Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Jonida Maliqi: Veten e dua, por më shumë dua Danin!

 “Jam bërë si ti” mban titullin “rikthimi” pas dy vjetësh pauze i këngëtares Jonida Maliqi. Këtë rikthim Jonida ia ka besuar mikut të saj, kantautorit Flori Mumajesi me të cilin ka një miqësi të vjetër. Një baladë që përcjell ndjenja pa fund dhe një interpretim i shkëlqyer i Jonidës në këngë dhe klip, e bëjnë “Jam bërë si ti” një ndër këngët më cilësore të prurjeve të shumta të kësaj vere. Jonida tashmë veçohet edhe si një ndër ikonat e modës dhe merret shembull nga shumë vajza për stilin e saj. Por, si është Jonida jashtë kornizave të personit publik? Në këtë bisedë mjaft të sinqertë, ajo na tregon mjaft gjëra interesante duke ju shuar kuriozitetin dyvjeçar të mungesës së saj në muzikë. Një bisedë e ngrohtë, para pushimesh të gjata…

 

Mia Buci: – Jonida, “Jam bërë si ti, trupin e kam unë, shpirtin e ke ti”, tingëllojnë vargje që përçojnë emocion… Çfarë mund të na thuash ti për këngën tënde më të re, me titullin “Jam bërë si ti”?

Advertisement

Jonida Maliqi: – Këtë këngë unë e kam ndjerë shumë qëkur e kam dëgjuar për herë të parë. Ky klip ngjan si një film dashurie me metrazh të shkurtër, përcjell shumë emocion e pasion jo vetëm kënga, por edhe interpretimi im dhe i aktorit në klip, balerinit të famshëm Ledian Agallijaj.

Thuhet se çiftet që rrinë për një kohë të gjatë bashkë, marrin hijen e njëri-tjetrit, bëhen si tjetri. Me ty dhe Gentin, ka ndodhur kjo?

– Patjetër që po. Unë dhe Genti kemi 15 vjet bashkë, kështu që është e pamundur të mos kemi marrë nga njëri-tjetri, por filozofia e kësaj kënge është akoma më e thellë sepse çdokush mund ta perceptojë sipas gjendjes së tij personale.

Rrugëtimi yt në rrugën e këngës ka qenë një vazhdë realizimesh cilësore, të përmbyllura me sukses… Për çfarë je më shumë krenare?

– Unë jam përpjekur gjithnjë të krijoj materiale të mira muzikore që jam edhe vetë e bindur se më përshtaten mua si vokalisht, ashtu edhe artistikisht. Patjetër që ndihem krenare për cilësinë e krijimtarive të mia dhe jam e lumtur që nuk më është dashur të bej kompromise me vetveten.

– A mendon se ka një formulë që garanton mbarëvajtjen në këtë le të themi pasion, apo biznes?

– Mendoj që pasioni, puna dhe talenti janë çelësi i suksesit të kësaj krijimtarie. Unë për vete do ta quaja pasion, pasi biznesin e kam parë në një këndvështrim tjetër.

– Kënga është ajo që Jonida di të bëjë më mirë?

– Patjetër që kënga është pika ime më e fortë dhe dashuria ime më e madhe në jetë, pas familjes.

– Vendi, qoshja jote e preferuar…

– Qoshja ime e preferuar është dyqani im, pasi është vendi ku unë kaloj pjesën më të madhe të ditës sime, por nuk do të lija pa përmendur këtu edhe makinën, ku unë preferoj të dëgjoj muzikë me zë të lartë e të këndoj. (Buzëqesh)

– Gjëja e parë që të vjen ndërmend kur thua “Dan”…

– Dashuri e pafundme dhe pa kushte.

– Cilët janë faktorët që kanë ndikuar në formimin e karakterit të Jonidës?

– Sigurisht që parësore ka qenë familja dhe më pas, si çdo femër, dëshira e madhe për të qenë e realizuar si personalisht, ashtu edhe profesionalisht.

– Ajo për të cilën të gjithë bien dakord dhe e pëlqejnë te ti është stili, të qenit një ikonë mode në Shqipëri. E ndjen ndonjëherë këtë si një tjetër përgjegjësi që ta kanë ngarkuar padashur, si një “presion” për të qenë gjithnjë në formë dhe një guidë mode?

