Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Horoskopi 28 shtator-4 tetor

Dashi
Lidhjet tuaja sentimentale do të jenë të shkëlqyera edhe këtë javë, falë Afërditës dhe Marsit në shenjën e Luanit. Nëse jeni vetëm, do të bëni një takim të papritur që do t’ju mbushë plot shpresa. Nëse jeni në çift, do të flisni shumë për ndjenjat tuaja reciproke. Jupiteri do të jetë në shenjën tuaj për një kohë të gjatë. Përfitoni prej kësaj, për të bërë përparime edhe në sferën profesionale. Mos u ankoni kur t’ju shtohet puna, por përvishni mëngët!

Demi
Ju ndjeheni të ndarë ndërmjet familjes e partnerit dhe pyesni gjithmonë veten se sa kohë duhet të kaloni me njërin dhe me tjetrin. Përpiquni të gjeni ekuilibrin: Një darkë me familjen gjatë javës, të shtunën me partnerin/en dhe të dielën, me prindërit. Ose, një drekë familjare me të gjithë bashkë, por pa e lodhur shumë veten. Do të keni edhe evenimente të këndshme në zyrë, kafe me shoqërinë, ekskursione dhe udhëtime për punë. Kështu, do të ndjeheni edhe më të motivuar.

Binjakët
Saturni dhe Mërkuri në sektorin tuaj të dashurisë ju ndihmojnë t’i bëni vetes pyetjet e duhura në planin sentimental dhe ta analizoni të shkuarën me realizëm. Një takim me një djalë/vajzë inteligjente ju ngre moralin. Në sferën profesionale do të punoni pa pushim. Asgjë nuk ju ndal, takimet ndjekin njëri-tjetrin, emailet vijnë pa pushuar dhe tavolina e punës është e mbushur me dosje. Bëni fizkulturë për të larguar stresin.

Advertisement

Gaforrja
Një konflikt familjar ju irriton, ju trishton dhe ju nuk arrini dot të shkëputeni prej tij. Nganjëherë ju nxitoheni dhe thoni atë që mendoni, ose nuk i përgjigjeni tjetrit kur ndjeheni të lënduar. Përpiquni ta zgjidhni këtë konflikt një herë e mirë, qoftë edhe sikur t’ju marrë një ditë të tërë. Përpiquni edhe të jeni më elastikë dhe të tregoni vullnetin e mirë për t’u pajtuar. Në sferën profesionale jeni në një periudhë konstruktive, po bëni hapa përpara, ngadalë, por në mënyrë të sigurtë. Partneri/ja do t’ju vlerësojë nëse e dëgjoni me vëmendje kur ju flet.

Luani
Afërdita dhe Marsi janë gjithmonë në shenjën tuaj dhe kjo është shumë e mirë për sferën tuaj dashurore. Nëse jeni në çift, do të ndjeheni shumë të dashuruar. Nëse jeni vetëm, guxoni të shkoni në vende të reja, pranoni që t’ju prezantojnë me partnerë potencialë, hapni sytë. Ju shpenzoni shumë për veten, por kjo ju sjell në humor të mirë dhe do të kurseni diku tjetër. Megjithatë, mos jepni para borxh këtë javë, sepse nuk do t’jua kthejnë.

Virgjëresha
Jupiteri dhe Dielli janë në shenjën tuaj. Kjo është e mirë për karrierën tuaj. Kështu, do të ecni përpara, do të bëni gjëra më interesante, do të krijoni një organizim të ri pune, do të mësoni të përdorni cilësitë dhe njohuritë tuaja. Do të ndjeheni mirë në vetvete, por që të jeni në formë edhe fizikisht, duhet të evitoni ngrënien me tepri dhe të merreni me sport. Kujdes edhe kur të dilni me shoqërinë. Vështirë të mbash dietë kur ju vënë përpara gjëra të shijshme.

