Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A shërohet varësia nga bixhozi dhe droga me psikoterapi?

– Jam një prind tepër i shqetësuar nga Fieri që mezi po e përballoj jetën. Nuk e di se nga na mbiu kjo dreq droge! Sa s’më ra tavani në kokë kur mora vesh se djali im bixhozçi, përveç që pi duhanin, paska qënë edhe përdorues droge. Në këto raste thuhet: mos hezito por shit shtëpinë e trajto fëminë se shtëpinë e bën përsëri, por djalin nuk e gjen më. Ju jeni prind vetë dhe për hir të Zotit më thoni a shërohen këta bixhozçinjtë apo drogaxhinjtë, apo të mos cfilitem kot më tej? Me respekt, një prind nga Fieri.

Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist: – I nderuar prind i dëshpëruar, sapo më thonë në telefon për raste të tilla, menjëherë ju them “sille sa më parë fëmijën”, njëlloj sikur të më thonë se e ka “kafshuar” gjarpëri! Kjo sepse sa më shpejt që të fillojë trajtimi, aq më mirë do të jetë, dhe sa më i vonuar, aq më shumë lotë, pasojë e harxhime dhe aq më i pakët rezultati. Asnjë psikoterapeut në botë nuk do të dëshironte që të kishte bixhozçinj, apo përdorues droge, alkooli, duhani, apo gjithfarë varësish, por ja që jeta i ka dhe këta për të cilët, me të drejtë thuhet, si mjerë atyre që u bie për “hise”. Unë personalisht njoh shumë ish-bixhozçinj, norkomanë apo alkolistë të cilët i kanë thënë “lamtumirë” një herë e përgjithmonë këtij vesi shkatërrues, kësaj varësie e cila po nuk u trajtua të zhyt e të mbyt. Shumë prej tyre janë edhe kosovarë apo nga Mali i Zi, të cilët m’i kanë sjellë familjarët me merak dhe preokupim të madh për të “fituar” njeriun e tyre, pasi, ata më parë sesa ne, ia kanë parë “sherrin” siç shprehen ata drogës, bixhozit etj. ndërkohë para viteve 1990 fenomene të tilla tek ne pothuajse nuk njiheshin, edhe pse disa kanë tendencën që ta quajnë këtë “pastërti nën diktaturë”. Le të jetë si të jetë, por unë që në librin tim të parë “Edukata Seksuale” në 1984 kam qënë i pari që kam thënë: “Kujdes se hapja me botën ka të mirat e saj të mëdha, por do të na futen si pa “dogane” edhe të këqijat e civilizimit të sotëm, nga të cilat vetë Perëndimi ka dhënë prej vitesh alarmin”.

– Që në fillim të kësaj përgjigje doja të thoja se parandalimi është shumë më i lehtë sesa trajtimi e reabilitimi, prandaj prindërit, edukatorët të mos presin që diçka të ndodhë e pastaj ata të merren me të pasi kjo do t’u kushtojë shtrenjtë. Së dyti, të mos besojnë shumë tek masat shtrënguese, pasi droga e bixhozi sot gjenden deri edhe në burgje, ku nuk kalon as miza pa e parë gardianët. Gjithësesi, pr,a u gjendet edhe “ndalesave” të ashpra, madje duhet thënë se ndalesat e ashpra kanë patur edhe pasoja pasi narkomanët e bixhozçinjtë janë mjeshtër të gënjeshtrave e në ca raste krizash bëhen aq agresive sa mund të vrasin edhe prindërit, apo bamirësit e vet. As mos besoni se narkomanët do t’i shërojnë neuropsikiatrit, spitalet apo disa qendra pa psikologë klinicistë. Marrja e metadonit apo kimikateve të tjera medemek si qetësues mund të jenë ndoshta po aq të dëmshëm sesa vetë droga, pasi edhe ata janë “drogë” ose është siç thonë në popull njëlloj sikur të synojmë të pastrojmë “fekalet” me “urinë”. Prindërit e mençur i bindin e i motivojnë fëmijët për të ardhur tek psikologu dhe këtë unë e kuptoj që në bisedën e parë ose në sesionin e parë nëse ata janë të bindur e të vendosur për të qënë bashkëpunues, apo shtiren sikur bashkëpunojmë, por e kanë vetëm për fasadë sidomos kur premtojnë se do t’i lënë këto vese vullnetarisht gjë që nuk ndodh. Ose mund të shkojnë tek disa “pseudoshërues” apo “psikologë” të vetëshpallur të cilët i miklojnë sa për t’u “rrjepur” ca para.

Advertisement

Ai që trajtohet që në fillim duhet të dijë se çfarë do të bëjë psikoterapeuti dhe se çfarë kërkohet prej tij. Trajtimin e klienteve me varësi nuk mund ta bëjë kushdo, ai do mjeshtëri të madhe, por edhe përvojë, edhe talent, edhe durim. Pavarësisht se ata duken si të viktimizuar nga “budallallëku” shumica prej tyre kanë zgjuarsi të madhe, ndaj psikoterapeuti duhet të kuptojë se në çdo bisedë klinike ku hyjnë në bashkëveprim e “rezonancë” dy të vetëdijshmet e dy të pavetëdijshmet, e pavetëdijshmja e klientit e sulmon terapistin nëpërmjet vetëdijes së vetë klientes. Pavarësisht se klienti di aq shumë gjëra në lidhje me drogen, apo bixhozin ai nuk do që t’i bësh moral, apo ta quash të dështuar “budalla”, “krap” që të do shumë pronari i llotove, apo të ndihet si dikush që i ka humbur vlerat e tani nuk i rifiton më ato që ka humbur. Që në seancën e parë unë përdor një mjet që quhet “shtrati i vdekjes”. Ky është një shtrat “imagjinar” ku klientin e vendos nëpërmjet hipnoterapisë… Klienti e “sheh” veten në atë shtrat në fund të jetës dhe i përgjigjet zërit tim duke më thënë: obobo, e çova jetën time dëm, obobobo, nuk kam më asnjë shpresë, obobobo ska më kthem pas, obobo i mora njerëzit në qafë…, obobo çfarë i bëra vetes… obobo i tmerrova, i largova njerëzit e tani ndihem një fajtor i vetmuar i pashpresë… obobo të gjithë më kanë braktisur e smë ikin dhimbjet e padurueshme… Ju lutem, mos më lini të vdes kështu, me vuajtje, me dhimbje, ju lutem më shpëtoni. Pasi klienti qan e vuan unë i them “zgjohu dhe gëzohu që nuk je në shtratin e vdekjes, je larg, nuk e ke çuar jetën dëm. Ke shumë vullnet e forcë lëviz përpara, jeto të tashmen, bëju “katil” i vetes për të duruar “dhimbjet” e varësisë derisa të çlirohesh e pastrohesh plotësisht. Ky ushtrim pasohet nga të tjerë e të tjerë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Mirelë Jakaj: Një yll me emrin “Mirelë”

Next Post

Pyetje-përgjigje për seksin…

Advertisement