Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Horoskopi 14 shtator-20 shtator

Dashi
Urani është një aleat i mirë për ju në këtë moment, prandaj duhet të kapni të gjitha rastet që ju paraqiten. Kjo mund të jetë një ftesë për të dalë me shoqërinë në momentin e fundit, një punë e re, një apartament me qira të leverdisshme që çlirohet në lagjen që doni. Nuk keni kohë të mendoni gjatë, por pranojeni shansin që ju troket në derë. Në dashuri, gjithçka shkon mirë. Nëse jeni në çift, do të bëni projekte të rëndësishme të përbashkëta. Nëse jeni vetëm, një takim do t’jua kthejë botën përmbys.

Demi
Keni dëshirë të ndryshoni dekorin e shtëpisë. Një divan i ri, një tablo, një bufe e re, një ndriçim i ri, do t’i japë dritë gjithë apartamentit. Krijimtaria juaj është në kulmin e saj, ndërkohë që do të përpiqeni të mos harxhoni shumë para për këto ndryshime. Në dashuri do të ndjeheni mirë dhe do të përfitoni nga kjo për t’i treguar partnerit/es se çfarë nuk ju pëlqen tek ai/ajo. Jupiteri ju ndihmon t’ia thoni mesazhin me humor.

Binjakët
Jeni shumë të dhënë pas familjes, megjithëse ata nganjëherë ju nervozojnë dhe ju hapin probleme. Do të kujdeseni për prindërit, sepse ata kanë nevojë për ju në këtë moment. Në shkëmbim, edhe ata ju mbajnë me të mirë. Nëse ju propozojnë t’ju prezantojnë me një djalë/vajzë të mirë, mos ngurroni, sepse ju pret një surprizë e mirë. Dialogu mes jush do të jetë i sinqertë që në fillim. Jepini pra atij/asaj një shans. Në çift, situata është shumë e qëndrueshme, por edhe shumë romantike.

Advertisement

Gaforrja
Ju keni dëshirë të bëni një pushim të shkurtër në fundjavë. Keni pak frikë nga puna e madhe që ju pret, ndaj një çlodhje do t’ju bëjë mirë. Ende nuk ia keni marrë mirë dorën ritmit të punës. Duket se tranzicioni mes verës dhe vjeshtës është i vështirë për ju, aq më tepër që temperaturat e larta nuk jua lehtësojnë punën. Për fat të mirë, në këtë moment, edhe kërkesat nuk janë shumë të mëdha. Kujdes me shpenzimet që bëni. Në dashuri, gjithashtu, jeni shumë kërkues dhe kjo mund ta acarojë tjetrin.

Luani
Afërdita dhe Marsi në shenjë janë të shkëlqyer për situatën tuaj sentimentale. Parteri/ja juaj është romantik/e e pasionant/e dhe kjo ju bën të ndjeheni shumë mirë. Nëse jeni vetëm, nuk do të humbisni rastin për të takuar njerëz të rinj, mbase mund të gjeni të duhurin. Ju keni shanse që kjo strategji të funksionojë, planetet jua garantojnë këtë. Edhe në punë gjithçka shkon mirë, ju keni dëshirë të fitoni më shumë dhe të vini mënjanë ndonjë lek për ditët e vështira.

Virgjëresha
Jupiteri dhe Dielli janë në shenjë dhe ju do të pësoni ndikime kontradiktore. Mund t’ju vijë një ofertë më e mirë pune, për një vend më prestigjoz, me më shumë përgjegjësi. Ju e dini që jeni të aftë, pra, nuk keni kompleksin e inferioritetit. Jupiteri ju shton mendjekthjelltësinë dhe, nëse kishit më parë dyshime për një lidhje, ato do të fshihen nga qartësia e analizës suaj. Në dashuri nuk është momenti më i mirë; zhgënjime nëse jeni në çift dhe jo ndonjë rast i veçantë për beqarët.

