Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Akullnaja në sipërfaqen e Plutonit

Fotot e marra nga anija kozmike Nevv Horizon gjatë kalimit të saj afër Plutonit vazhdojnë të arrijnë në NASA. Këto të fundit zbulojnë një lëvizje akulli në sipërfaqe të tij. Kohët e fundit, NASA deklaroi se kishte zbuluar mbi Pluton vargmale të larta dhe fusha të gjera, falë analizës që iu bë fotove të transmetuara nga anija kozmike Nevv Horizon. Duke vrojtuar këto foto të fundit, shkencëtarët mundën të dallonin lëvizjen e akullnajave mbi sipërfaqen e planetit xhuxh dhe avullit që dilte nga atmosfera. Pikërisht në zonën e pagëzuar “Sputnik Planum”, madhësia e së cilës është afërsisht e njëjtë me atë të shtetit të Teksasit, shkencëtarët mundën të vrojtonin shenjat që tregonin se një pllakë akulli, e përbërë nga azoti, metani, ose monoksidi i karbonit, shumë i pranishëm në këtë zonë, ishte në lëvizje. “Fenomene të tilla janë të ngjashme me ato të vrojtuara mbi Tokë me akullnajat”, ka shpjeguar Bill Mekinon, një shkencëtar i NASA-s. “Në pjesën më në jug të zonës në fomë zemre, ngjitur me zonën ekuatoriale që është e errët dhe me sa duket, më e lashtë, me shumë kratere, depozitat e akullit janë më të hershme”, ka shtuar ai. Sipas tij, ky zbulim tregon se Plutoni zotëron “një bërthamë të dendur, të rrethuar nga një shtresë e trashë akulli, gjë që shton mundësinë e ekzistencës së një oqeani të lëngshëm nën këtë akull. Pikërisht duke u larguar nga Plutoni, pasi iu afrua shumë atij, anija kozmike ka kapur avujt që ngriheshin në një lartësi 130 km mbi planetin xhuxh. Dy shtresa janë të dukshme, njëra në afro 50 km lartësi dhe tjetra në 80 km. “Këta avuj janë një element kyç për të krijuar përbërës kompleksë të hidrokarbonit që i japin sipërfaqes së Plutonit ngjyrën e tij të kuqërreme”, deklaroi astronomi Majkëll Samërs. Anija është larguar tashmë 12.2 milionë km nga Plutoni.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Një letër për ty...

Next Post

8 zgjidhje natyrale kundër milingonave

Advertisement