Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us
Zelma: Në Suedi ma dinë vlerën!
Pornografia, e përmirëson apo e përkeqëson jetën seksuale?
Kam parandjenja të këqija

Pornografia, e përmirëson apo e përkeqëson jetën seksuale?

 

– I nderuar zoti psikolog, doja të pyesja: A është gjë e mirë apo e keqe që një çift të shikojnë video porno së bashku? Kjo e përmirëson apo e përkeqëson marrëdhënien e tyre? Po kur shikon vetëm mashkulli, ç’do të thotë, se ka mungesë intimiteti me gruan? Apo se nuk e do? Respekte. Ana.

Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist: – E nderuara letërshkruese, ju më pyesni mua nëse ndihmohen çiftet kur shikojnë video porno bashkë. Përgjigjja ime këtu është e thjeshtë: Ashtu si kudo, edhe këtu, çdo gjë me masë është për erotikën, kurse teprica, haram. Pyetja tjetër: Po kur shikon vetëm mashkulli ç’do të thotë, se ka mungesa nga gruaja? Jo, ai mund të shikojë edhe nga kureshtja, por edhe për të mësuar teknikat e seksit të suksesshëm sepse gruaja nuk ka ç’e do atë burrë i cili as nuk di, as nuk kujdeset e as nuk mëson. Besoj se më kuptove… Shumica e grave gabimisht mendojnë se “meqë ai po shikon atë, nuk më do mua” ose “diçka po i mungon tek unë”. Jo, unë po marr anën e mirë, pasi edhe vetë autori i këtyre radhëve dikur ka ndjekur fshehtas “Elektrik blu”, një serial i huaj erotik, pasi isha i porsamartuar dhe ngaqë e doja nusen shumë, doja që të bëja “art” e mrekullira me të në krevat, si dhe ta fusja atë sa më bukur në botën e seksit. Këto i bëja jo se më mungonte diçka, as për ndonjë kureshtje, por kur unë isha 26 vjeç, te ne mungonte literatura seksologjike dhe as në gjuhë të huaj nuk e gjeje në bibliotekat tona, për shkak të tabuve. Atëherë, shumica e meshkujve nuk dinin se ç‘është preludi i dashurisë apo klitori i femrës, madje kishte jo pak femra që nuk e dinin se edhe femra provon orgazëm. Mos u çuditni me injorancën e asaj kohe, pasi tabuja e seksit ishte aq e fortë sa dhe fjala “edukatë seksuale”, nuk mund të përmendej. I pari që e theu këtë tabu ishte autori i “Edukatës seksuale” shkruar në 1984, i cili është edhe autor i kësaj përgjigjeje. Në këtë libër unë kam shkruar edhe për pornografinë, e cila është në të vërtetë një paraqitje e shëmtuar e banale e seksit, pra, ndryshe nga erotika, fjala “porno” është pjesa e “rëndë” e paraqitjes së seksit.

Advertisement

Është paksa e vështirë të gjendet kufiri ndarës mes tyre, porse edhe me logjikë kuptohet se cilat janë skenat e shëmtuara të seksit, si për shembull seksi me kafshë, seksi në grup etj. Pornografia sjell dëm të madh për moshat e reja, pasi ajo i çorienton fëmijët dhe adoleshentët, i fut ata para kohe në botën e seksit, ua sposton vëmendjen nga mësimet e puna dhe nuk i lë të sublimojnë. Sa shkatërrim i madh e shkapërderdhje për adultët të cilët lodhin sytë e njomë e trurin para ekraneve me porno e pastaj masturbohen derisa të nesërmen nuk çohen dot… Imagjinoni, vitet më të bukura të moshës të cilat u duhen për zhvillimin trupor e mendor, i çojnë dëm, pasi “turbina e seksit” ua ha shumicën e energjive! Nipi im që është mësues fizkulture më ka shpjeguar se shumica e atyre që kalojnë natën nëpër internet apo “jetë nate” nuk kapin as normat më minimale në fizkulturë e sport. Ndërsa “Edukata seksuale” në shkolla bëhet nga ca profesorë që nuk kanë “haber” e që ndoshta edhe kanë turp të flasin, pavarësisht se fjala quhet edukatë seksuale, pra, formimi i saktë, i drejtë. Në aspektin seksual, ku i riu merr njohuritë, “vaksinohet” dhe e di se si ta ruajë veten dhe partneren. Është provuar në Japoni se të rinjtë të cilët “bombardohen” me seks në internet, janë më pak të aftë për seksin real, pasi ata e “konsumojnë” veten në mënyrat virtuale. Pra, filmat erotikë i bëjnë mirë çiftit, sidomos kur mashkulli ka probleme me ereksionin ose femrat nuk vijnë shpejt në afsh, pasi ata ndikojnë te forca e komponentit psikik seksual përveçse e “mësojnë” çdo partnere se si të veprojë e se ku janë zonat erogjene dhe si duhen eksituar ato. Tani dua të shpjegoj se përse gratë bëhen “merak” që burrat e tyre duan t’i shohin këto filma e ato vetë nuk kanë tërheqje për skena lakuriqësie, aq sa ndoshta edhe për telenovelat kanë më shumë interes. Shpjegimin më të saktë për këtë ndryshim e ka dhënë doktoresha e talentuar Euglena Nako e cila studion me pasion edhe psikologjinë. Ajo tha se forca e komponentit psikik të pasionit seksual të njeriut varet nga vetë shkalla e zhvillimit të psikikës, domethënë, sa më e zhvilluar të jetë psikika, aq më e fortë është ana emocionale e pasionit seksual.