Peshorja
Mërkuri në shenjë ju shtyn të bëni bilancin e jetës suaj, të gjeni se cilat janë prioritetet tuaja, gjë që është e vështirë t’i përcaktosh ndonjëherë. Dashuria apo puna? Martesë, apo ende jo? Ju peshoni protë dhe kundrat, flisni me shokët e shoqet që ju mbështesin deri në fund dhe ju japin këshilla të mira. Megjithëse nuk do t’i merrni tani vendimet, nuk ka rëndësi, sepse keni kohë. Mërkuri do të jetë në shenjën tuaj gjithë muajin, pra, nuk keni pse nxitoheni për subjekte kaq të rëndësishme.

Akrepi
Së shpejti, Saturni do të largohet nga shenja juaj. Pa dyshim, ju keni evoluar, jeni pjekur dhe keni bërë zgjedhje të rëndësishme, keni rregulluar probleme e ndryshuar qëndrime negative. Tani e keni më të qartë se çfarë doni të bëni në jetë, sinjalet janë pozitive dhe e ndjeni se jeni duke shkuar në drejtimin e duhur. Ju nuk ndjeheni më të lidhur me të kaluarën, ndjeheni më të lehtësuar dhe si të çliruar. Në punë dhe lidhje, situata është pozitive.

Shigjetari
Ju mendoni shumë për karrierën dhe e keni të vështirë të ruani ekuilibrin në jetën tuaj private. Keni gjithmonë tendencë të bëni shumë gjëra njëherësh dhe gjithmonë të vështirë të ruani ekuilibrin në jetën tuaj. Partneri/ja nuk ju mbështet shumë në dëshirat tuaja ambicioze ose në projektet tuaja për të shkuar jashtë vendit. Diskutoni me persona të tjerë që mund t’ju japin këshilla të cilat do t’ju evitojnë të merrni vendime të nxituara, për të cilat mund të pendoheni më vonë.

Bricjapi
Planetet në shenjën e Virgjëreshës ju mbështesin në çdo projekt afatgjatë që do të ndërmerrni. Ju do të grumbulloni informacionet e nevojshme, do të takoni njerëzit që mund t’ju ndihmojnë, keni buxhetin e duhur dhe tani duhet vetëm të organizoheni. Mbase doni të rifilloni studimet duke vazhduar punën, të shisni shtëpinë dhe të blini një tjetër, të hapni një biznes tuajin… Vazhdoni, jeni në rrugën e duhur. Ndërkohë, i bëni pyetje vetes për lidhjen tuaj sentimentale…

Ujori
Çifti është në vend të parë të prioriteteve tuaja dhe ju ndjeheni gjithnjë e më të afërm me njëri-tjetrin. Ndjeheni mirë në çift, por keni edhe ndjesinë që nuk po e humbisni lirinë tuaj, gjë që është e rëndësishme për Ujorët. Jeta shoqërore gjithashtu është shumë e pasur dhe do të takoni njerëz të rinj që ju duken shumë interesantë, mbase sepse vijnë nga një univers kulturor ndryshe nga i juaji, apo nga një vend tjetër. Do të bëni ndryshime në pamje dhe për këtë, do të merrni komplimente.

Peshqit
Këtë javë do t’ju duhet të merrni vendime të ndërlikuara dhe do të ndjeheni të stresuar. Mos bëni asnjë zgjedhje për të cilën nuk jeni 100% të sigurt. Nëse keni ndonjë dyshim, shtyjeni vendimin për më vonë, ose anulojeni fare. Partneri/ja përpiqet t’ju ndikojë në drejtimin që dëshiron, por ju keni mendjen tuaj dhe kjo ju mjafton. Në punë merreni vesh mirë me të gjithë; atmosfera është e mirë dhe kjo ju stimulon.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Njoftime nga Shqipëria

Next Post

Bledi Shkëmbi: Në Kroaci, me besimin të plotë se mund t’ia dalim

Advertisement