Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

10 shenja të pagabueshme që tregojnë depresion

 

 

Si t’i kuptosh shenjat e një depresioni nervor? Çfarë e dallon atë nga një trishtim apo boshllëk i momentit? Është normale të ndjehesh nganjëherë i trishtuar, me moral të rënë, por kur kjo melankoli bëhet pengesë në jetën e përditshme, atëherë duhet të fillosh të shqetësohesh. Kur edhe zgjimi i mëngjesit duket diçka e pakapërcyeshme, kur lotët fillojnë të rrjedhin pa arsye dhe idetë e errëta të mbulojnë mendjen, atëherë ka mundësi të jetë depresion.

Advertisement

Kjo është një nga sëmundjet psikike më të përhapura në botë. Sipas një studimi të realizuar në vitin 2005 nga një institut francez, afro 8% e francezëve nga 15-75 vjeç kanë përjetuar një depresion gjatë 12 muajve të fundit dhe 19% e atyre nga 15-75 vjeç, kanë përjetuar ose do të përjetojnë një depresion gjatë jetës së tyre. Kjo sëmundje shpesh konsiderohet si e turpshme, sepse tregon një brishtësi të njeriut dhe si pasojë, ai që vuan prej saj, e konsideron veten si «jonormal», ose «të çmendur», gjë që nuk është e vërtetë. Për fat të keq, ajo nuk diagnostikohet kur duhet dhe nënvlerësohet, ndërkohë që, kur simptomat janë serioze, pacienti ka nevojë për shoqërim nga psikologu, nganjëherë edhe për ilaçe. Ja, cilat janë simptomat e tij, sipas specialistëve. Kini parasysh se, ashtu si thonë psikologët, «depresioni mund të ketë shumë fytyra, në varësi të personit që është prekur prej tij»…

 

  1. Një ndjenjë e thellë trishtimi

Të jesh në depresion nuk do të thotë të jesh thjesht i mërzitur për momentin, por të kesh «një ndjenjë boshllëku brenda vetes». Këtë përshtypje e përshkruan mirë Ariana, që vuajti nga depresioni para dy vjetësh: «Më dukej sikur po bija në një pus pa fund, sikur isha vetëm, sikur bota ishte e egër dhe unë nuk mund të luftoja kundër saj».

 

  1. Humbje interesi për kënaqësitë e përditshme

«Burimet e zakonshme të kënaqësisë nuk ngjallin më asnjë interes, ajo që dikur të bënte të ndjeheshe mirë, tani e sheh me indiferencë», thotë psikologia. «Mua më pëlqente ta pija kafenë në natyrë, më pëlqente të shkoja në kinema dhe kam humbur pak shijen për gjithçka», tregon Andi. «Edhe vetë nocioni i kënaqësisë zhduket», kujton Ariana, «e mban mend këtë ndjesi, por nuk arrin ta ndjesh më». Kjo mungesë interesi prek edhe epshin. Për Arianën, gjatë periudhës kur ajo ishte në depresion, në shumicën e kohës, dëshira seksuale ishte «joekzistente».

 

  1. Probleme me oreksin

«Problemet me oreksin mund të shfaqen me një rënie në peshë, sepse nuk ke më interes për të ngrënë, ose e kundërta, shtim në peshë, sepse ushqimi bëhet një lloj ngushëllimi», thotë psikologia. «E vetmja që qetësonte pak ankthin tim ishte çokollata. Shtova 10 kg në peshë për 6 muaj», rrëfen Ariana. Një grua tjetër tregon se, përkundrazi, kishte rënë në peshë: «nuk e kuptoja që nuk haja pothuajse fare dhe nuk kisha kurrë uri».

 

  1. Probleme me gjumin

Edhe gjumi mund të preket në mënyra të ndryshme. «Për disa, gjumi përbën një lloj strehe, një mënyrë për t’u larguar nga realiteti, por është një gjumë që nuk të çlodh. Lodhja vazhdon, megjithëse i kalon ditët në shtrat». Persona të tjerë, vazhdon psikologia, zgjohen shumë herë natën, ose shumë herët në mëngjes.

 

  1. Ndryshim të aktiviteteve të përditshme

«Ndërkohë që isha shumë aktive, bile më shumë se ç’duhej, brenda ditës humba gjithë energjinë dhe lashë pas dore punën dhe shtëpinë. Në përgjithësi, unë nuk e duroj dot rrëmujën, por fillova të mos rregulloja më asgjë», tregon Ariana. «Edhe në këtë drejtim nuk ka një skemë të caktuar. Mund të vësh re një lloj letargjie, ose, përkundrazi, një aktivitet të tepruar», komenton psikologia.

 

  1. Ngadalësim mendimesh

«Depresioni mund të shkaktojë vështirësi në të menduar, në përqendrim, në kthjelltësinë e mendimit». Shkak janë lodhja, mungesa e gjumit, por edhe ulja e nivelit të neurotransmetuesve si dopamina dhe serotonina. Andi, gazetar, kujton se filloi ta merrte seriozisht problemin e tij pasi konstatoi se nuk arrinte dot të shkruante shkrimet e tij: «Nuk gjeja më fjalët, humbisja fillin gjatë intervistave, truri sikur më ishte ngadalësuar».

