Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Më është tharë lëkura

– Tani që jemi në kohë vere dhe na thahet shumë lëkura, a mund të na jepni disa këshilla për hidratimin e saj? Tharja e saj më mundon shumë. Përdor kremra të ndryshëm, por nuk shoh ndonjë hidratim të mjaftueshëm, pasi e ndjej lëkurën shumë të thatë. Pres një përgjigje. Shumë faleminderit.

Dr. Albana Lufi, mjeke – dermatologe:Kemi folur edhe në numrat e mëparshëm për këtë problem të lëkurës i cili do një kujdes të veçantë, aq më shumë në këtë periudhë. Për të mbajtur ose rivendosur ekuilibrin e ujit në lëkurë, është i nevojshëm një kujdes shumë i madh. Kur lëkura është e mirëhidratuar, ajo është e butë, e këndshme në prekje dhe duket e shëndetshme. Kur lëkura është e thatë, pamja e saj nuk është e kënaqshme dhe ndjehet thatësia e saj, siç shkruani edhe ju. Pavarësisht nga lloji i lëkurës (e thatë, e yndyrshme ose mikse) duhe t’i kushtoni vëmendje për trajtimin e saj. Kini parasysh që një lëkurë me yndyrë nuk do të thotë që është më e hidratuar se një lëkurë e thatë. Kur lëkura është e thatë, gjendrrat dhjamore prodhojnë më shumë yndyrë për të parandaluar humbje të tjera të ujit. Duke hidratuar lëkurën tuaj çdo ditë, ju do të bëni të mundur uljen e prodhimit të yndyrës dhe shkëlqimi gjatë ditës do të bëhet më pak i dukshëm.

– Pastaj, me kalimin e moshës, bëhet më e vështirë që lëkura të mbajë ekuilibrin e nevojshëm të ujit. Ajo humbet elasticitetin dhe tonusin e saj, kështu që është e nevojshme të përdoren produkte që kanë në përbërje hidratimin. Ndër faktorët që çojnë në dehidratim të lëkurës përmendim diellin, erën, temperaturat ekstreme, mungesën e acideve yndyrore esenciale në dietë, pirja e duhanit, kafeinës dhe alkoolit, faktorët hormonalë (mangësi e estrogjenit), përdorimi i tepruar i produkteve të higjienës (sapuni dhe pastruesit e tjerë të lëkurës), alkooli, stresi dhe faktori moshë. Atëhere, për të pasur një hidratim të mirë, do t’ju këshilloja së pari konsumimin e përditshëm të lëngjeve në sasi të konsiderueshme, si dhe sa më shumë ujë. Kjo do të ndihmonte në hidratimin e lëkurës, shoqëruar me hidratimin e saj lokal me kremrat e përshtatshëm. Në rastet kur konsumojmë pak lëngje dhe ujë, organizmit për të kryer funksionet e rëndësishme i duhet ta konsumojë ujin në dëm të organeve të tjera, një ndër të cilat është edhe lëkura. Po kështu, hidratimi i jashtëm është gjithashtu shumë i rëndësishëm. Për fat të keq, shumica e produkteve veprojnë për disa orë, duke e bërë të nevojshëm përdorimin 3-4 herë në ditë. Për disa prej nesh, kjo është pothuajse e pamundur. Atëhere, ne ju rekomandojmë përdorimin e kremrave hidratues me kohë të gjatë veprimi. Kur të blini një krem hidratues, zgjidheni sa më të mirë. Ai duhet të ketë patjetër edhe këta përbërës: Ure, propylene glycol, glicerinë, acid hyaluronic etj., si dhe komponentët për të luftuar efektet e dëmshme të ambientit, antioksidantë dhe mbrojtje kundër diellit. Personat me lëkurë të yndyrshme ose mikse, duhet t’i zgjedhin me shumë kujdes produktet hidratuese, pasi ka produkte në formë kremi ose locioni që janë për lëkurë normale ose të thatë dhe, kur përdoren edhe për lëkurë të yndyrshme ose të përzier, shkaktojnë dëme në lëkurë. Unë do t’ju rekomandoja së fundmi të konsultoheni me një dermatolog që të përcaktoni llojin e lëkurës, nivelin e shkallës së hidratimit dhe pas testimit të tyre, ai do të përzgjedhë kremin e përshtatshëm për ju.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Është problem lëkure apo alergji?

Next Post

Shëndeti në rradhë të parë... ju pyesni ne përgjigjemi....

Advertisement