Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Sabina Dana: Jam xheloze me masë…

Sabina Dana ka qenë pjesë e gazetës tonë disa herë, sepse gjithmonë ka pasur diçka të re për të sjellë për publikun dhe lexuesit e gazetës. Këtë herë, ajo vjen në një rrëfim të ngrohtë, për të na treguar se si ka ndryshuar jeta e saj pas lindjes së vajzës, për dasmën në horizont, por edhe për projektet e reja që ka në dorë për sezonin e ri në muzikë. Sabina përcjell në këtë bashkëbisedim ngrohtësinë dhe dashurinë që mbizotëron në jetën e saj…

Fabjola Kuburi: – Sabina, si fillim, urimet tona për lindjen e vajzës. Ky vit, si duket, ka qenë shumë i mbarë për personazhet publike femra. Shumë prej tyre janë bërë nëna dhe njëra prej tyre je edhe ti. Çfarë ndjesie të ka dhënë mëmësia?
Sabina Dana: – Faleminderit dhe uroj të gjitha femrat beqare: gjetshin njeriun e ëndrrave dhe provofshin ndjenjën e mëmësisë! Në jetën time kanë ndryshuar disa gjëra, por gjithmonë për mirë, në anën pozitive. Dahlina ka ndryshuar gjithçka në jetën tonë. Ajo është bekim për ne.
– Kush ia zgjodhi emrin kaq të veçantë?
– Ia zgjodhëm unë dhe Enea nga emri i lules dahlia. I bëmë një modifikim të vogël dhe doli Dahlin.
– Qan shumë apo është fëmijë i qetë?
– Ajo është kaq e mirë, sidomos kur buzëqesh, por rri zgjuar natën e fle ditën. (Qesh) Gjumin filluam ta kishim problem, por tani jemi mësuar.
– Të ndalemi pak te muzika. Ardhja e Dahlinës në jetë të ka penguar për të sjellë këngë dhe klipe të reja?
– Nuk do ta quaja pengesë, por ajo do përkushtimin dhe përkujdesjen e saj. Në shtator do të vij me një këngë të re goxha të arrirë, të cilën dua ta sjell pak më të veçantë se këngët e tjera. Gjithsesi, do të shihemi në shtator për këtë…
– Do të jetë një bashkëpunim?
– Nuk dua ta them ende, por nëse do të jetë bashkëpunim, të jeni të sigurtë që do jetë me një emër të suksesshëm të muzikës shqiptare.
– Nuk ta uroj, por nëse do të ishte e domosdoshme, do të hiqje dorë nga muzika për familjen?
– Asgjë nuk është më e rëndësishme se familja! Ashtu siç ma urove ti, uroj edhe unë të mos gjendem ndonjëherë në pozitën për të zgjedhur, sepse do të zgjidhja familjen, pa hezitim.
– Çfarë mendon se e bën një këngëtare të pëlqehet nga publiku?
– Në radhë të parë, afërsia që krijon me të, ndoshta duke u paraqitur me thjeshtësi, të jetë vetvetja dhe të mos shtiret aspak. Kam qenë gjithmonë e mendimit që publiku e kupton kur je reale dhe kur mundohesh të hiqesh si tjetër njeri.
– Si ti, ashtu edhe Enea, bashkëshorti, keni shumë impenjime… Sa familjarë jeni?
– Jemi shumë familjarë të dy, sidomos tani që kemi edhe Dahlinën; ajo na mban bashkë gjatë gjithë kohës.
– I lini pusulla, jo vetëm dashurie njëri-tjetrit?
– Rrallë, por edhe ndodh kur bëhet fjalë për ndonjë porosi ushqimi, si për shembull “Enea, mos harro t’i japësh kosin e frutave” ose të tjera të këtij tipi, por jo vetëm unë atij, edhe ai mua. (Qesh)
– Në shtëpi, cila është ndihma më e madhe që të jep Enea?
