Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Dedikime...
Zgjidhni kafshët sipas shenjës zodiakale (Vazhdimi)
Vajzat kerkojne djem...

Zgjidhni kafshët sipas shenjës zodiakale (Vazhdimi)

Lërini yjet t’ju udhëheqin në zgjedhjen e kafshës shtëpiake që bën për ju. Në fund të fundit, pajtueshmëria nuk ka lidhje vetëm me zgjedhjen e partnerit/es.

 

Peshorja

Advertisement

Njihet sensi i zhvilluar estetik i Peshoreve. Ata i japin shumë rëndësi bukurisë dhe detajeve fine në jetë. Për Peshoren nevojitet pra një kafshë shtëpiake e bukur. Kështu, ata do të preferonin një mace race, si raca persiane apo ruse blu (me lesh të dendur gri).

 

Akrepi

Kësaj shenje të fuqishme të zodiakut i pëlqen misteri. Nën qetësinë e brendshme të Akrepit fshihet një person pasionant. Për të, një gjarpër do të ishte kafsha e përkryer. Pamja misterioze e reptilit dhe personaliteti pasionant i Akrepit do të përbënin një kombinim fantastik.

 

Shigjetari

Shigjetarit spontan dhe mendjehapur nuk i pëlqen shumë shoqëria e kafshëve shtëpiake. Meqë atyre u pëlqejnë të udhëtojnë shpesh, u nevojiten kafshë që nuk kanë nevojë për shumë përkujdesje. Breshkat janë të lira dhe kanë nevojë për shumë pak kujdes. Peshqit, gjithashtu, janë një zgjedhje e mirë.

 

Bricjapi

Bricjapët janë njerëz me natyrë punëtore. Ata kurrë nuk i bëjnë bisht punës, me qëllim që të marrin rezultatin e dëshiruar. Qelbësat e zbutur, megjithëse janë pak nazelinj, mund të jenë kafshë të shkëlqyera për Bricjapin. Ata do të dinin të kujdeseshin për këto krijesa të vogla dhe t’i mbulonin ato me përkëdheli.

 

Ujori

Ujorët janë ekscentrikë dhe me kokë në ajër. Në përgjithësi, atyre nuk u pëlqejnë kafshët shtëpiake, por nëse do të vendosnin të mbanin të tillë, një palë papagaj të vegjël (quhen edhe zogj dashurie) do të ishin të përkryer për ta. Ujorëve, të cilët janë romantikë në shpirt, do t’u pëlqente shumë shoqëria e tyre.

 

Peshqit

Peshqit, zakonsht, janë ëndërrimtarë. Atyre u pëlqen romanca, t’i përkëdhelin dhe të kujdesen për ta. Kafsha e përkryer për ta do të ishte një lepur me peliçe të butë. Këtë kafshë të bukur mund ta shtrëngosh në krahë, ta përkëdhelësh kur të duash dhe nuk do të kalojë shumë kohë e i zoti i tyre do të bjerë në dashuri me ta.

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Dedikime...

Next Post

Vajzat kerkojne djem...

Advertisement