Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Art Abazi: Ëndrra e këngës të më bëhet realitet

Art Abazi, është ndër të paktët këngëtarë shqiptarë që nuk bën muzikë komerciale, por muzikë shpirti.  I cilësuar si këngëtari i baladave, sapo ka bërë realitet një tjetër baladë me titull “Andrra jem”. Dhe jo më kot ky titull sepse ka të bëjë me një ëndërr të vërtetë që Arti ka parë para 3 viteve të cilën e quan fantastike. Edhe nga biseda me Artin e kupton arsyen pse këndon kryesisht balada. Ai mbart një botë tepër të pasur. Por ne e dimë që për një djalë simpatik gjithmonë ekziston kureshtja e femrave për të mësuar sa më shumë edhe për jetën perosnale të tij. Ncuk…. nuk ua them. Lexoni vetë intervistën sepse Arti thotë diçka aty vajza…

  • Arti përshëndetje! Si shkoi dita sot?
  • Përshëndetje! Më vjen mirë që po flasim prapë pas njw viti të plotë.. (Buzëqesh) Dita… mirë, veçse nxehtë këtu në Prishtinë…
  • Klipi yt më i ri mban titullin “Andrra jem”. Pse vendose të vish pikërisht me këtë klip tani në verë?
  • Së pari, meqënëse unë nuk i takoj kategorisë së artistëve komercialë, te unë nuk ka rregulla rreth publikimit, rreth sezoneve etj, etj. Pas një viti pushim, kisha nevojë ta bëj një kangë të re, dhe e bona. Ideja ime ishte që në video ta paraqisja veten si n’andērr… Kshtu që patjetër m’u desh që edhe kangën ta titulloja ashtu. E gjithë kjo erdhi si pasojë e një andrre që e pashē para 3 javëve . Ishte fantastike… (Buzëqesh)
  • Nga kush e more komplimentin e fundit për këngën?
  • Sinqerisht, nga ti Mia. (Qesh) Në fakt, jom pafundësisht i knaqun që kom marrë shummmmë komplimente nga një numër i konsiderueshëm i njerëzve. Edhe pse ndoshta osht dasht me i kushtu randsi ma t’madhe detajeve, por gjithsesi origjinaliteti ka vlerë shumë ma t’madhe.
  • Cila është ëndrra profesionale e Artit? Po ajo personale?
  • Andrra profesionale e jemja osht ta kem ni pune t’mirë. T’mos marr pag, por ta jap atë… Ndwr andrra personale osht që andrrėn qe e pashē para 3 jav’ve  t’më bohet realitet.
  • Presupozohet që rregulli numër 1 që e bën muzikën të suksesshme, është të bëjë njerëzit të ndjejnë diçka. Çfarë do ti që të ndjejnë njerëzit ndërsa dëgjojnë muzikën tënde?
  • Besoj se këtë e thotë secili që krijon një kangë pa asnjw pretendim financiar, e thonë ata që primare e kanë vlerën dhe njerëzit. Unë shpresoj që të ndiejnë emocionin që përcjell një muzikë dhe një tekst i bukur.
  • Mendon se çdo gjë është e arritshme në jetë? Ka diçka të paarritshme për ty?
  • Nuk po du me u fut n’filozofi tani, por gjithçka osht relative. Unë për vete jom bind që nuk vlen ajo që duhet t’punosh n’diçka për ta arritur atë. Gjithçka i takon fatit.
  • Arti, këngëtari i baladave. Është kjo një mënyrë për të patur sa më shumë fanse femra apo baladat janë ato që ty të flenë në shpirt?
  • Kto kohë, domethënë që prej kur fillova me kangën para dy viteve, kom pasë nevojë t’këndoj veç kangë t’qeta, balada, madje edhe n’shpi. Nuk e di, ndoshta së shpejti me një kangë dance. S’i dihet, si të më vijë…
