Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

11 monedhat më të pazakonta në botë

Shumë më parë se të emetoheshin monedhat, njerëzit bënin tregti me gjënë e gjallë dhe erëza. Në kohët më të vonshme janë përdorur si mjet pagese edhe kakao dhe djathi parmezan. Këtu më poshtë keni 11 nga monedhat më të pazakonta nga e gjithë bota.

 

  1. Guacka deti

Guackat e detit që sot përdoren për varëse janë përdorur si monedhë në Kinë, Afrikë dhe Arabi, megjithëse, kur mbaruan rezervat nga oqeani, njerëzit filluan të prodhonin versionet e tyre. Mbase ishte përpjekja e parë për të prodhuar monedha fallco.

Advertisement

  1. Gurët monedhë të Mikronezisë

Këta gurë janë përdorur si monedhë në ishujt e Mikronezisë, në oqeanin Paqësor, por nuk janë shumë praktikë, sepse janë aq të mëdhenj sa duhet të lëvizen nga disa njerëz njëherësh, nëpërmjet një vrime që kanë në qendër. Megjithatë ata janë vërtet të çmuar për këta ishuj. Gurët gëlqerorë ishin importuar nga kryeqendra e arkipelagut, ishulli i Palaut.

  1. Lëkurë ketri

Në Rusinë e Mesjetës, lëkurat e ketrit përdoreshin në shkëmbim të të mirave të ndryshme materiale dhe mesa duket, ato ende përdoren në disa zona të Finlandës edhe në ditët e sotme.

  1. Monedhat e Shteteve Islamike

Shtetet Islamike (ato shtete që janë të bazuar në islam), kanë filluar të emetojnë monedhat e veta, sipas fotove të kohëve të fundit, të postuar në mediat sociale. Monedhat e arta janë bazuar në dinarin irakian, të dizenjuar në kalifatin e vjetër (shtetet e para islamike) të Uthmanit (shok dhe dhëndër i profetit Muhamed). Shtatë kallinjtë e grurit i referohen Kuranit.

  1. Kryqi i Katangës dhe monedha Kissi

Afrika ka monedhën e vet unike, që përfshin kryqin e Katangës, i cili është i përbërë nga bakri. Vendet e Afrikës perëndimore përdorin edhe monedhat Kissi, të cilat janë rripa hekuri, të lidhur me njëri-tjetrin me përdredhje, të rrahur me çekiç dhe me majë të sheshtë.

  1. Notgeldi gjerman (monedhat e emergjencës gjermane)

Gjatë Luftës së Parë Botërore dhe më pas, Gjermania nuk mund të prodhonte më monedha metali në sasinë e duhur, kështu që emetoi disa para emergjence, të quajtura notgeld. Ato prodhoheshin nga çdo lloj materiali, që nga letra e deri tek letrat e bixhozit, rripa lëkure apo copa druri.

  1. Paraja gjermane e Ishujve Çanell (Channel)

Ishujt Çanell (që ndodhen mes Anglisë dhe Francës, në kanalin e La Manshës), ishin e vetmja tokë angleze që u pushtua nga forcat gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Meqë monedhat filluan të mbaroheshin (pjesërisht sepse trupat pushtuese i merrnin ato si suvenire), ishullarëve iu desh të përdornin kartmonedhat e veçanta të krijuara nga pushtuesit e tyre gjermanë.

  1. Kartmonedhat pa kokë të Zaires

Për shkak të rrëzimit të presidentit Mobutu, në vitin 1997, qeveria e Zaires (tani Republika Demokratike e Kongos), ngeli pa kartmonedha, ndërkoë që po printoheshin kartmonedhat e reja. Kështu që ata thjesht hoqën prej tyre fytyrën e ish presidentit nga kartmonedhat e vjetra që ende ishin në qarkullim.

  1. Kartmonedhat e stampuara të Transnistrisë

Kur shteti i Transnistrisë u shkëput nga Moldavia, si pasojë e shpërbërjes së BRSS, u gjet një mënyrë inteligjente për të prodhuar kartmonedhat e veta të përkohshme: Thjesht u ngjitën pullat e veta në bankënotat e vjetra sovjetikë.

  1. Dollarët e Disneit

Disnei filloi të emetojë kartmonedhat e vet në vitin 1987, të cilat mund të përdoreshin në Disneilandët e Kalifornisë dhe Floridës. Ato mund të përdoren sot në rezortet amerikane, për rezervimet e kruazierave, në dyqanet Disnei dhe në pjesë të ishullit privat të Disneit, Castavvay Cay. Restoja kthehet me dollarë të zakonshëm.

  1. Monedha dixhitale Bitcoin

Paratë janë bërë tashmë dixhitale me shpikjen e Bitcoin dhe të ngjashmeve me të. Nuk janë para reale dhe nuk emetohen nga një bankë qendrore. Kështu llogaritë për shërbimet e ndryshme mbahen nga vetë përdoruesit, që njihen edhe me emrin minatorë dhe shpërblehen me bitcoin. Vlera e kësaj monedhe lëviz shumë, megjithëse ata që e blenë në fillim lirë fituan shumë, sepse blerja e saj më pas u parhap si ethja e arit.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Njoftime nga Shqipëria

Next Post

Si të veproj me djalin tim që po më bëhet kriminel?

Advertisement