Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kek me kunguj dhe tërshërë

Përbërësit:
3 vezë të mëdha
1 filxhan vaj
1 ¼ filxhan sheqer
½ filxhan sheqer kaf
1 lugë gjelle ekstrakt vaniljeje
3 filxhanë miell
1 lugë kafeje kripë
1 lugë çaji kanellë e grirë
1 lugë çaji sodë buke
1 lugë çaji pluhur pjekës
¼ lugë çaji arrë myshku e grirë
3 e ½ filxhanë me kunguj të grirë trashë
1 ¼ filxhanë tërshërë
3 lugë gjelle sheqer
1 filxhan me arra (nëse i dëshironi)

Përgatitja:
Ngroheni furrën në 170 gradë celsius. Lyeni me vaj dhe vini letër furre në dy forma keku të stërzgjatura, duke e nxjerrë letrën edhe jashtë. Nëse përdorni arra, atëherë vërini për t’i pjekur në forma, dërisa të lëshojnë aromën e tyre, 8-10 minuta. Lërini të ftohen dhe pastaj grijini trashë.
Rrihni vezët, vajin, sheqerin e bardhë, sheqerin kaf dhe vaniljen në një tas të madh, derisa përzierja të bëhet homogjene. Përzieni edhe miellin, kripën, kanellën, sodën, pluhurin pjekës dhe arrën e myshkut. Bëni një vrimë në mes të përbërësve të thatë dhe hidhni aty ata të lëngshëm. Përziejeni brumin me një pirun (brumi do të duket i thatë). Shtoni aty kungujt, arrat e një filxhan tërshërë dhe masën hidheni nëpër forma. Përzieni 3 lugët e mbetura të sheqerit me ¼ filxhani tërshërë në një tas të vogël dhe hidhjani përsipër brumit. Piqini në furrë afro 70-80 minuta, derisa një kunj i futur në qendër të kekut të dalë i pastër. Lërini tavat të ftohen për 30 minuta, pastaj hiqeni me kujdes kekun dhe lëreni të ftohet krejtësisht, para se ta konsumoni.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

8 zgjidhje natyrale kundër milingonave

Next Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Advertisement