Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Karadai: Mahiri mëson se Feridja është ende shtatzënë

Mehmeti arrestohet

Turguti vret Daljanin

Pas arratisjes së Mahirit, Adnani angazhohet që të fajësojë Feriden, pasi është i sigurt se ka qenë ajo që e ka ndihmuar atë të arratiset. Ai i tregon Mehmetit për këtë dhe Mehmeti i kërkon ta dënojë vajzën e tij ashtu siç e meriton. Adnani merr dëshmitë e dy ushtarëve që shoqëronin Mahirin dhe nis të përgatisë dosjen kundër Ferides. Turguti zë vendin e Isufit dhe nis punën për të hequr qafe këdo që do ta pengojë në rrugën e tij. Ai i kërkon takim Seizit dhe i thotë se, për të vazhduar punën bashkë, duhet të heqin qafe Orhanin. Seizi pranon dhe po atë natë shkon të rrëmbejë Zehrën nga shtëpia e Orhanit.

Advertisement

Mahiri dhe Feridja takohen në lokalin e tyre. Mahiri i kërkon të gjejë adresën e drejtorit të bankës, në mënyrë që të shkojnë natën në shtëpinë e tij dhe ta detyrojnë të hapë kasafortën. E bindur se Mahiri nuk do ta marrë me vete, Feridja nuk ia tregon adresën deri në momentin e fundit, kur shkojnë në shtëpinë e tij. Ata e marrin natën drejtorin dhe e çojnë në bankë, ku i kërkojnë t’i hapë kasafortën, duke i thënë se qëllimi i tyre nuk është i keq, megjithëse ai e ka të vështirë ta besojë. Po atë natë, Selimi, që ka gjetur tashmë se në cilën bankë e ka hapur kasafortën Vedati, jep urdhër që të merret menjëherë prova e krimit. Adnani e këshillon të mos e bëjë këtë zyrtarisht. Ai dërgon atje një grup me kriminelë, të cilët do ta sulmojnë bankën natën, në mënyrë që kjo të duket si një vjedhje e rëndomtë. Selimi merr përsipër të largojë policinë që ndodhet rrotull bankës atë natë.

Në momentin që Feridja merr provën që fajëson babain e saj dhe të tre, së bashku me drejtorin bëhen gati të dalin, shikojnë se banka është sulmuar nga disa burra. Drejtori dhe Feridja dalin nga ana e pasme e bankës, ndërsa Mahiri qëndron për të shpërqendruar burrat. Jasini mëson nga Kemali se është dhënë urdhër që të gjithë policët të largohen atë natë nga banka ku do të jetë Mahiri. Ai e kupton se ky është një kurth dhe i kërkon Kemalit të shkojnë menjëherë atje. Në momentin kur Mahiri po qëllohet…

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

“Bidaai”: Sadna e fsheh se Koshali është sëmurë

Next Post

“Duaje jetën” Paloma i tregon Paulinës se Brunoja nuk është i ati

Advertisement