Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Urime & Pershendetje…

Edhe 100 Erblin!

 

Më 1 nëntor, Erblin Hyka mbush 3 vjeç. I bëjnë shumë urime për ditëlindjen të gjithë të dashurit e zemrës që i gëzoi aq shumë me lindjen e tij. U bëfsh 130 vjeç, biri ynë, shëndet, lumturi e fat paç në jetë!

Advertisement

 

Jam më i miri çun në botë

Jam i fortë edhe jam trim

Nuk kam frikë nga askush

Unë e kam emrin Erblin

 

Jam komandanti i shtëpisë

Që të gjithë i urdhëroj

Të dyja motrat më kanë frikë

Babit në boks ia kaloj

 

Edhe në kopësht do të shkoj

Jam më trimi anembanë

Edhe në xhungël po të isha

Unë do të bëhesha luan

 

Po nuk jam vetëm i fortë

Jam i zgjuar s’ma hedh kush

Kur shoh ujk me veshë të gjatë

Unë e di, s’është lepurush

 

Plane të mëdha kam në jetë

Profesor a ambasador

Se edhe kur më vunë në tepsi

Lapsin zura me dorë

 

Kështu, botë, bëhu gati

Sa të rritem unë edhe pak

Halle s’do të kenë më prindërit

Do të marr në vetull gjak.

 

Nga unë, Flamur Bërdëllima, urime për ju:

– Në pjesën senatoriale të zemrës sime zënë vend emra të shtrenjtë të jetës time, si H. Fratari, L. Leka, G. Mataj, A.Shtylla dhe pa dyshim A. Hoxha, aty te TBU-ja. Ndonjëra ka “marrë” pushime të gjata, por kam kënaqësinë “bio” të them se të pestë këta janë ushtrues aktivë të sportit. Kur flitet për të, unë bëhem fëmijë në shkallën superiore. Më vjen të thërras fort: ju lumtë miqtë e mi të shtrenjtë! Urime!

– Maratona e Tiranës, e datës 18/10/2015, më solli një ngacmim në zemër, shumë të ngrohtë dhe pozitiv. Një nga sponsoret, ishte firma e H/karbureve “Kastrati”. M’u kujtua që po kjo firmë më ka ndihmuar për arredimin e një ambienti në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”. Ej, Zot, thashë me vete, fisniku mbetet fisnik, kudo. Të uroj fort nga zemra ty, Shefit Kastrati dhe gjithë personelin aq të edukuar. Urime mik!

– Faleminderit Lola, ti farmacistja simpatike atje në Durrës, me farmacinë me të njëjtën emër “Lola”. Ti goce, me gjysmën e gjakut gjirokastrit, paç fat gjithnjë e më të mirë se ato të operave me të njëjtin emër (titull) si ty. Shkurt: ilaçi që më dhe, të hënën datë 18/10/2015, për abdomenin, më bëri efekt menjëherë. Lus Zotin të mos bëhem për ilaçe, po, po u bëra, aty te rruga “Egnatia”, më ke. Urime edhe një herë Lola!

– Ah, ta dish ti moj Bojana, aty te banka “Reifaisen”, se sa kujtime më ngjalli emri yt. Më kujtove kohen, kur unë kisha nevojë asgjesuese për të patur pranë vetes një laborante nusri, që ka emrin tënd. Të tillë natyrë kam: kur dashuroj, nuk ndalem para asgjëje, përveç kohës. Eh, koha! Gjithsesi, të uroj lumturi ty elbasanësja ime, që të kishte dhënë matematikë Parashqevia, që unë e kam si motër. Edhe një herë: Paç lumturi!

– Më kish marrë malli, shoku i liqenit, Arjan Kalesha, por paske qenë në Itali. Kishe edhe rripin e mesit që kishe merak, ku mund të mbash edhe një pagure ujë. Mua, ndërkohë, më ngroh fort se ti, atleti, i ndihmon ata që ushtrohen te veglat gjimnastikore. Ke të kultivuar (në mos të lindur), një lloj gatishmërie për t’iu gjendur pranë të tjerëve. Ndërkohë, në deje të rrjedh gjak sportisti me një vullnet të pathyeshëm që ke të huazuar në kohën e sotme të internetit, diçka burrërore dhe të prerë, tipike për kreshnikët. Unë të uroj fort për këtë unitet të zemrës, me trupin e hekurt, miku im, Arjan Kalesha!

– Përmes valëve të RTSH-së, në datën 20 tetor 2015, “takova” 3 miq të mitë: Engjëll Ndocaj, gazetarin e madh Frrok Haxhia dhe ty, Mark Meshli, drejtori im i shkollës në Gojan të Pukës. Gati u përlota Mark! Të kishte rënë borë në flokë, por si gjithnjë, krenar dhe me zemrën që të rrezatonte forcë, guxim, dituri. Si shpjegohet që nuk të harroj edhe pas 30 vjetëve, Mark Meshli? E pra, vetëm 1 vit punova me ty! S’është e lehtë ta shpjegosh. Për momentin, të përqafoj fort!