 

  1. Mungesë vetëvlerësimi

«Kjo është më shumë pasojë e depresionit, sesa shenjë e tij», analizon psikologia. «Depresioni perceptohet keq nga mjedisi rrethues dhe në përgjithësi nga shoqëria, prej nga rrjedh një lloj ndjenje faji dhe humbje vetëvlerësimi».

 

  1. Ide të zeza

«Pikërisht nga kjo dallon depresioni i vërtetë, nga një ulje humori dhe ja pse ai përfaqëson një rrezik të vërtetë për personin që vuan», shpjegon psikologia. Ariana, me gjysma fjalësh, rrëfen se ka menduar «më të keqen». Andi, megjithëse siguron që nuk ka menduar kurrë të vrasë veten, ka rënë pre e «mendimeve shumë të errëta, frikë se nuk do të ndjeja më kurrë gëzim, se do humbisja punën dhe nuk do të shërohesha kurrë».

 

  1. Një lodhje e madhe e pashpjegueshme

«Nuk jam ndjerë kurrë kaq e lodhur», shprehet Ana. Në fillim mendoja se kisha një sëmundje të pashërueshme dhe u desh që doktori të më bënte gjithë analizat e mundshme që mund të pranoja më në fund se gjithçka ishte brenda mendjes sime».

 

  1. Probleme trupore

«Nganjëherë depresioni është i fshehur. Atëherë flet nënndërgjegjja jonë nëpërmjet simptomave fizike: Dhimbje koke, shpine, probleme me tretjen», shprehet psikologia. Ariana rrëfen se kishte ngërçe në stomak, nyjë në fyt. «Depresioni mund të pakësojë edhe mbrojtjen imunitare të trupit», shton psikologia.

 

Të mësosh të njohësh më mirë veten…

«Është për të ardhur keq të konstatosh që trajtimet e depresionit shpeshherë përmblidhen vetëm me ilaçe andidepresive, vërtet të domosdoshme nganjëherë, sidomos në rastet e depresivëve kronikë, por që mbysin në njëfarë mënyre emocionet dhe nuk lejojnë të kuptosh një simptomë të caktuar», shprehet psikologia. Sipas saj, «mund të përpiqesh edhe të kuptosh se ç‘do të thotë kjo apo ajo simptomë dhe pse na ndodh diçka e tillë, me anë të terapisë me një psikolog. Nëse gjejmë shkakun, mund t’i zhdukim përfundimisht këto simptoma. Është një udhëtim i dhimbshëm, që mund të jetë i gjatë, por është në njëfarë mënyre edhe një zbulim i vetvetes. Nëse kënaqemi vetëm me antidepresivë, situata mund të përsëritet, sepse kemi zhdukur simptomën, por jo shkakun».

 

Të reja

Një trajtim i ri kundër kancerit

Rezultatet e një trajtimi të ri kundër kancerit janë quajtur si “spektakolare”, ndërkohë që një ekspert thotë se “është shpikur kura e mundshme kundër kësaj sëmundjeje”. Imunoterapia, që përdor sistemin imunitar të trupit për të sulmuar qelizat kanceroze, është treguar kaq efikase, sa, gjatë provës që është bërë me disa pacientë të sëmurë me melanomë në Britani, tumori i tyre u tkurr apo u vu nën kontroll. Këto rezultate janë paraqitur edhe në konferencën vjetore të Shoqatës Amerikanë të Onkologjisë Klinike, në Çikago, duke u shprehur se këto ilaçe mund të përbëjnë “një epokë të re” në trajtimin kundër kancerit. Profesor Roi Herbst, shef i klinikës onkologjike të Jejlit, i përshkroi disa nga këto gjetje si “spektakolare” dhe tha se imunoterapia mund të zëvendësojë kimioterapinë si trajtim standard kundër kancerit brenda pesë viteve të ardhshme. Ai u tha gazetarëve: “Mendoj se po shohim një ndryshim të madh në mënyrën se si trajtohet kanceri. Potenciali i një kure efikase, që do të shtojë jetëgjatësinë e njerëzve, është pikërisht këtu”. Profesori britanik Piter Xhonson, tha se “kjo është një epokë e re për trajtimin e kancerit”.

Gjatë provave paraprake, 945 pacientë me melanomë të avancuar u trajtuan me dy ilaçe, ipilimumab dhe nivolumab. Studiuesit zbuluan se trajtimet e ndalonin përparimin e kancerit brenda një viti në 58% të rasteve, ndërsa tumoret ishin të qëndrueshme ose zvogëloheshin brenda afërsisht 11.5 muajve. Nëse përdorej vetëm ipilimumabi, kjo shifër ishte vetëm 19% brenda afërsisht 2.5 muajsh. Një doktor britanik tha se “këto dy ilaçe së bashku mund t’i japin një shtysë sistemit imunitar të futet në punë, ndërkohë që bllokojnë aftësinë e kancerit që të fshihet prej tij”. Provat klinike për efikasitetin e ilaçeve vazhdojnë ende, pasi shkencëtarët duan të sigurohen se ai nuk ka efekte të rënda dytësore. Ata, gjithashtu, duan të mësojnë se te cilët pacientë ky trajtim është më efikas dhe te cilët, jo.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Test Çfarë dini për kancerin e gjoksit?

Next Post

Kur duhet ta mbani fort partnerin?

Advertisement