Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kam dhimbje të mëdha në lukth

 

– Doktoreshë Valdete, ju përshëndes. Jam një vajzë 21 vjeçe. Prej dy muajsh kam probleme në lukth. Kam dhimbje të mëdha në anën e djathtë të barkut dhe në mes të brinjëve, në shpinë. Po ashtu me frymëmarrjen kam pengesa që më vijnë nga dhimbja e tepërt e lukthit. Më është shfaqur edhe kapsllëku dhe sa herë që dal jashtë, më del pak edhe zorra, gjë që shoqërohet me gjakderdhje. Nuk kam kruarje dhe ekoja e barkut më ka dalë mirë, ndërsa pylori në feçe është negativ. Nuk di ç’të bëj, sepse kam dhimbje të mëdha në lukth, fryrje të barkut në anën e djathtë, humbje në peshë dhe kapsllëk. Shpresoj të marr një përgjigje nga ju. Me shumë respekt.

Dr. Valdete Malaj, gastro-hepatologe: – E dashur 21 vjeçare, në qoftë se keni bërë eko abdominale dhe është përjashtuar kolecistiti, pra, problemet e tëmthit, duhet të përqendrohemi te koliti dhe stomaku. Nga sa thoni, më shumë shqetësimet tuaja kanë të bëjnë me kolitin, por përderisa ju keni rënie peshe, gjakrrjedhje etj. duhet të vizitoheni me patjetër për të bërë edhe kolonoskopi (ekzaminim i zorrës së trashë me kolonoskop). Ju rekomandoj që të mos neglizhoni pasi çdo sëmundje, sa më shpejt të diagnostikohet, aq më lehtë mjekohet.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Nuk marr dot frymë; më thonë që s’kam asgjë

Next Post

Ekzema po më bëhet kronike

Advertisement