Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Jashtëqitjen e kam me gjak, çfarë më këshilloni?

– Doktoreshë Valdete, kam një problem që më shqetëson. Jam 28 vjeçe dhe ndonjëherë dal me vështirësi dhe më çahet pak anusi. Përdor një krem dhe çdo gjë vazhdon normalisht. Por u bënë disa ditë që, pasi dola me vështirësi, jashtëqitja ime është normalizuar derisa mund të dalë dy herë në ditë. Kjo nuk më ka ndodhur gati asnjëherë. Shqetësimi im është se bashkë me jashtëqitjen që e kam pasur të qetë dhe normale, këto tre ditë është shoqëruar me gjakderdhje të shumtë, tre sekonda para dhe bashkë me jashtëqitjen. Theksoj që nuk ndiej asnjë dhimbje.

Dr. Valdete Malaj, gastro-hepatologe: – E nderuar 28 vjeçare me përshkrimin e letrës tuaj kuptojmë që ju duhet të vizitoheni menjëherë. Dhe veç kësaj, besoj, duhet t’i nënshtroheni një egzaminimi që quhet kolonoskopi, egzaminim ky i zorrës së trashë. E them këtë sepse ka shumë sëmundje të zorrës që shoqërohen me gjakderdhje. Nuk mund t’ju jap asnjë lloj mjekimi, apo shpjegim tjetër përveçse këshillen që të vizitoheni menjëherë pa u rënduar gjëndja juaj shëndetësore.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Next Post

E kam syrin e shtrembër, a rregullohet?

Advertisement