Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

15 fobi të çuditshme

 

Nëse ju mendonit se frika nga merimangat dhe lartësitë është e tmerrshme, do të ndryshoni mendim kur të mësoni se prej çfarë fobish të çuditshme vuajnë disa njerëz…

 

Advertisement

  1. Frika nga ngjyrat (kromofobia)

Disa njerëz kanë fobi ndaj një ngjyre të veçantë dhe kanë frikë t’u afrohen gjërave me këtë ngjyrë. Disa kanë problem ngjyrat e ndezura.

  1. Frikë nga djathi (tirofobia)

Ata që kanë frikë nga djathi, zakonisht e bashkangjisin ushqimin me një eksperiencë të veçantë traumatizuese. Disa kanë frikë nga një lloj i caktuar djathi, ndërsa të tjerë, nga të gjitha llojet e tij.

  1. Frikë nga gjumi (somnofobia)

Ata që kanë frikë të flenë gjumë, mund ta bashkangjisëin vajtjen në shtrat me vdekjen, ose kanë frikë nga makthet. Të tjerë kanë frikë se mos humbasin kohë të çmuar.

  1. Frikë nga mjekra (pogonofobia)

Disa njerëzve u pëlqejnë burrat me qime në faqe, por ata që vuajnë nga pogonofobia, tmerrohen prej tyre. Krishtlindja duhet të jenë një periudhë e vështirë për ta, për shkak të burrave me mjekër të bardhë.

  1. Frikë nga vrimat (tripofobia)

Objektet që kanë vrima të vogla, si kokat e dushit, kosheret e bletëve ose sfungjerët, janë një problem i vërtetë për disa njerëz. Disave prej tyre u kruhet lëkura nga kjo, ndërsa të tjerë kanë kriza paniku.

  1. Frikë nga gratë e bukura (venustrafobia)

Shumica e burrave joshen nga gratë e bukura, por disa u largohen atyre me vrap. Ekspertët thonë se kjo fobi mund të shkaktohet nga një vetëvlerësim i ulët.

  1. Frikë nga zogjtë (ornitofobia)

Shumë njerëz i kanë tmerr merimangat dhe gjarpërinjtë, kurse për të tjerë, problem janë zogjtë. Pa dyshim, ata nuk janë fansa të Hiçkokut!

  1. Frikë të shkruash në publik (skriptofobia)

Fobia e të folurit në publik është e zakonshme, po të shkruarit?! Disa njerëz janë të tmerruar vetëm nga ideja e nënshkrimit të një dokumenti në publik.

  1. Frikë nga lulet (anthofobia)

Trëndafilat janë një dhuratë romantike, me kusht që të mos keni një frikë jonormale dhe këmbëngulëse ndaj luleve. Ata që vuajnë prej saj nuk shohin dot lule me sy, bile as petale lulesh.

  1. Frika nga pritjet e gjata (makrofobia)

E urreni pritjen në zyrat e shtetit, ose në paradhomën e dentistit? Pa mendoni pak ata që i kanë fobi pritjet e gjata!

  1. Frikë nga imazhi në pasqyrë (spektrofobia)

Kush është ai që nuk e ka parë veten në pasqyrë dhe nuk ka rënkuar? Ama, të paktën ju mund të rregulloni flokët duke u parë në të, ndërsa disa njerëz kanë frikë ta shohin veten e tyre në pasqyrë.

  1. Frikë nga objektet në të djathtë (dekstrofobia)

Nganjëherë nuk është objekti në vetvete që shkakton stres te një person, por vendndodhja e tij në dhomë. Disa njerëz kanë fobi ndaj objekteve në të djathë (ose në të majtë) të tyre.

  1. Frikë nga numrat (arithmofobia)

Ju mund ta urreni matematikën, por disa njerëz i kanë fobi gjithë numrat. Të tjerë kanë probleme me një numër të veçantë. Një nga numrat që nuk pëlqehet më së shumti, është 13-a.

  1. Frikë nga mungesa e valëve të celularit (nomofobia)

Varësia jonë nga teknologjia ka çuar në një grup të ri fobish. Nëse ju doni të dini se ku është celulari juaj në çdo moment të ditës, mund të vuani nga kjo fobi. Të tjerë kanë frikë se mos humbasin valët e telefonit, ose se mos u mbaron bateria.

  1. Frikë nga kërthiza (omfalofobia)

Disa pjesë të trupit mund të shkaktojnë ankth. E tillë mund të jetë kërthiza. Ata që vuajnë nga kjo fobi, kanë frikë të prekin kërthizën e tyre, ose të një personi tjetër.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Njoftime të ndryshme...

Next Post

“Bidaai” Falë Sadnës, Ranviri lirohet nga burgu....

Advertisement