Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Urime…

Përshëndes Arturin e kafazit, Arbiolen, Florën, Neritanin, Garipin, Studenten, Durim Sosurin Bashkimin, Ellen, Violen, Lorenen, Lelen, Nardin, Sajmirin, Lozonjaren, Artigon Tartarin etj. që janë pjesë e rubrikës pyesni njeri-tjetrin në vecanti pershëndes stafin e gazetës Intervista që janë nje staf i mrekullueshem dhe me vlera dhe që na e bënë fundjaven me të kendshme dhe me të bukur duke lexuar gazeten. Respekte per lexuesit e gazetës gjithashtu dhe stafin e gazetës “Intervista”. Nga Xhelozja e Nardit Vl

Pershendes zemrën time Nardin që e dua shume dhe që e adhuroj pafund. Nga Xhelozja e Nardit

 

Advertisement

Nga unë, Flamur Bërdëllima, urime për ju:

– Lloj-lloj fjalësh më vijnë në shpirt pas vizitës së Halim Kosovës në fabrikën “Kler”, që drejtohet nga miku im, Flamur Hoxha. Data shënon 5 qershor 2015, e premte. Fjalë si “sinergji”, “Hapje ndaj të vërtetës”, “Thellësi e përmbajtjes shpirtërore”, duan të vihen bashkë, në një sens logjik, gramatikor. Po a ka “sens” më të bukur se dy burra-“burra”, që e mbajnë llafin, si Flamuri dhe Halimi? U kënaqa që ju pashë bashkë miqtë e mi të vyer. Urime!

– Gjithnjë më pulson diçka në tëmtha, kur shoh në ecje (e theksoj: “në ecje”) komshien time Klodi. Edhe kam shkruar për të dhe buzëqeshjen e saj, por pamja e asaj dite, me uniformën e punonjëses së Aviacionit Civil, më… pataksi. Fundi shik, bluza e bardhë, o Zot! Dhe, ecja… ua kalon ku e ku atyre dhjetëra stjuardesave që kam takuar rrugës për në Turqi, Hungari, Rumani, Belgjikë, Jugosllavi, Bullgari etj. Dhe të mendosh që ato zgjidhen me konkurs. Po Klodi jonë shqiptare është ajo që është… Kujtoni pulsin tim në tëmtha. Epo, ç’të them: Urime, moj kinge e pamoshë! Puthe fort djalin, që tani është bërë goxha!

– Dallimin mes “Njeriut të madh” dhe të “famshmit televiziv të momentit” (alias: “flluskë sapuni”) mua ma ofron çifti: Dhimitër dhe Roza Anagnosti. Këta njerëz të historisë së ndritur të kinematografisë, që rrinë aq qetë, në atë klubin pranë Universitetit të Arteve, Dhimitri që s’e ndan cigaren dhe Roza që gjithnjë më pyet për motrën time, Shpresën. Këta artistë të mëdhenj, që janë edhe njerëz po kaq të mëdhenj, ma ngrohin shpirtin. Ma ngrohin fort, me modestinë e tyre proverbale. Ju përqafoj fort dhe ju uroj jetë të gjatë!

– Me ndjenjën më të thellë të respektit njerëzor të drejtohem ty, ish-oficer i shkollës teknologjike, Rahit Haxhiaj, sot pensionist, për atë që bëre për rregullimin e “Palestrës Natyrore”, aty te Liqeni i Tiranës. Aty ku ushtrohen mijëra vetë, çdo ditë, në çdo orë, por asnjë nuk u kujtua të shkonte te saldatori, te koncerti, tek ai, te ky, etj. etj. Po ja që ti nuk përtove. Ditë të tëra, kilometra të tëra. Zoti të bekoftë miku im Rahit. Siç e thonë të gjithë (edhe demagogët) ti u takon njerëzve të rrallë, që bëjnë vullnetarisht diçka për komunitetin! Ku ike, më thuaj?! Ndaj të uroj nga zemra, Njeri me “Nj” të madhe!

– Kam ardhur disa herë te ty, aty te firma “Koral”, i dashur miku im Elidon dhe më së shumti nuk të kam takuar, por kam gjetur një kolektiv njerëzish shumë të edukuar (të paktën te reparti i përpunimit dhe pastrimit të peshkut). Kjo mua më ngroh. Kur ke një staf të tillë punëtorësh, pushuesish e deri te polici, gdhihesh pa merak, si thotë fjala. Me një sinqeritet që më buron vetiu, u uroj të gjithëve lumturi në familjet e tyre. Urime!