– Psikobiologët e shpjegojnë me lehtësi mekanizmin që quhet “Akordi i Kohës”, që do të thotë se pas një kohe të caktuar (javë, muaj, vite), të të shkojë mendja dhe të kap malli për një njeri. Dhe ja… erdhi ky “akord” për ty, i dashur Arben Nuri. Çfarë bën? Si është babai, fëmijët? Ti me atë qetësinë tënde që na dhe leksion të gjithëve kur punonim në Turqi dhe më pas! Të përqafoj fort, i dashur Beni!

– Si shpjegohet që ti, Elsa, e ke buzëqeshjen, të ëmbël, si një shegë e pjekur?! Por, po kjo buzëqeshje është si një postobllok që e ndalon njeriun mashkull të kërkojë përtej një caku. Kur do të bjerë ndonjëherë një rreze e madhe drite në karakterin tënd, aq të komplikuar? E lumtur, e butë, e ëmbël prej natyre dhe prapë plot mistere, ti Elsa, fqinja ime. Pse kështu? Ku vajtën aftësitë e mia për të depërtuar në thellësi të shpirtit të njeriut? E, ç’më bëre moj Elsa, plot bukuri e mister dhe atë buzëqeshjen që të shemb përtokë. Të përqafoj fort dhe të uroj lumturi. Por, kush do të jetë fatlumi?

– Më the që do të botosh një libër Hiljana. Të uroj, por nuk di si të ta them: Problemet fillojnë pas suksesit të librit të parë. Shtrohet pyetja: Do ta vazhdosh këtë rrugë të shtruar me gozhda, me majepërpjetë, ku shkrimtari duhet të ecë zbathur, për të arritur te suksesi? Uroj që po! Uroj nga zemra, që po, ti vajza e bukur, e ëndrrave të mëdha, me emrin divin: Hiljana!

– Që ke qenë ministër dhe je njeri i mrekullueshëm, këtë e di fort mirë, i dashur Viktor Nushi. Por, ti paske qenë edhe atlet në garat e shpejtësisë, madje krahas emrave të lavdishëm si L. Markolaj, V. Kacagjeli, C. Balluku etj. Ç’të them, Viktor?! Ti më surprizon gjithmonë. Urime!

– Ajo që të thashë, Petrit, kur ishim me Nasipin, është plotësisht e vërtetë. Pra, është plotësisht e vërtetë që nuk ke qibër, po rri në mjedise ku rrinë njerëz nga më të zakonshmit, por që janë prapë njerëz. Për këtë të uroj, miku im i vjetër Petrit Vasili. Po në këtë aspekt, ndikon pak edhe Geni. E di për çfarë e kam fjalën. E ka thënë edhe psikologu Gustav Lë Bon: “Janë të vdekurit ata që kanë formuar dhe drejtojnë psikikën e të gjallëve. Gjithsesi, të përqafoj fort Petrit!

– Dhe… më feks në kohë. Kafja, ku pi kafen quhet “Loro Boriçi” (një emër gjigand i sportit). Stadiumi quhet “Qemal Stafa”. Aty takoj miqtë e mi Tefta Radi dhe Osman Mula. Pak më tej janë E. Atnikolla, A. Malaj dhe Agim Isaku. Në krahun tjetër, fare pranë janë T. Doshi, D. Prifti dhe Dh. Kule. Epo, kjo kafe është e bekuar, i dashur Erzen Breçani, pronar i saj dhe miku im. Por, ajo që dallon është sjellja plot edukatë e kamerierëve. Lus Zotin, të kenë vetëm mirësi në jetën e tyre. Faleminderit.

– E shtunë 24.10.2015 sapo kam marrë 10 kopjet e zakonshme të “Intervistës”. Të pazakontë janë lotët e një mallëngjimi hyjnor për ty Nisida, që paskesh patur datëlindjen. Zoti dhe shumë të tjerë e dinë sa të dua. Mendoj se jam njeriu që kam shkruar më shumë për ty, këto 12 vjet. Dhe do shkruaj edhe kur të bëhesh gjyshe. U bëfsh 100 vjeç, të uroj goce, sinonim i mirësisë së njeriut. O Zot, sa fort të përqafoj. Puthi fort kalamajt dhe Ervinin!

– Dhe ja, më vjen e treta, që duket sikur ka mbledhur gjithë hijeshinë e botës femërore. Sidomos kur flet, me ato lëvizje të duarve. Edhe kjo është botuese si Irena dhe Arlinda. Drejton shtëpinë botuese “Pegi”. Edhe pse më duket se në një jetë tjetër jam takuar me Loreta Berhamin, më pëlqen fort edhe sot, kur flet me aq dashuri për librin si “Book” (letër). Të uroj gjithë të mirat “Pegi” kali i ëndrrave të njeriut. Po ti, ke zemër, le pa gjumë?

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Mesazh falënderimi

Next Post

Kam atake paniku

Advertisement