Kam besuar shumë tek ëndrrat, jam kapur fort pas shpresës dhe sa herë që loti pikoi gjithmonë u mundova të kem të gjej një arsye për të buzëqeshur… Nuk duhej të lodhesha shumë sepse ti ishe gjithmonë këtu, në kujtimet e mia! Më mjafton të mendoj për ty dhe marr forcë të kaloj çdo sfidë. Sa herë që dikush më bën të qaj, më kujtohet kur ti bëje çdo gjë që unë të buzëqeshja, sa herë që dikush më gënjen më kujtohet që ti kurrë nuk ke bërë një gjë të tillë, sa herë që dikush më gjykon, më kujtohet koha kur ti gjithmonë më shfajësoje për gabimet e mia ose nuk i përmendje fare ato. Je personi i vetëm që më kujton mirësinë sa herë që përballë kam të keqen! Je vullneti im, forca ime, kuptimi i jetës time… ndaj dhe të ruaj me kaq fanatizëm brenda shpirtit tim… nuk lejoj të të prekë askush, sepse ti je ana ime e mirë! Ti je special, ndoshta e ke degjuar shpesh, por nuk besoj se je lodhur duke e degjuar. Je special sepse vetem ti di të jesh ashtu, ke prekur jeten e dikujt në mënyren më të veçante, ashtu sikurse askush nuk ka arritur ta bëj! Ke qënë atje kur kam patur nevoje, kur jam ndjere e trishtuar dhe e vetme ti ke qëne gjithmone! Më ke dhene qetesi, kete njeri qe po te shkruan e ke bere te qeshi. Ke qene duke gezuar me mua ne kohe te mira, më ke ngushëlluar ne kohe te veshtira. Sa here kam dashur te flas më ke degjuar… Asnje njeri nuk dhuron si ti, ti gjithmone ke ate buzeqeshjen qe me inkurajon dhe me inspiron. Me ke bërë te perpiqem më fort kur nuk ja kam dale, me ke bërë te besoj ne veten time, sepse ti ke besuar ne mua!. Te falenderoj qe me ke ngritur kur jam rrezuar, dora jote ka qen aty dhe kur te kam lenduar! E ke zgjatur ate pa hezitim, askush nuk do bente te njejten gje qe bëre ti. Me ke dhuruar drite ne ditet me te errta, dhe buzqeshje në ditet më të trishta. Më mungon deshperimisht perqafimi jot, por e di qe e kam sa here me flet sa here me shikon, ti je aty ti me Perqafon! Faleminderit qe ke qene gjithmone dhe s’me ke lene vetem asnjehere! Besa.
Heshturazi sonte, teksa mundohem të vras vetminë, për dreq më kujtohesh ti! Sa shumë i urrej kujtimet. Është e vetmja gjë që më ka mbetur nga ty. Edhe pse më lëndove aq shumë, sërisht je kalorsja më e dashur në mendjen dhe zemrën time. Por sa shumë më dhemb ky fakt. Nuk e imagjinoj dot faktin sesi mund, në çfarë konkluzioni përfundove që arrite ta bëjë një gjë të tillë?! E dija që një ditë do të ikje pa u kuptuar, do largoheshe, në një mënyrë apo në një tjetër! Mbase kështu është më mirë, të paktën kështu më bëre të mendoj. Sa e heshtur mbeti tani çdo gjë pa ty! Sa e largët! Sa konfuz është ndonjëherë ky realiteti, ku dhe pas ikjes tënde akoma nuk më besohet që jeta vazhdon!