo me harru.
Tash që afrohën festat e fundvitit cfarë ke planifikuar?
Për festat e fundvitit do jem në Kosovë tek familja dhe do shoh për punë disa këngë të reja.
Më mirë në Kosovë apo jashtë?
Në Kosovë është më mirë sepse është vendlindja por kushtet e bëjnë të veten e për momentin nuk e kam ndërmend me u kthy për jetë.
Cila është shprehja jote e përditshme?
Shprehja ime e përditshme është “boll ma”(Qesh).
Me çfarë njerëz shoqërohesh?
Mundohem të shoqërohem me njerëz më të siqertë, më pëlqen thjeshtësia e urrej mendjemadhësinë.
Të ka vjedhur zemrën dikush apo akoma je beqarë?
Zemrën ma kanë vjedhur moti e po pres të ma kthejnë.
Mosha ideale për martesë?
Sipas mendimit tim nuk ka moshë ideale për martesë, mosha ideale është atëherë kur e gjenë personin e duhur që mund të kalosh jetën.
Çfarë është kënga për ty?
Kënga është një gjë që e dua dhe e ndjej thellë në shpirt.
Kujt do i kushtoje disa vargje?
Edhe pse këngët e mia deri më tani nuk i janë kushtuar dikujt, në të ardhmen do i kushtoj një asaj që më ka dhënë jetën, nënës time. Gjeja më me vlerë?
Gjëja më me vlerë është nëna ime që e dua më së shumti në botë. Për cka do kishe hequr dorë në jetë?
Nga jeta do të hiqja dorë në atë moment sikur të ishte për të ndëruar jetë për nnën time.
Dhurata më me vlerë që ke pranuar dhe ke dhuruar?
Kam pasur mjaft dhurata por për mua nuk ka rëndësi cmimi i një dhurate por respekti.