Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Sapo jeni lidhur? Kujdes me pyetjet!

 

 

Keni rënë dashuri me shikim të parë me një djalë simpatik. Që nga ai moment, keni dëshirë të mësoni gjithçka për të: Filmin dhe muzikantin e preferuar, cilët janë shokët e tij… Megjithatë, nuk është mirë të dish gjithçka që në fillim të një lidhjeje…

Advertisement

 

Jemi dakord, besimi dhe sinqeriteti janë çelësi i një lidhjeje të shëndetshme për shumicën e çifteve. Ju keni dëshirë (dhe është normale) që lidhja juaj të funksionojë. Si arrihet kjo? Duke ruajtur pak misterin, sidomos kur bëhet fjalë për të kaluarën dashurore të secilit prej jush. Së pari, sepse nëse i zbuloni të gjitha në fillim, nuk do të ngelet më gjë për të zbuluar. Dihet se pritja është fillimi i kënaqësisë dhe ta zbulosh tjetrin pak nga pak, është 100 herë më eksituese. Së dyti, ka subjekte që zemërojnë edhe çiftet që shkojnë mirë me njëri-tjetrin dhe t’i prekësh më vonë, kur lidhja do të jetë më e qëndrueshme, është një vendim i mençur. Ja, pra, 4 subjekte që duhet t’i lini për më vonë.

 

  1. Me sa vajza ka shkuar

Nëse ka një person në botë që ka arritur ta prekë këtë subjekt pa shkaktuar reaksione negative te pala tjetër, atëherë është për t’i hequr kapelen… Ky është një subjekt që duhet ta evitoni si murtajën. Cilidoqoftë numri, duke pranuar se djali do të përgjigjet në mënyrë të sinqertë, ai do të zgjojë te ju një krizë paranojake. 2 apo 3? “O, ai paska eksperiencë seksuale sa një adoleshent 17 vjeçar”. 15 apo 20? “Obobo, paskam rënë në dashuri me një donzhuan”. Atëherë, ia vlen më mirë të mos ia bëni këtë pyetje. Mësoni të mposhtni kuriozitetin tuaj.

Pastaj, kjo pyetje do të tërheqë një tjetër: Edhe ai do të ketë dëshirë të mësojë sa djem kanë kaluar në shtratin tuaj. Nuk është subjekt shumë romantik, sidomos nëse lista juaj është më e gjatë se e tij. Egoja e tij mund të vuajë dhe kjo rrezikon të njollosë imazhin e vajzës së pastër që ai ka krijuar për ju (eh, po, është e padrejtë, por është ende aktuale në vitin 2105, që një burrë që ka pasur shumë të dashura është i zoti, ndërsa ekuivalenti i tij femëror konsiderohet si një vajzë e lehtë, për të mos thënë epitete të tjera).

 

  1. Nëse ka tradhtuar në jetën e tij

Sigurisht, nëse djali i ri që ka hyrë në jetën tuaj është një tradhtar kronik, ju keni të drejtë ta mësoni dhe, sa më shpejt, aq më mirë (përveçse nëse keni vendosur të keni një çift të hapur). Por, nëse ai nuk është një tradhtar kronik dhe është bërë pishman pas një tradhtie, më mirë të mos e merrni vesh menjëherë, bile më mirë të mos e merrni vesh fare. Ju keni dëshirë të mësoni pse dhe si, çfarë pamjeje kishte kjo vajzë, si ka reaguar, etj. Me një fjalë, shumë detaje intime dhe jo shumë të lavdishme, që mund t’ju faniten edhe në ëndërr dhe të prishin këtë ndjenjë që sapo ka lindur. Është mirë të dini diçka më shumë, më vonë. Kështu, mund t’i tregoni edhe ju ndonjë sekret tuajin, ndonjë mbrëmje, pasi keni pirë, por në përgjithësi, është mirë t’i evitoni subjekte të tilla.

 

  1. Pse lidhja e tij e fundit nuk ka funksionuar

Kur fillon një histori dashurie premtuese, ke dëshirë të mos riprodhosh gabimet e bëra në të kaluarën. Ju doni të keni një çift të përkryer? Shumë mirë, por nuk do ta arrini këtë duke e bombarduar të dashurin tuaj të ri me pyetje mbi lidhjen e tij të mëparshme: “Sa herë bënit dashuri në javë?”, “Kur grindeshit, kush tërhiqej i pari?”, “Kush komandonte në çift?”. Ç’rëndësi kanë këto pyetje tani? Lëreni veten të qetë në rrjedhën e lumit të madh të dashurisë dhe shijoni lidhjen pa e analizuar shumë në detaje këtë gjë. Në dashuri, duhet të dish të jetosh momentin.

 

  1. Çfarë mendon ai për ish-in e tij

Ah, subjekti delikat i ish-it, që e nxjerr kokën në të gjitha lidhjet që fillojnë! Mundohuni ta vononi në maksimum këtë bisedë. Pse? Sigurisht, nëse lidhja ka marrë fund me një marrëveshje të përbashkët dhe gjithçka është rregulluar mes tyre, nuk ka probleme në horizont, por në 90% të rasteve, të prekësh këtë temë është njësoj si të hapësh kutinë e Pandorës. Ju nuk keni dëshirë të mësoni që i dashuri juaj është lënë si një çorape e vjetër, ose që ai ka humbur gjithë dinjitetin e tij duke u qarravitur në dritaren e kësaj vajze, ose që ish-i i tij i fundit ishte një vajzë histerike që i shkon gjithmonë nga pas dhe atij i është dashur të ndërrojë numër telefoni, sepse ajo i dërgonte 100 sms në ditë. Më keq akoma, mund të mësoni se ai është ende i dashuruar pas asaj që ai konsideronte gruan e jetës së tij. Ah!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

E dëmton aspirina stomakun?

Next Post

Te qeshim pak...

Advertisement