– Nëse unë frymëzoj njerëz, më bëhet qejfi dhe patjetër që ndihem mirë, por nuk mund të them që kjo pjesë e brendshme e imja të cilën unë e bëj pa kurrfarë angazhimi ekstra, më bën të ndjej përgjegjësi.

– Me rritjen, njeriu e kupton jetën ndryshe. Çfarë të ka mësuar eksperienca së fundmi?

– Mendoj se jeta nuk është perfekte për askënd, ndaj çdo problem që del përpara duhet marrë lehtshëm dhe me qetësi. Kaq mjafton për të qenë gjithnjë e më e lumtur. (Buzëqesh)

– Ke tentuar ndonjëherë që suksesi yt t’i kapërcejë kufinjtë e Shqipërisë? E ke parë ndonjëherë veten si një talent ndërkombëtar?

– Jo, ndryshe nuk do reshtja se qeni e pranishme në festivalet e RTSH-së ku është e vetmja mundësi për të çarë në skenën europiane.

– Zëri që të magjeps?

– Sem Smith, Bijonse, Sia dhe shumë të tjerë…

– Çfarë i bën njerëzit të zakonshëm dhe çfarë, të jashtëzakonshëm?

– Sjellja dhe mënyra se si e shprehin dashurinë.

– Je natyrë romantike?

– Jam shumë natyrë romantike, ndoshta edhe mbi normalen. Fantazia dhe kreativiteti që i kultivoj vetes, më bën ta shijoj maksimalisht romanticitetin.

– Një ditë me shi, të frymëzon apo të bën melankolike?

– Unë e kam inat shiun, ndaj ditët e tilla më plogështojnë dhe më nervozojnë.

– Çfarë bën Jonida për t’u kujdesur për pjesën e brendshme përveçse dukjen, që lehtësisht mund të quhet perfekte?

– Unë kujdesem shumë për lëkurën, si dhe trupin tim. Pastërtia për një femër, në kuptimin e gjerë të saj, për mua është mbi të gjitha.

– Je shprehur se je gjithmonë kritike ndaj vetes… Perfektja është ajo që pretendon?

– Aty qëndron e bukura sepse perfektja është gjithnjë e paarritshme. Ndaj do të mbetem kritike gjithnjë.

– Cilat janë format e tua për t’u ndjerë mirë?

– Koha me tim bir, të qenurit në aktivitet sportiv, kur realizoj projekte të tilla si “Jam bërë si ti”, kur më duhet të vendos për koleksionin e ardhshëm të dyqanit si dhe pushimet, veçanërisht ato në plazh. (Buzëqesh)

– Në ç’pikë mendon se e humbet kontrollin e vetes?

– Vetëm kur më shkelin në kallo, kur kalohen limitet e mia.

– Sa e do veten Jonida?

– Shumë, por më shumë dua Danin. (Qesh)

– Cila është puna që nuk do të mund ta bëje kurrë?

– Për mua, puna është vlerë për njerëzit, kështu që nuk mendoj se do të kishte ndonjë punë që nuk do të doja ta bëja, nëse do të kisha nevojë për të.

– Një gjë që ne akoma nuk e dimë për ty, por do të ishte mirë ta mësonim?

– Këtë sezon vjeshte në “Unique shovv shop” do të ketë hapësirë edhe për veshjet nga linjat Kenzo dhe MBMJ për meshkuj dhe femra.

– Çfarë do të doje të bëje edhe një herë?

– Për sa kohë i kam kaluar, është e kotë të fantazosh.

– Kur ka qenë hera e fundit që nuk i ke mbajtur dot lotët nga lumturia?

– Kur kam dëgjuar këngën “Jam bërë si ti” për herë të parë sepse ishte ashtu sikurse e kisha imagjinuar, pas dy vitesh pushim.

– Ke lënë diçka mbrapa (një person, një mundësi, një ofertë), për të cilën më pas je penduar?

– Po, kam lënë, por tashmë kjo i përket së shkuarës.

– Jam kurioze të di, çfarë të pret pas kësaj interviste?

– Pushime të gjata në jug të Shqipërisë! (Buzëqesh)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Supë e ftohtë (gazpaço) me shalqi dhe djathë të bardhë

Next Post

Gerhard Progni: Mund të përballojmë çdo kundërshtar!

Advertisement