Peshorja
Mërkuri dhe Saturni janë në shenjën tuaj, pra, do të jetë një javë e rëndësishme për Peshoret. Do të keni plot zgjedhje dhe vendime për të marrë. Ju e dini më mirë se çfarë doni të bëni këtë vit dhe në vitet që vijnë. E dini edhe se çfarë nuk doni të bëni, pavarësisht çfarë thonë të tjerët. Nëse jeni vetëm, mund të keni ndonjë takim interesant, por nuk jua bën zemra “bam”. Kini durim, nuk do të vonojnë të vijë edhe njeriu i duhur për ju. Keni dëshirë të dilni me shoqërinë dhe në fakt, nuk ju mungojnë rastet.

Akrepi
Më në fund, Saturni është larguar nga shenja juaj dhe ju mund të filloni një jetë të re, me pozitive. Kështu, mund të merrni vendimet që donit, sepse Saturni nuk ju pengon më. Ju jeni pjekur, keni ndryshuar, keni marrë vendimet e duhura përsa i përket së shkuarës dhe ndjeheni më mirë. Saturni hyn në sferën financiare, por kësaj radhe do të ndikojë pozitivisht. Kështu, mund të vendosni të bëni ndonjë investim, qoftë në punë, qoftë për veten.

Shigjetari
Është radha juaj të keni Saturnin në shenjë. Ju do të merrni drejtime të reja në jetë, mund të ndryshoni punë, të vendosni të jetoni në një qytet tjetër, në një vend tjetër, të mësoni gjëra të reja. Saturni do t’ju detyrojë t’u shkoni deri në fund zotimeve të keni marrë, pavarësisht se ju mungon durimi në përgjithësi, por do t’ju duhet të pranoni atë që ju ndodh. Nëse duhet, ndryshoni planet tuaja; nuk ia vlen t’i bini murit me kokë.

Bricjapi
Saturni do t’ju ndihmojë të hiqni qafe komplekset tuaja të vjetra. Nëse jeni të ndrojtur, do t’ju duhet të takoni njerëz të rinj. Nëse nuk dini të bëni pazar, do t’ju duhet të mësoni. Detyra juaj e momentit është të fitoni siguri në vetvete. Karriera është gjithashtu në prioritetet tuaja. Ju punoni shumë dhe nuk refuzoni asnjë punë, megjithëse e dini që do t’ju marrë kohë. Bricjapi është i durueshëm, ndryshe nga Shigjetari. Në dashuri, do t’i bëni shumë pyetje të rëndësishme vetes.

Ujori
Dashuria do të jetë prioriteti juaj edhe këtë javë. Ju do të flisni për të ardhmen, udhëtime, bashkëjetesë. Nëse jeni vetëm, do të tregoheni shumë kërkues. Në fund të fundit, pse jo? Nëse zemra juaj nuk rreh fort për njeriun që keni përballë, mos e detyroni me zor. Megjithëse nuk ju pëlqen të jeni vetem, keni plot shokë e shoqe për të qenë të zënë mbrëmjeve dhe në fundjavë. Ju keni gjithashtu dëshirë për aktivitete të reja, artistike apo sportive. Merrni vitamina kur ndjeheni të lodhur (janë më të mira se kafeja) dhe flini më herët.

Peshqit
Neptuni jua sjell mendjen vërdallë, ndjeheni pak të destabilizuar emocionalisht, të prekur nga ajo që u ndodh të tjerëve. Ndjeheni keq kur partneri/ja ka probleme. Mamaja juaj është e shqetësuar dhe ju ngjit shqetësimin e saj, shefi është nervoz dhe ju gjithashtu. Përpiquni të krijoni një lloj distance. Bëni kujdes ndaj detajeve në punë. Jeni të hutuar e të çorganizuar dhe kjo mund të ketë pasoja negative në punën tuaj. Disa gjëra janë vetëm në dorën tuaj dhe mund t’i mbani nën kontroll.

(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista, ndersa në Greqi, në kioskat ku shitet shtypi i huaj. Nëse nuk e gjeni në kiosken pranë jush, na dërgoni një sms në 6938691274)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

CILET NUK INTERVISTUAM DOT KETE JAVE? Nga Artan KRISTO

Next Post

Djemte kerkojne vajza...

Advertisement