Përbërësit për 20 qofte të vogla
1 patëllxhan i madh, ose 2 të vegjël
1 vezë
2 thelpinj hudhre të shtrydhur
130 gramë tul buke
90 gramë parmezan
2 lugë gjelle vaj ulliri
100 gramë djathë i bardhë
4 lugë majdanoz
Pak miell, kripë, pipër
Për salcën: Kos, kumin, spec djegës, limon, kripë
Përgatitja
Prisni patëllxhanët për së gjati në feta të holla dhe vërini në furrë 10 minuta të piqen me vaj ulliri, derisa të zbuten dhe prarohen. Pasi janë pjekur, kalojini në mikser. Në një tas përzieni me pirun (jo me mikser) të gjithë përbërësit dhe shtoni patëllxhanët e grirë. Formoni qofte të vogla, lyejini me miell dhe skuqini para se t’i servirni. Shërbejini me salcë kosi me përbërsit që keni më lart, të shërbyer me disa feta limoni.