– Z. avokat, më quajnë Gazmend dhe jetoj në Gjirokastër. Babai im ka disa prona. Kohët e fundit familja e tij ka marrë vesh se ka prona të tjera të cilat deri tani nuk i dinim. Ai kërkon të na i lërë ne fëmijëve me testament pronat, në raportet që ai dëshiron, por ai do që një gjë të tillë ta bëjë edhe për pronat që nuk kanë dalë akoma. Ai dëshiron të dijë se si mundet të bëjë testament për prona që ende nuk janë marrë ose më e rëndësishmja, që mund të dalin në të ardhmen.
Av. Alban Duraj, “Duraj Lavv Firm”, email: info@durajlavv.com, Tel. ++35544532512: -Përshëndetje Z. Gazmend. Përsa i përket pyetjes suaj, babai juaj mund të lërë me testament pronat të cilat janë të evidentueshme, pra, ato që janë në momentin e vdekjes së tij dhe jo prona të cilat mund të përfitohen në të ardhmen.
– Meqenëse pronat ai dëshiron t’ua lërë fëmijëve të tij, nuk është e nevojshme të lërë testament, pasi ju i përfitoni këto prona dhe pronat e tjerat të ardhshme me trashëgimi ligjore. Pas vdekjes së babait, ju mund të bëni çeljen e dëshmisë së trashëgimisë te noteri ku babai juaj ka gjendjen civile dhe përfiton në pjesë të barabartë pronën e trashëguar. Për më shumë informacion, jeni të ftuar të kontaktoni me Studio Ligjore “Duraj”!
Advertisement