  • …dhe si gjithmonë, pyetjet për femrat nuk mungojnë. Të ta bëj pyetjen apo do më japësh direkt përgjigjen?
  • Mos ma bëj hiq! Ende jom në kërkim…prandaj t’thash “shpresoj që andrra e kangës t’më bohet realitet…”
  • 3 karakteristika që e bëjnë një femër tërheqëse për ty?
  • Mjafton vec 1 … se po i pati 3 do martohem direkt pastaj. Qëndrimi dhe s’ka tjetër !
  • Je me mendimin se njeriu dashuron vetëm njëherë në jetë apo më shumë se njëherë?
  • Ai që ka karakter t’fortë dhe që është me t’vërtetë njeri.. dashuron vec 1 herë .. gjithë jetën!
  • Mendon shpesh për ish-et apo i konsideron kapitull të mbyllur?
  • Mendoj shpesh! Fatkeqësisht!
  • Si shndërrohet Arti kur bie totalisht në dashuri?
  • fakt nuk osht se transformohem në njeri tjetër. Osht e vërtetë, jom ma i qetë dhe ma i dashtun për rrethin…
  • Nëse tani mbyll sytë, çfarë shikon?
  • S’po shoh asgjë, veç zi. (Qesh)
  • E ke ndjerë ndonjëherë të nevojshme të marrësh këshilla për femrat, nga mamaja?
  • Mamin e kom këshilltaren kryesore të kabinetit tim.
  • Flirton shpesh? Të duket kjo argëtuese?
  • Edhe po t’doja, s’kom kohë, por s’më bo shumë përshtypje, sinqerisht
  • Diçka që të ka lënë shije të mirë së fundi?
  • Një lang i pjeshkës që e piva 30 minuta para se t’flasim..
  • Hera e fundit që ke dhuruar lule? Kujt?
  • Gjyshes, mamit, tezes për 8 mars.
  • Nëse vajza që të pëlqen nuk ka të njëjtat shije muzikore me ty, do të të shqetësonte kjo?
  • Aspak, bile do t’kisha pas qef…
  • Pyetja që po të mundon shumë këtë periudhë?
  • S’e di, s’ka diçka t’vecantë.
  • Zakonisht djemtë simpatikë përfliten për lidhje me disa femra, por ti duket se je treguar shumë i kujdesshëm në këtë pikë. Nga çfarë do ta ruaje më shumë një marrëdhënie?
  • Te unë s’ka ndodh kjo, ngaqë s’jom simpatik (Qesh) Isha dikur… Do ta ruaja nga komentet e t’tjerëve.
  • Pse është bukur të jesh artist?
  • Vec për faktin që jeton më bukur, nuk i përfill t’gjitha rregullat, je më i lirë…
  • Për t’ia dalë mbanë, beson më shumë në Zot apo në forcën tënde të brendshme?
  • Zot ( Fat ) 90%, 10% varet nga ti!
  • Nëse dikush vjen dhe të thotë: “Më mban mend?” , po ti nuk e mban mend, si do reagoje?
  • “Po si s’të mbaj mend?! Qenke rritur… dhe je bërë më e bukur!”
  • Vera erdhi… I ke menduar si do t’i kalosh këto pushime?
  • Po e hoqa barkun, do vij në Dhërmi, po vazhdova kështu,  pushimet do i bëj n’vaskēn time.
  • Do mund të niseshe për pushime vetëm?
  • Jo, në asnjë moment.
  • Personi që do të doje të falenderoje?
  • T’gjithë ata që për kto vite, ma kanë thon noj fjalë t’mirë.
  • Ëndrra e fundit që ke parë?
  • Dëgjojeni kangën..
  • Vendi që viziton më shpesh?
  • . Brezovica
  • Hera e fundit që ke humbur avionin?
  • S’më ka ndodh asnjëherë.
  • Loja jote e preferuar?
  • Gjërat që të interesojnë më shumë tani?
  • Shëndeti, familja.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

10 gjëra që një grua nuk duhet t’ia thotë burrit të saj

Next Post

Për të pasur një martesë të lumtur...

Advertisement