Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

29 sekretet e një vajze…

Vajza me të cilën ti fle, të sheh drejt e në sy kur të thotë që të do dhe ti e beson. Ti e kupton këtë edhe nga mënyra se si ajo të sheh, të shtrëngon, si i gjen dëshirat e tua para se t’ia thuash. Janë të pakta gjërat për të cilat je i sigurtë në jetë dhe njëra nga këto është dashuria që ke për të. Por, ka edhe shumë gjëra që ti nuk i di. Një vajzë mund të të japë trupin dhe zemrën, por ka pjesë të saj që nuk do të t’i japë kurrë, pjesë që ndodhen në çdo ind të qenies së saj; mistere të fshehura pas një buzëqeshjeje dinake, pas një të qeshure të papenetrueshme. Këto janë sekretet e jetës dashurore të kaluar, fantazi të fshehura dhe dëshira të pathëna. Ne jemi përpjekur t’i zbulojmë disa prej tyre për ty…

 

  1. Shoqja e saj e ngushtë di gjithçka për ty, që nga llogaria jote bankare e deri te gjërat që bëni në shtrat. Kur ajo të dhuron një buzëqeshje domethënëse, ti as nuk e imagjinon se sa gjëra di ajo. Kështu, pra, pranoje këtë fakt dhe mos u mërzit (se nuk ka për të ndryshuar). Gjërat që ti flet me partneren tënde nuk janë sekrete për shoqen e saj të ngushtë. Ti mund të përpiqesh të krijosh shoqëri me të, por ajo do të jetë gjithmonë shoqja e besuar e partneres, jo e jotja.

 

Advertisement

  1. Ajo mund të eksitohet edhe vetëm duke parë duart e tua.

 

  1. Kur ti ikën, qoftë edhe për një ditë, ajo fle me bluzën tënde të vjetër, sepse ajo ka aromën tënde. Gjithashtu, i pëlqen të flejë në anën tënde të krevatit, për të njëjtën arsye.

 

  1. Ajo nuk do të të tregojë kurrë me ekzaktësi me sa burra ka shkuar para teje. Sado e sinqertë të të jetë dukur kur i është përgjigjur pyetjes tënde, ka gjasa që ajo të mos ketë qenë e tillë. Sipas një përllogaritje joshkencore, kur një grua thotë se ka shkuar me katër burra, numri i vërtetë është më afër shtatës. Kjo gënjeshtër është pjesërisht me qëllim (ajo nuk do që të duket si vajzë e lehtë), por është pjesërisht edhe amnezi seksuale. Kur një grua do të bëjë sikur një lidhje nuk ka ekzistuar kurrë, ajo thjesht e fshin atë burrë nga lista e saj zyrtare.

 

  1. Ajo ka fantazuar se ka bërë seks me ty të paktën një duzinë herësh para se kjo gjë ndodhte vërtet.

 

  1. Ajo ka kërkuar në Facebook ish-et e tua.

 

  1. Kur ajo ra në dashuri me ty, e humbi krejtësisht oreksin.

 

  1. Trupi i saj nuk është në mënyrë kaq të natyrshme pa qime dhe kaq i lëmuar, por ajo nuk do të rrëfejë kurrë se çfarë depilimi, eksfoljimi dhe hidratimi i është dashur të bëjë që ta sjellë në këtë gjendje.

 

  1. Nëse do të shohësh organizimin (ose mungesën e tij), atëherë shihi dollapin, çantën me gjërat e grimit dhe dosjet në tavolinën e punës.

 

  1. Ajo ende mendon për ish-të dashurit e saj dhe i krahason ata me ty. Në shumicën e rasteve, ti fiton, po ka edhe raste kur humbet…

 

  1. Ajo ka zbuluar vendin sekret ku ti mban revistat porno dhe sitet e internetit porno që shikon më shpesh (dhe ajo mendon se gjërat që të eksitojnë janë shumë zbavitëse).

 

  1. Kur ajo thotë “jam gati”, ka nevojë ekzaktësisht për 7 minuta që të bëhet vërtet gati. Mos u përpiq të gënjesh sistemin duke ardhur 7 minuta më vonë; asaj përsëri do t’i duhen 7 minuta të tjera.

 

  1. Kur ajo thotë “takohemi pas 15 minutave”, në të vërtetë do të thotë se do të niset pas 15 minutave. Kështu, pra, ajo do të vijë pas një gjysmë ore (ose 40 minutash).

