Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Krijimet tuaja…

Unë jam një zog

Që linda në folenë tënde
Dhe po të digjem nga hiri im
Përsëri do të rilindem
Sikur dhe bletë të bëhem
Ty dua të të ngjaj
Nga brenda të kem mjaltin
Nga jashtë thumbin të mbaj
Numëroj yjet në qiell
Janë kaq shumë dhe s’mundem
Të gjitha ato së bashku
Ty kurrë nuk të arrijnë
O nëna ime e dashur
Je një yll i vetëm, që mbetesh në tokë
Dhe shumëkush nga ne
Ty të ka nevojë
Për mua je mbretëreshë e zemrës
Dhe ato pak që jeta të dhuroi
Kurrë për vete nuk i mbajte
Gjithnjë thoje: një tjetër kam nevojë
Je për mua si pema e qiparisit
Dhe kur vitet një nga një kalojnë
Ti me hijen tënde që lëshon
çdo gjë mban të freskët
Dhe erë të mirë kundërmon
Në zemrën time, që i vogël të mbolla
Je fara më me vlerë në botë
O e dashura nëna ime!
Për mua, je një Shqiponjë
Dhe unë, yt bir krahët e tua
Që të dy së bashku duam
Të lirë të fluturojmë!
V.O. Këtë vjershë ia kushtoj tim biri… Marjana Sulejmani
Na lindën “homo” pa kuptuar…
Kur na lindën, nuk na pyetën,
Na bënë “homo” pa e kuptuar,
Se ç’po bënin, as vetë s’e ditën…
Tani jeta do jetuar…

Por edhe ne o njerëz të mirë
Ashtu si ju, duam fat…
Po pse të na quani të “vështirë”?!
Dhe, pse s’na lini pak… rehat?!

Advertisement

Një imam që dëgjova
Foli ashpër kundër nesh!
I vajta pranë dhe i kërkova
Që me Zotin, të mos binte ndesh…

Se siç kanë thënë ata të “motit”,
Është një “nen” që ne na mbron:
Se vetë ne jemi “caktimi” i Zotit
Që tej fuqive s’na obligon. Nga Homoseksuali Prizren.
Respekt për Elën
(dy vjersha për gjyshin e saj)

Sa shumë malli na ka marrë
Gjyshi unë i paharruar
Kujtojmë jetën tënde
Gjithmonë na jepje mendje
Nga parajsa na shikon
Na jep fuqi që nuk shteron
Vitet tutje, ti vjen
Do gjendesh gjithmonë këtu
Sa të jemi e sa të rrojmë
Gjyshin tonë do ta kujtojmë.

Diell bëhesh ditën, shpirtin na ngroh
Hënë bëhesh natën, rrugën na ndriçon
Yll karvani qëndron
Me shpirtin tënd na ledhaton
Lule pranvere kopshtin zbukuron
Gjysh i dashur midis nesh jeton
Përpara ecim, ti na mëson. Beqar Skënderi

Endrrat e mija

Endrrat e mia e kanë një formë
Si varkë që bënim dikur me letër
Do të prishej ajo patjetër
Në udhët e mbytura që ne morëm!

Do vijë një ditë të hapen udhët
Mbi ‘to dhe jeta do të hedhë shtat
Por ja që një anije letër
Nuk është për ujë as tokë të thatë!

Të rrijë diku në ndonjë raft
A të zërë vend në një sirtar
Për asgjë tjetër s’është ”e aftë”
Asgjë mbi vete nuk mund të marrë…

Këto janë udhët që ne morëm
Udhë, që nuk shpien në shans të dytë
Endrrat e mia që kanë k’të formë
Pa dyshim është faji yt! Bledi Ylli

Fjala dhe dhimbja

Për astronomët ka distanca vite-drite
Kështu mësuan ata të masin largësitë
Dashuria jonë, na mbajti të lidhur vite
Por kur humbi, u bë e largët në një ditë!

Një fjalë e jotja tundi botën mijëvjeçare
E dy të miat e tronditën dhe më shumë
Dhe përfundimi? Ti rrije në dritare
E përlotur, kur nxituar ikja unë!

E mësova, që fjala krijon distancë
Përveçse zemrën e trondit dhe e lëndon
Anije helmesh që papritur hedh spirancë
Edhe aty, brenda shpirtit ankoron…

Fjalën… ndodh ta marrim prapa
Por jo dhimbjen që shkakton! Bledi Ylli

E bukur si Perëndia
Perëndeshë e bukurisë
Më rri një çikë përballë
Të të shoh sytë e qeshur
Dhe shpirtin e bardhë

E stolisur e qëndisur
Fije flokut ndrin si ar
Dhe Zoti të ish në tokë
Do të bëhej ziliqar

Po unë që të kam përballë
S’duhet të të them një fjalë
Të të lë pa lëvduar
Të më quash gjyhnaqar? Qerem Velaj Vlorë

Përse linda në këtë botë
Përse linda në këtë botë
Ku ëndrrat krisen nga plumbat
Si qelqe kristali
Ku jeta nga sytë
Të humbet si vegim
Pa dyshim, pa dyshim!
Përse linda në këtë botë
Që pa pikë mëshire ma vodhi rininë
Dhe ngela krejt lakuriq
I alarmuar e kërkoj moshën time
Por në shpirt e ndjej s’jam asgjë
As plak, as djalë, as fëmijë!
Ç’të bëj me jetën time
Që çdo ditë lind një trishtim të ri
Ta djeg këtë shekull marrëzie,
S’kam forcë, o njeri! Alban Arapi

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Njoftime nga Greqia

Next Post

Djemte kerkojne vajza...

Advertisement