Ato ishin imazhi i bukurisë së emisionit “Ça thu”, mirëpo me sa duket, ëndrra mbaron këtu, pasi në emision nuk do të ketë më velina. A do t’i mungojnë publikut? Me siguri që po, por dy bukuroshet aspirojnë botën e televizionit dhe shprehen se ky ishte vetëm fillimi i karrierës për to. Unë i takova për të mësuar të rejat mbi jetën e tyre profesionale, por edhe private…
Rita Rrjolli: – Goca, si jeni?
Amina dhe Vilma: – Mirë, faleminderit!
– Gjithmonë bashkë ju gjej… Sa kohë në ditë kaloni bashkë?
Amina: – Shumë; vetëm pushimet na ndanë pakëz.
– Jeni kolege, apo shoqe?
Vilma: – Edhe kolege, edhe shoqe.
– Jeni parë gjatë verës në shumë evente… Si ndiheni në eventet VIP?
Amina: – Shumë mirë dhe të privilegjuara.
Vilma: – Unë nuk ndihem VIP, por ndihem rehat dhe e privilegjuar, njëkohësisht.
– Gjëja e parë që mendoni kur merrni ftesa të tilla?
Amina: – “Çfarë do të vesh?!”.
Vilma: – “Do jetë diçka ndryshe nga përditshmëria dhe do t’ia kalojmë bukur.”.
– Si e përkufizoni veten: balerinë, shougërl, apo modele?
Amina: – Fotomodele, modele, shougërl.
Vilma: – Shougërl më shumë, por edhe modele.
– Le të flasim pak për sezonin e ri në Agon… A do të ketë diçka ndryshe “Ça thu”?
Amina dhe Vilma: – Po, nuk do të jemi më ne!
– Jeni mërzitur për këtë?
Amina dhe Vilma: – Jo, nuk u mërzitëm pasi kishim kontratë një vjeçare edhe e dinim kur mbaron.
– Kush do të jetë në vendin tuaj?
Amina: – Nuk do të jetë askush, sepse këtë sezon nuk do të ketë velina.
– Po në Agon, do të jeni?
Amina: – Jo, nuk është e thënë.
– A e kishit të vështirë kërcimin, kur në “Ça thu” diskutohej një temë jo e këndshme?
Amina: – Kërcimi është një ndërthurje që i jep gjallëri emisionit.
Vilma: – Ne ishim aty për t’i dhënë ngjyra dhe më shumë hijeshi emisionit.
– U fusnit një “tra-la-la” problemeve, siç thotë Sajmiri?
Amina: – Nuk është e vërtetë, ne në emision ishim për të kërcyer dhe atë bënim.
Vilma: – (Qesh) Sa mirë që e paske ndjekur emisionin!
– Kërcenit e buzëqeshnit çdo natë, edhe pse mund të mos ishit shumë në humor?
Amina: – Në fakt, unë jam tip i qetë edhe jam pozitive. Pastaj, kot nuk thonë se “buzëqeshja të zgjat jetën”.
Vilma: – Edhe unë jam tip i qeshur. Pastaj, aty buzëqeshja të vjen spontanisht edhe s`është e nevojshme të shtiresh.
– Po në jetën e përditshme, sa kërceni?
Amina: – Jo shumë, por kur dal, kërcej.
Vilma: – Unë kërcej gjatë gjithë kohës, e adhuroj kërcimin!
– A dilni në jetën e natës?
Amina: – Po.
Vilma: – Jo, nuk dal.
– Keni marrë propozime për punë të tjera si balerina?
Amina: – Po, kam marrë.
Vilma: – Po, natyrisht, kemi marrë.
– Dhe, cila është e reja në jetën tuaj?
Amina: – Këtë do t’jua lë surprizë.
Vilma: – Për momentin, unë nuk kam asgjë të re.
– Me çfarë merreni gjatë ditës?
Amina: – Me shumë gjëra, si për shembull me fotot. Nuk kalon asnjë ditë pa bërë foto. (Qesh)
Vilma: – Unë studioj, pasi jam ende në fakultet. Përveç studimit, lexoj shumë libra.
– Ty, Amina, si po të shkon historia e dashurisë?
Amina: – Më mirë se kurrë. Jam shumë e lumtur dhe e dashuruar.
– Për Aminën, fansat e dinë që është e lidhur… Ti që je singëll, Vilma, ke patur propozime nga ata?
Vilma: – Nuk mund t’i quaj propozime, sepse nuk vijnë aq lehtë, por simpatizime, po. Pastaj, të tilla ka si të jesh singëll, si e lidhur.
– Si ia bën një vajzë kaq e bukur dhe e njohur, të jetë ende singëll?
Vilma: – Për mua s`ka shumë lidhje bukuria. Ka shumë vajza të tilla që janë singëll.
– Çfarë kërkoni te mashkulli ideal?
Amina: – Për mua, mashkulli ideal është ai që kam përkrah. Nuk kërkoj as më shumë, as më pak.
Vilma: – Nuk kërkoj princin; kjo është e sigurtë… (Qesh)
– Gjëja më e bukur që kanë bërë fansat për secilën nga ju?
Amina: – Për mua, gjëja më e bukur është mbështetja, por edhe shumë gjëra, si sms, foto, piktura…
Vilma: – Na komplimentojnë edhe na motivojnë çdo ditë.
– Si reagoni?
Amina: – Jam befasuar, se nuk i kam pritur.
Vilma: – I falënderoj.
– Çfarë keni menduar për të ardhmen? Ku e shikoni veten?
Amina: – Në televizion, si dhe si një modele të suksesshme. Kaq për momentin.
Vilma: – Unë do të bëhem doktoreshë, pasi po studioj për këtë degë. Sigurisht, do të ndjek edhe karrierën televizive.
– Dëshira më e madhe që keni për momentin?
Amina: – Dëshira më e madhe të mbaroj një set fotosh, të cilin e kam planifikuar.
Vilma: – Të të them që më hahet një picë?! (Qesh)
– Po zhgënjime keni patur?
Amina: – Jo nuk jam zhgënjyer.
Vilma: – Po. Nga shoqëria.
– Një mesazh për vajzat që ju simpatizojnë…
Amina: – Asnjëherë të mos heqin dorë nga ëndrrat e tyre!
Vilma: – Faleminderit që ekzistoni, pasi femrat duhet ta duan femrën edhe ta mbështesin njëra-tjetrën.