Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Kam pika të zeza në sy, a hiqen?

– Doktoreshë Rezarta më ndodh diçka e çuditshme, sa herë shoh lart, poshtë apo anash shoh dy pika të zeza, pra sa herë i lëviz sytë. A hiqen këto dy pika të zeza se nuk e kuptoj se çfarë janë, por më pengojnë shikimin, më lodhin.

Dr. Rezarta Shkurti, okuliste: I dashur letëshkrues! Ankesa juaj në lidhje me praninë e pikave të zeza në shikim, të cilat lëvizin njësoj me lëvizjet e syrit, përbëjnë një nga ankesat më të shpeshta në praktikën oplitalmologjike të vizitave të përditshme. Ju në letrën që më shkruani nuk më sqaroni për moshen tuaj, pasi këto si probleme zakonisht shfaqen në moshat mbi 50 vjeç. Kryesisht kanë lidhje me probleme të trupit qelqor (corpus vitreum) i cili është një strukturë si xhel që mbush nga brenda syrin dhe është direkt i vendosur në sy pas kristalinës.

Me kalimin e moshës, kjo strukturë që në moshë të re është transparente dhe uniformë, humbet transparencën dhe uniformitetin dhe fillon të krijojë në vetvete disa fragmente të vogla të cilat lëvizin në sy njësoj me lëvizjet e syrit. Pra, nëse ne shikojmë drejt ato qëndrojnë drejt në qendër të shikimit, nëse ne shikojmë majtas ato lëvizin majtas dhe nëse ne shikojmë djathtas, ato lëvizin djathtas. Fakti që ato lëvizin në të njëjtin kah (drejtim) më lëvizjet e syve, vërteton faktin që pozicionohen në trupin qelqor. Faktor rëndese i sëmundjes është përdorimi pa kriter i produkteve me kripë dhe me yndyrë. Nga zarzavatet, spinaqi është ushqimi që nuk rekomandohet në këtë shqetësim. Përsa i përket mjekimit apo zgjidhjes së kësaj situate rekomandohen anticataract të tipit Pirfalin si dhe tabletë orale të tipit: Vitreoxigen. Kombinim i këtyre të dyjave të mësipërme në terapi e bën rezultatin e mjekimit më të frutshëm. Këto janë terapi afatgjata dhe jo afatshkurtra. Ndërkohë rekomandohet kryerja e një lipidograme, ku analizohet gjaku për faktorët e yndyrës. Gjithësesi nuk ka arsye që të shqetësoheni pasi këto pikat e vogla të zeza në shikim janë të kurueshme. Faleminderit për letrën që dërguat.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Organi im seksual nuk funksionon mirë, si të veproj?

Next Post

Me dhemb stomakun, a mund ti konsumoj produktet e qumështit?

Advertisement