– Prandaj te njerëzit me psikikë shumë të zhvilluar, përbërësi emocional i pasionit seksual është më i fortë sesa përbërësi fizik, ndërsa te njerëzit me prapambetje mendore (pra, me psikikë të pazhvilluar) përbërësi fizik i pasionit seksual mbizotëron mbi atë psikik. Natyrisht, të dy përbërësit janë të lidhur dhe ndikojnë te njëri-tjetri. Lidhur me këtë, psikologët kanë arritur në përfundimin se fuqia tërësore e pasionit seksual të njeriut rritet në proporcion me zhvillimin psikik, domethënë se zhvillimi i psikikës forcon pasionin seksual jo vetëm në planin individual, por edhe nga brezi në brez. Përbërësi psikik i pasionit seksual bëhet më i fortë kur forcohet ndjenja e dashurisë e cila sikur e mbështet dhe e aktivizon atë. Në mënyrë të veçantë, te femra, pasioni seksual është më i lidhur me psikikën në tërësi, prandaj reagimi i saj seksual nuk mund të jetë aq i shpejtë sa ai i mashkullit. Femra pothuajse nuk reagon ndaj ngacmuesve seksualë po qe se mungon ndjenja e dashurisë ose disa lidhje të tjera psikike emocionale, si admirimi, respekti etj. Për këtë arsye, femrës nuk i bën ndonjë përshtypje të veçantë seksi në një film ose seksi në porno, pamja e zhveshur e një mashkulli të panjohur (ndonëse i bukur), ndërsa mashkullin e eksiton pamja e zhveshur e një femre të bukur të panjohur, ndaj meshkujt pëlqejnë filmat me seks më shumë sesa femrat. Ndryshe nga mashkulli, kërkesa seksuale e femrës është më tërësore, domethënë, dëshira e saj lidhet me partnerin në tërësi dhe jo vetëm me organet seksuale, siç ngjet shpesh me seksin mashkull. Prandaj perceptimi pamor i trupit të zhveshur të mashkullit nuk shërben si ngacmues i fortë për femrën sepse për eksitimin dhe aktivizimin e pasionit të saj seksual luajnë më shumë rol stimujt psikikë dhe ndjenjat e larta. Edhe kënaqësia seksuale gjatë dhe pas orgazmës ndikon më tepër si një “shok” psikologjik që prek gjithë psikikën e femrës, kurse te burri ai ndjehet më tepër si një lloj lehtësimi ose “shkarkimi” i organeve seksuale. Si vështirë të gjendet ndonjë mashkull që mund të pranonte martesë pa jetë seksuale, gjë që ka lidhje me energjinë më të madhe të organizmit krahasuar me seksin femër. Prandaj, ndryshe nga mashkulli, femra e ka më të lehtë t’i frenojë dëshirat seksuale, kështu që fjala e urtë se “gruaja ka shtatë nepse dhe i mban, burri ka një dhe s’e mban dot” është sa kontradiktore, aq edhe e vërtetë.

Femrat, mbi bazën e seksualitetit, ndahen në 3 grupe: gra që duan patjetër jetë të rregullt seksuale dhe pa të nuk e imagjinojnë martesën (gjë që është normale); gra të cilat nuk e kanë problem jetën seksuale dhe së fundi, gra që janë indiferente ndaj saj, por martohen më tepër se “ashtu duhet”, se duhet të krijojnë familje për të patur fëmijë, shtëpi, mirëqenie etj., gjë që nuk është normale. Megjithatë, edhe disa gra të grupit të parë të cilat para martese i japin shumë rëndësi jetës seksuale, kanë aftësi ta frenojnë veten më mirë sesa burrat dhe t’u përshtaten më mirë situatave të reja me jetë seksuale të pamjaftueshme e madje edhe me mungesë të saj të plotë. Kjo nuk do të thotë se mungesa e jetës seksuale nuk ndikon negativisht në harmoninë familjare dhe në shëndetin e femrës, sidomos kur ajo nga vetë natyra është e ndjeshme, domethënë, me pasion e dëshira të forta seksuale. Seksologët shpjegojnë se mungesa e jetës seksuale në të tilla raste shkakton shqetësime të ndryshme nervore, gjendje depresive, ftohje kronike të organeve të brendshme gjenitale ose ndryshime në humor. Femrat e grupit të parë të cilat janë shumë pasionante, nuk kanë shumë nevojë për filma, ato duan vetëm dashuri, pasion e ritëm, kurse femrat e grupit të dytë dhe të tretë, mirë është që të shohin filma erotike eksitues, edhe për t’u nxitur, edhe për të mësuar.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Zelma: Në Suedi ma dinë vlerën!

Next Post

Kam parandjenja të këqija

Advertisement