Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Lamtumira jote...
Kallashi: E dua me shpirt të pastër e me trup të fortë
A mund ta arrijë çdokush orgazmën?

Kallashi: E dua me shpirt të pastër e me trup të fortë

 

Femrat që më kopjojnë…

 

Advertisement

Donjeta Kosumi, ose ndryshe Kallashi, duket se po e merr me seriozitet muzikën. Pas këngës “Bon Bon” ajo përgatitet të vijë krejt ndryshe me një baladë, bashkëpunim me Labinot Rexhën. Kënga për dy javë del në treg edhe titullohet “Ajo nuk më beson”. Kallashi që u bë e njohur si kërcimtare, më shumë për të pasmet e saj, lançoi edhe klipe që patën shumë sukses, por gjithsesi, pas polemikave që e shoqërojnë imazhin e saj, ajo vetë beson se është një shou girl. Linjat e saj trupore bëjnë që lirisht të krahasohet me Kim Kardashianin dhe ajo, sigurisht, nuk lë rast pa e vënë në dukje këtë në rrjetet sociale…

 

Rita Rrjolli: – Donjeta, e ke marrë seriozisht këngën më duket… Pas kënges “Bon Bon”, vjen me një bashkëpunim… Si titullohet kënga dhe kur do të dalë në treg?

Kallashi: – Këtë herë vij me një baladë, me tekst të Ronela Hajatit e muzikë të Ervin Gonxhit. Kënga titullohet “Ajo nuk më beson”, një bashkëpunim me Labinot Rexhën. Kënga është në përfundim e sipër dhe do të dalë së shpejti.

– Kush e propozoi bashkëpunimin?

– Propozimi erdhi nga Labi e unë e prita me shumë kënaqësi.

– Sa kohë po të merr realizimi i saj?

– Katër javë, maksimumi. Klipi është bërë nga Max Production, në Tiranë.

– Beson se do të jet hit?

Pa diskutim! Çka sjell Kallashi, është hit!

– Flitet se Kallashi i sfidon femrat vetëm me klipe… Si e komenton këtë gjë?

I kam sfiduar më herët me gjëra të tjera, tani edhe me klipe… Atëherë, është sukses i imi! (Qesh)

– A simpatizon ndonjë këngëtare?

– Adelina Ismailin.

– E konsideron veten këngëtare apo kërcimtare?

– Mund të them, shou girl.

– Si e mat famën që ke arritur?

Fotot e mia i shikoj nëpër bluza, më bëjnë surpriza dhe më dërgojnë mesazhe ku posterat e mi i kanë vënë në mur. Kjo është arritje për mua… Më do publiku, opinioni më vlerëson dhe mediat rrisin liket e postimet për mua. Nerëzit më duan!

– A matet fama në bazë të fitimeve?

– Po, edhe në bazë të fitimeve.

– Ku ke më shumë fansa, në Kosovë, apo Shqipëri?

– Më shumë në Kosovë, por kudo ku ka shqiptarë, dëgjohet emri im.

– Gjëja më e bukur që ka bërë një fans për ty?

– Bëjnë pa fund dedikime, por gjëja më e bukur ishte një buqetë lulesh që më ka ardhur nga Australia.

– Ndonjë fans të çmendur që të ndjek kudo, a ke? Si reagon në të tilla raste?

Kur i kam përballë shpesh mundohem t’u shmangem, sepse më emocionojnë. Më vjen keq sepse bëjnë shumë shpenzime për mua, më mbështesin në mbrëmje luksoze, ku jam e ftuar.

– Je shumë e re në moshë, por njëkohësisht, shumë e pasur… Për ty, pasuria është…

Asgjë më rëndësi. Unë e fitoj atë, jo ajo mua. Unë them gjithmonë: Një ton pare, sa një gram pasuri shpirtërore.

– Gjëja më e çmuar që ke?

– Nuk janë vlera monetare. Është familja e shoqëria dhe sinqeriteti im.

– Dhurata më e bukur që i ke bërë vetes?

– Kur e bëj pushim, më duket dhuratë e madhe për veten.

– Vazhdon ta mbash jetën tënde personale larg mediave rozë… Të paktën a mund të dimë, je singëll apo e lidhur?

– Për mua, jeta personale mbetet personale dhe mbahet larg mediave. Pastaj, jeta personale i takon shpirtit dhe shpirti nuk do marketing. Si mendoni?!

– S’më the… je singëll?

– Po, ende singëll jam.

– Çfarë duhet të ketë një mashkull që të të bjerë sadopak në sy?

– E dua me shpirt të pastër e me trup të fortë.

– A ekziston princi i kaltër për ty?

– Po, ekziston. Duke e pritur jam. (Qesh)

– Ti e konsideron veten princeshë?

– Veten nuk e konsideroj, por jetën e princeshës bëj.

– Gjithmonë e bukur dhe seksi… Kush merret me paraqitjen tënde?

Vetë merrem me çdo gjë. Nuk i kursej grimierët e stilistët më të mirë.

– Sa shpenzon në veshje edhe grim?

– Më shumë për veshje, sepse me grim nuk dua të karikoj tiparet e mia. (Qesh)

– Cila është dëshira më e madhe që ke për momentin?

– Kam një dëshirë që të mos shoh kurrë fëmijë që punojnë për të mbajtur familjet e tyre.

– Hera e fundit kur ke derdhur lot? Ishin lot gëzimi, apo hidhërimi?

Nuk e di se kur, por lot gëzimi ishin.

– Si e shikon të ardhmen tënde pas 10 vjetësh?

– Nuk i dua shumë ëndrrat, se shpesh të gënjejnë. Jeta i ka në dorë të gjitha. As pas 10 ditësh s`di si do të jem, por e mendoj si një nënë të mrekullueshme dhe si njeri familjar.

– Nëse s`do të ishe kërcimtare, çfarë profesioni mund të kishe ushtruar?

Do të isha një police e mirë.

– Sa rëndësi ka për ty shoqëria?

Shumë. Jam për ta deri në pikën e fundit.

– Ke thënë se femrat mundohen të të kopjojnë… Ke ndonjë këshillë për to?

Të them të drejtën, ka shumë nga ato, por mua s`më pengojnë e s`më bëjnë xheloze. Mundohem t’i këshilloj të duken bukur, nuk i kam inat. I mësoj të vallëzojnë dhe u jap kurajo. Ata që më njohin nga afër, e dinë se si i mbështes vajzat, sesi i ndihmoj. Imitimet, sidomos në rrjetet sociale, nuk më duken interesante, thjesht më kënaqin. Femrat që aspirojnë të jenë si unë, mjafton të jenë origjinale e të jenë vetvetja.

– A mund të ketë një Kallash të dytë?

– Nuk besoj se do të ketë, por kurrë nuk mund të thuash kurrë. Një gjë është e sigurt: Kallashi i vetëm jam unë!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Lamtumira jote...

Next Post

A mund ta arrijë çdokush orgazmën?

Advertisement