Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Kam rënë në depresion
Herta: Do t’i falënderoj gjithë jetën
Çfarë është artroza?

Herta: Do t’i falënderoj gjithë jetën

Ajo është nga Tirana, ka studiuar për violinë, por në të njëjtën kohë edhe këndon. Është e dashuruar me violinën e saj, aq sa ndihet njësh me të. Hertës, violinën ia përgjodhën prindërit dhe ajo është tejet mirënjohëse ndaj tyre. Shumë shpejt, ajo do të sjellë për publikun edhe një këngë, e cila sipas saj do jetë një “Boom” i vërtetë… Të presim!

 

Fabjola Kuburi: – Herta, ta nisim këtë intervistë me dy fjalë për veten…

Advertisement

Herta: – Herta është një vajzë nga Tirana që ka përfunduar studimet për violinë dhe që punon si violiniste dhe si këngëtare.

– Ti jeton dhe punon jashtë, por ndërkohë vjen edhe në Shqipëri. A është e vështirë kjo mënyrë jetese?

– Në fillimet e veta ka qenë shumë e bukur sepse përveçse ushtroja profesionin tim që e kam me aq pasion, kam njohur kultura të vendeve të ndryshme dhe njerëz të rinj. Por, tani, kam aq shumë dëshirë të kthehem në shtëpi gjithmonë, sepse më shkoi jeta me valixhe në krahë dhe kjo ndonjëherë bëhet e mërzitshme.

– Ku qëndron muzika shqiptare, sipas mendimit tënd?

– Muzika është bërë shumë komerciale dhe këtë po e shohim të gjithë; është bërë më i rëndësishëm imazhi sesa kënga. Sigurisht që ka këngëtarë të shkëlqyer që janë shumë të talentuar, por artistët shqiptarë bazohen tek artistët e huaj dhe çfarë ndodh në botë në fushën e muzikës, ndodh edhe te ne.

– Di që je shumë e lidhur me violinën. Si lindi pasioni për të?

– Unë kur kam qenë shumë e vogël, vetëm këndoja kudo, më pëlqente aq shumë muzika! Prindërit e mi janë ata që e vunë re këtë gjë dhe menduan, “meqë i pëlqen muzika kaq shumë, të provojmë të studiojë ndonjë instrument” dhe zgjodhën violinën. Do t’i falënderoj gjithë jetën për këtë zgjedhje që kanë bërë. Nuk ka gjë më të bukur sesa muzika që më ka ndodhur në jetë.

– Pse violina dhe jo një instrument tjetër?

– Sepse violina është më elegante, më femërore dhe prindërit e mi e pëlqenin shumë si instrument. Zgjedhjen e bënë ata, sepse unë isha shumë e vogël.

– Çfarë pret nga publiku një këngëtare si  Herta dhe çfarë i jep Herta publikut të saj?

– Unë publikut i jap artin, muzikën, zërin tim. Meqë unë kënaqem shumë duke kënduar apo luajtur me violinë, dëshiroj që edhe publiku ta pëlqej atë që unë dua të transmetoj tek ata. Dua të ndihen edhe ata ashtu siç ndihem unë.

– Për kë bën muzikë, kush të frymëzon dhe kush e dëgjon muzikën tënde?

– Bëj muzikë për shpirtin tim dhe atë emocion, kam dëshirë ta ndaj me njerëzit e tjerë, me publikun…

– Do të të shohim me bashkëpunime apo ti  je vetëm për solo?

– Sigurisht që jam edhe për bashkëpunime, edhe për solo.

Cila është e veçanta jote në këtë treg të tejmbushur me këngëtare?

– Mundohem të bëj një punë me cilësi dhe shumë argëtuese.

– Në cilën rrymë e ndjen veten rehat?

– I këndoj pothuajse të gjitha rrymat, por më fle shpirti te muzika rok. Kur kam nevojë për t’u qetësuar, dëgjoj muzikë klasike. Më përpara s’kisha dëshirë të këndoja tallava, por për dëshirën e publikut, e këndoj edhe atë.

– Çfarë e lidh Hertën dhe violinën?

– Herta dhe violina tanimë janë një trup i vetëm. Janë bërë për njëra-tjetrën. (Buzëqesh)

– Çfarë do të na sjellësh në të ardhmen?

– Projektet janë shumë të afërta. Do të sjell një këngë që jam shumë e sigurt që do jetë një “boom” i vërtetë.

– Në fund, si do ta mbyllim këtë intervistë?

– Dëgjoni sa më shumë muzikë! Ndonjëherë, muzika është i vetmi ilaç për të cilin ka nevojë trupi dhe shpirti.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kam rënë në depresion

Next Post

Çfarë është artroza?

Advertisement