– Kërceva përpjetë nga gëzimi kur dëgjova, i dashur Baftjar, se janë akorduar 13 milion euro për Gjanicën. Nga një lumë që “i ishte prishur sistemi i tretjes” dhe “villte” në qytet e deri ku mbaron Semani, ai do të kthehet në një aset shëndeti dhe relaksi. Në prag të largimit, nuk mund t’i bëje dhuratë më të bukur popullit të Fierit me lajmin që dhe, i dashur miku im, Baftjar Zeqaj. Urime!

– Sado të bukura të jenë fjalët e mia, sado të sinqerta qofshin ato, nuk maten dot me trupin tënd, miku im i ri Robert Gjoni. Të them të drejtën, m’u kujtua trupi im kur isha Skënderbegas. Por… do ti?! Edhe ti paskesh qenë begs. Madje më mbaje mend! Të uroj fort miku im, ty, shoqen tënde gjithashtu fizkulturiste dhe të heq kapelen që i respekton edhe sot, mësuesit tanë të shkollës. Faleminderit që ma lexove librin! Urime, dy herë urime.

– Nuk kam nevojë t’i drejtohem për ndihmë mënçurisë për këtë urim, se nuk jam në provim. Po, sinqerisht, shpirti im qesh, kur dy herë në ditë shoh nga Liqeni ish-pedagogun tim mbi 80 vjeçar Isa Goricen dhe pedagogun tjetër afro 70 vjeçar, Agron Gani. Fin dhe shijehollë në leksione, tani ekspozojnë një vullnet të hekurt për ta jetuar jetën në çdo park të gjelbërimit dhe ajrit të pastër. Ju përqafoj fort, të dyve!

– Sa herë të takoj ty, i dashur profesor Lekë Sokoli, flasim për sociologët si D. Myer, E. Froni, G. Jungun, M.Ueber etj. etj. Po kur të pashë atë ditë të premte me nipin tënd, diçka më e thellë se shkenca më hovi zemrën. Diçka që quhet “bulbi” i jetës, pafajësia e saj e që fëmijët, janë “pronaret” më të zotë dhe të natyrshëm. Të uroj fort gjyshërinë, miku im Lekë Sokoli.

– I dashur Kujtim Qefalia! Pas 21 qershorit, nuk do të jesh më kryetar komune. Nuk e di a do të jesh në rolin e administratorit, por di që ke qenë, je dhe do të mbetesh miku im, ti njeri me zemër të madhe dhe djali i njeriut aq të respektuar Myslym Qefalia. Të përqafoj fort, Kujtim!

– Dhe gjërat e bukura nuk reshtin. Një pasdite takova mikun dhe idhullin tim, shkrimtarin Fatos Kongoli. I thashë, se ashtu si ai vraponte nga Labinot-Mali, për në Elbasan (kur qe mësues), edhe unë vrapoja mes borës, nga Tuçi në Fushë-Arrës, për të kapur autobusin për Tiranë. Të dy u bëmë shkrimtarë, po Tosi, është Tosi! Ndërkohë ngjajmë, në dashurinë fare të sinqertë për njëri-tjetrin. Uroj që kjo punë, kështu të vazhdojë, i dashur Tosi!

– Një nga arsyet që kam dashur fort, i dashur Stefan Vuçani, është se të mungon mirësjellja. Bosh. Nuk je nga ata që bëhen njësh me hipokrizinë e bulevardit, apo mashtrimet e shpëlara të ca buzëqeshjeve, mjerisht në modë! Edhe për këtë të kam dashur dhe të dua, po, ai i shkretë telefoni po më… hesht. Deri kur, miku im? Të fala Tones, vajzave, dhëndrrit. Të përqafoj!

– Ishte befasi e këndshme për mua kur të pashë të dielën e shkuar andej nga Liqeni, i dashur Rezart Taçi. Ka një domethënie të madhe kjo, që sipas meje, në analizë të fundit lidhet me dashurinë për jetën. Uroj ta vazhdosh ashtu si Jetmiri dhe Ylljeti, që janë të rregullt. Të lutem, m’i bëj të fala Mustafait, të cilin e respektoj vërtet shumë! Urime!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Djemte kerkojne vajza...

Next Post

Njoftime nga Greqia

Advertisement