– Mundohet të më ndihmojë, por ndonjëherë më duket më mirë kur i bëj vetë. Burrat nuk janë për këto punë, ama mund të më mbajë me muhabet, ndërkohë që bëj punët. (Buzëqesh)
– Di të gatuash?
– Po. Gatuaj dhe ç’të gatuar! Vezët e ziera i qaj, sallatën po ashtu, edhe makaronat që dua s’dua, i ha edhe vetë. (Qesh)
– Cila është vërejtja që të bën Enea si këngëtare?
– Ai është shumë kërkues dhe ka gjithmonë një vërejtje për gjithçka, por çuditërisht, përsa i përket profesionit tim, vërejtjet i ka me doza të vogla. (Buzëqesh)
– Të qenit në dy fusha të ndryshme, ti në muzikë, ai në ekonomi, ju ka bërë që të keni mosmarrveshje ndonjëherë?
– Jo, nëse dy njerëz duhen, mirëkuptimi ekziston gjithmonë. Enean e kam mirë se më bën ekonominë e familjes, kurse unë i këndoj kur mërzitet për shpenzimet. (Buzëqesh)
– Përveç këngës, çfarë tjetër mendon se do ta bëjë mirë?
– Nuk e di. Kam përshtypjen se njeriu heziton në fillim për të bërë diçka, por pastaj, kur i është dhënë mundësia, ia del, nëse i përkushtohet, çfarëdo që të jetë ajo. Ja, siç u mësova t’i përkushtohem Dahlinës gjithë kohës.
– Sa këmbëngulëse je?
– Mjaftueshëm, për të arritur atë që dua.
– Sipas teje, ku qëndron kufiri midis këmbënguljes dhe kokëfortësisë?
– Kokëfortësia është një këmbëngulje e tepruar, duke ditur që ka më shumë mundësi të mos arrish diçka dhe kjo e tejkalon këmbënguljen, por nuk mund të them që kokëfortësia është e keqe sepse ndonjëherë edhe ajo të nxjerr faqebardhë. Një njeri kokëfortë di të përballojë shumë sfida.
– Po midis xhelozisë dhe posesivitetit?
– Nëse xhelozia deri diku është e shëndetshme për lidhjen, posesiviteti është në krah krejtësisht të kundërt, duke e bërë lidhjen të padurueshme dhe jo jetëgjatë.
– Pra, ti nuk je xheloze ndaj Eneas?
– Jam xheloze me masë, edhe pse ai nuk më ka dhënë arsye të jem ndonjëherë.
– Nëse duhet të shkruaje një Cv për të kërkuar punë, cili do të ishte tipari kryesor i karakterit tënd, ai që do ta vendosje në fillim?
– Përshtatem shpejt dhe kam mësuar të dëgjoj më shumë sesa të flas, por unë tashmë e kam punën time, jam 24 orë në dispozicion të Dahlinës. (Qesh)
– Lodhesh për ta mbajtur trupin në formë, të paktën tani pas lindjes?
– Të them të drejtën, tani kam filluar të lodhem më shumë sepse nuk kam patur problem me peshën. Kam filluar ta bëj palestrën pjesë të pandashme të ditës sime, edhe si një formë antistresi. Ndërsa për ushqimet jam e bekuar sepse ha gjithçka dhe nuk kam pasur kurrë probleme me peshën.
– Po bëhet si modë që këngëtare të famshme shqiptare të bëjnë fëmijë gjatë bashkëjetesës. Ti, pse nuk ndoqe këtë rrjedhë?
– Jam tradicionale në këtë pikë! Kam dashur gjithmonë që fëmija im të ketë mbiemrin e të atit dhe kështu është. Unë kam kohë që ligjërisht, jam Sabina Dana Cane.
– Do të na tregosh kur do ta bëni dasmën?
– Besoj nga vera tjetër, por ju do jeni të parët që do e merrni vesh sepse do t’ju ftoj në dasmë si staf. (Buzëqesh)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kujdes nga çrregullimi bipolar!

Next Post

Fle akoma me mamin...

Advertisement