 

  1. Ajo pret me padurim telefonatën tënde. Periudha e kohës mes takimit të parë dhe telefonatës me fjalët: “Faleminderit për natën e bukur që kaluam, kur mund të të shoh përsëri?” i duket pambarimisht e gjatë. Kështu, pra, mos u shqetëso se dukesh shumë i nxituar, por merre në telefon. Edhe sikur të presësh deri në mesditën e ditës tjetër, asaj do t’i duket një kohë e gjatë. Dhe, mos i dërgo email, ose sms nëse nuk do të të hedhë në koshin e plehrave bashkë me mesazhin.

 

  1. Ajo do që t’i flasësh fjalë të ndyra në shtrat.

 

  1. Në fillim të lidhjes suaj, ajo ruan gjithë emailet (bile ua tregon edhe shoqeve) dhe i lexon përsëri e përsëri.

 

  1. Në fillim, ajo mund të veshë mbathje të mëdha dhe të mos i depilojë këmbët, vetëm e vetëm sepse ti i pëlqen dhe nuk do që të qëndrojë lakuriq para teje shumë shpejt. Por ky plan jo gjithmonë funksionon, sidomos nëse ka pirë pak.

 

  1. Ajo e ndan koston e blerjeve të saj në dy ose më shumë karta krediti, që ti të mos e vësh re defiçitin e madh.

 

  1. Ajo të teston vazhdimisht. Ajo të vrojton, analizon dhe gjykon çdo veprim që ti bën, çdo fjalë, gjest, email dhe shprehje fytyre. Kur të pyet nëse do të bësh dashuri treshe, nuk e ka seriozisht. Nëse do që ajo të të flasë më pas, le më pastaj të flejë me ty, përgjigjja jote duhet të jetë gjithmonë: “Pse të fle me një grua tjetër kur të kam ty?”.

 

  1. Ajo të shikon të pasmet sa herë që ti del nga dhoma.

 

  1. Asaj i duhen prova të vazhdueshme që tregojnë se ti ke nevojë për të. Kështu, për shembull, më mirë thuaji “Dua të bëjmë një udhëtim të shkurtër në fundjavë. Do të vish me mua?”, sesa “Çfarë ke ndërmend të bësh në fundjavë?”.

 

  1. Asaj i pëlqen shumë kur ti bëhesh pak xheloz. Kështu, nëse e sheh atë duke flirtuar para teje me kamerierin, shoferin e autobusit, ose ndonjë djalë tjetër në festë, dije që ajo është duke flirtuar me ty… nëpërmjet tij.

 

  1. Megjithëse ajo mund të ankohet se nuk të sheh shumë (ose se ti punon shumë), asaj i duket shumë seksi të të shohë në mëngjes me kostum kur nxiton për në punë.

 

  1. Ajo fillon të grindet me ty, sepse ndjehet e lënë pas dore. Ajo përpiqet që ti të shfaqësh ndjenjat e tua. Kështu, ti mos u fut në shpellën tënde, jepi asaj atë që do: pak vëmendje. Dhe mos i thuaj kurrë “të qetësohet”, sepse kështu do të arrish efektin e kundërt.

 

  1. Megjithëse ajo këmbëngul të paguajë ose të ndajë me ty pagesën në restorant në takimin e parë, nëse pranon, do të mendojë se ti je kurnac.

 

  1. Ajo do që ti të marrësh kontrollin në shtrat. Po, ajo ka një karrierë të suksesshme, është financiarisht e pavarur, jeton vetëm dhe nuk ka nevojë për një burrë që ta bëjë të lumtur (teorikisht). Megjithatë, ajo ende do që ti ta marrësh në krahë, ta çosh në dhomën e gjumit dhe ta bësh tënden pa i kërkuar leje asaj.

 

  1. Asaj mund t’i duket i shpifur shoku yt i ngushtë, ama ajo ka fantazuar të shkojë në shtrat me të. Jo sepse ai i pëlqen, por sepse ajo do diçka nga djali që është kaq afër teje.

 

  1. Nëse ajo do të ndahet me ty, të gjitha shoqet e saj do ta dinë shumë më përpara sesa ti. Ajo do të ketë folur me to të paktën dy javë më parë.

 

  1. Kur ti dhe ajo të ndaheni, ajo do të vërë gjithë fotot dhe kujtimet e përbashkëta në një kuti dhe do t’i ruajë në dollapin e saj. Në rast se e zë nostalgjia, ose në rast se ti rikthehesh prapë…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Next Post

Si të kem lëkurë të shëndetshme?

Advertisement