Marrëdhëniet janë sinonim me ndjenjat dhe kënaqësinë. Për të pasur një lidhje të shëndetshme është thelbësore të keni një partner që ju qëndron afër dhe u mbijeton sprovave të kohës. Ju nuk duhet ta lini t’ju ikë kurrë nga dora një partner që zotëron cilësitë e mëposhtme. Shkrimi është shkruar në gjininë mashkullore, por vlen për të dyja sekset…
- Ai është shoku juaj më i mirë
Nëse partneri është shoku juaj më i mirë, atëherë ky është një bekim në jetë. Miqësia krijon rrugën për të ndarë me tjetrin ndjenjat e sinqerta, ëndrrat, pengesat dhe dështimet, me besimin e plotë se ato do të kuptohen dhe respektohen prej tij.
- Ai kujdeset për ju
Ai nuk ju sheh dot të trishtuar dhe sigurohet të bëjë çfarë ka në dorë për t’ju bërë të lumtur. Ai nuk ju sheh dot të sëmurë dhe sigurohet të jetë përkrah jush. Nëse ai bën të pamundurën për t’u kujdesur për ju, në çdo kohë, atëherë ai meriton besnikërinë dhe dashurinë tuaj.
- Ai ju respekton juve dhe familjen tuaj
Një gjërat më të rëndësishme në një lidhje është respekti. Procesi i marrjes dhe dhënies duke pasur parasysh respektin përbën një nga vlerat bazë të një marrëdhënieje. Nëse partneri ju respekton ju e familjen tuaj dhe bën përpjekje për të patur një urë lidhëse me tyre, atëherë ia vlen ta mbani fort pas vetes.
- Ai ju inkurajon
Është gjithashtu e rëndësishme të kesh një burim inkurajimi në jetë dhe ku ka më mirë sesa ta gjesh atë te partneri? Nëse ai, pra, ju inkurajon të ndiqni aspiratat tuaja dhe premton se do të jetë përkrah jush edhe kur të dështoni, atëherë lidhja me siguri do të zgjasë për shumë kohë.
- Ai ju trajton sikur jeni e veçantë
Të gjithë njerëzit e botës kanë dëshirë të trajtohen sikur të ishin unikë. Kur keni përkrah një partner që ju do pa masë, qëndron përkrah jush, që ju respekton dhe lavdëron për aftësitë tuaj, atëherë ju po trajtoheni në mënyrë vërtet të veçantë. Ata që i bëjnë të ndjehen partneret e tyre gjithmonë specialë nëpërmjet përpjekjeve, dhuratave dhe surprizave, janë më të vërtetë të paçmueshëm.
- Ai ju frymëzon
Në një lidhje të shëndetshme, të dy partnerët duhet ta frymëzojnë njëri-tjetrin për të qenë më të mirë në të gjitha aspektet e jetës. Nëse partneri ju frymëzon të punoni më shumë dhe të jeni njeri më i mirë, ju duhet të qëndroni me të gjithë jetën, sepse ai nxjerr në pah pjesën tuaj më të mirë.
- Ai ju bën të qeshni
Jeta është shumë e shkurtër për t’u kaluar e gjitha me seriozitet. Nëse partneri ju bën të qeshni, qoftë në një situatë qesharake, ose në kohëra të vështira, kjo është mënyra më e mirë për të trajtuar jetën. Të thërrisni njëri-tjetrin me fjalë të ëmbla dhe të qeshni me zënkat e vjetra, këto momente ju bëjnë ta doni edhe më shumë jetën. Një partner që ju jep momente të tilla, është premisë e një jete të shëndetshme dhe të lumtur.
- Ju jeni prioriteti i tij
Të kesh një partner për të cilin ju përbëni prioritet në situatat e stresit dhe keqkuptimeve, është gjë e rrallë. Në një lidhje ku dy njerëz zakonisht përballen me rrethana të shumëllojshme, përfshi këtu edhe mungesën e kohës, një partner që ju vë mbi gjithçka tjetër, nuk duhet ta lini t’ju ikë kurrë nga dora.
- Ai ju kupton
Të kuptosh tjetrin është thelbësore në çdo lidhje që do t’i mbijetojë kohës. Nëse ju dhe partneri merreni vesh mirë me njëri-tjetrin, atëherë ju mund të kapërceni me sukses gjithë pengesat që do t’ju dalin përpara.
- Ai ju plotëson
Askush nuk është i përkryer në të gjitha drejtimet. Të plotësosh cilësitë dhe mangësitë e tjetrit njëkohësisht është një cilësi e rrallë dhe, nëse partneri ju plotëson në këtë mënyrë unike, ai duhet të jetë juaji për gjithë jetën.
- Ai ju çmon
Për një njeri është i rëndësishëm vlerësimi. Nëse partneri ju vlerëson dhe çmon për arritjet dhe përpjekjet që bëni, pa pasur zili apo konkurrencë, kjo gjë ndikon shumë në lidhjen tuaj dhe ju shtyn të qëndroni me të.
- Ju keni besim te njëri-tjetri
Besimi i ndërsjellë krijon themelet e një lidhjeje. Besimi është i tillë sa ju nuk keni nevojë të spiunoni partnerin tuaj për të ditur se ku shkon e çfarë bën dhe anasjelltas, gjë që është gjithmonë e më e rrallë në ditët tona. Nëse gjeni një partner të tillë, dijeni se keni gjetur një diamant të vërtetë.
- Ai komunikon me ju
Një shikim i thjeshtë i tjetrit në cepin tjetër të dhomës gjatë një momenti të vështirë, ose një bisedë kuptimplotë mbi gjërat e thjeshta të jetës, mund t’ju nxjerrë nga rutina e përditshme. Nëse për partnerin tuaj komunikimi është i rëndësishëm dhe ai sigurohet të gjejë gjithmonë kohën e duhur për të folur me ju, atëherë kjo përbën një përpjekje vërtet për t’u lavdëruar.
- Ai është i përulur
Në një lidhje do të ketë gjithmonë grindje dhe keqkuptime, sepse bëhet fjalë për dy njerëz që kanë mendimet dhe opinionet e tyre. Nëse partneri juaj është i përulur dhe ju kupton, ai nuk do të hezitojë kurrë të marrë nismën për të zgjidhur problemin. Të kesh një partner të tillë është një bekim.
- Ai është i besueshëm
Nëse keni një partner tek i cili mund të mbështeteni pa u menduar asnjë sekondë në momentet e krizës dhe vështirësive, atëherë pa dyshim keni fituar llotarinë!