Pa ty kjo jetë më duket boshe
Pse e kërrusur shpina jote,
Sikur ka një mal me hidhërim,
Mos është dhimbje a mëkat,
Që ke harruar ti dashurinë?!
Kam nevojë për frymën tënde,
për gjymtyrët, mishin e synë,
Me lëkurën e trupave tanë,
Të mbështjellim dashurinë…
Kam frikë të them të dua,
Se larg teje shumë po vuaj,
Zemrën ma ke përvëluar,
Vallë do ketë mjek për mua?
Ndonëse larg, jemi të dy,
Të rrahurat e zemrës t’i ndjej,
Dhe fryma jote më ledhaton,
Në gjoksin e ëmbël më vjen.
Trupi më dridhet, gjakun më zien,
Hajde i dashur, hajde Ti,
Mallin për ty s’po e shuaj dot,
Largësia më vret në vetmi…
Kjo botë më tej më duket boshe,
S’dua të jetoj pa dashurinë tonë.
Netët pa ty më duken humnerë,
Pritja e gjatë, më shkatërron.
Dora jote, flokët m’i përkëdhelte,
E me to luaje sikur ishe fëmijë
Me krahët e tua më pushtoje,
Me afshe malli dhe dashuri… Luljeta Gjosha Pashollari
Të dua o jetë
Të dua o jetë mizore!
Dhe ty o dashuri e rreme.
Sjelljet, si e lënduar dashnore,
Kurthet e kohës ekstreme.
Shkretëtirat e thata, të largëta,
Ku kërma ndër vite është thekur,
Burimet e pakta, ujëpastra
Të pi llahtarshëm buzëetur.
Rivierat e pamjet panoramike,
Baticat kur vetëm mbeti bregu.
Terri që mbolle në ikje,
Pritja që s’u lodh te hendeku.
Shoshja në vrimat e sitës,
Akrobacitë në tehun e thikës së mprehtë.
Çlodhja në maja e zënë e britmës
Thërritja: të dua o jetë! Mimoza Berisha
Kur dy ngjyrat shkrihen bashkë
Trëndafili më habiti
dy ngjyra shartuar
derdhur një vilar i kuq
dy petale, dashuruar.
Trëndafili kokën ngriti
heshtur çelur, nuk ka gojë
shkrihen ngjyrat si dy trupa
pikturuar si me bojë.
Bëj ta këpus po rri menduar
një gjemb dorën seç më shpoi’
lërmë, më tha, petal i bardhë
që të kuqen të dashuroj. Auror’a CM
U betova
U betova një ditë të të gjej e ndonëse vonë.
Fjalën më duhet ta mbaj, më ki besim.
Siç përrojet rrjedhin prej malesh, me jehonë.
Do të vij një ditë të të gjej, pa dyshim.
Dhe ti premtoje, do vish të më gjesh, një ditë.
Dikur, diku në jetë, në gjurmë të lëna.
Veçse padashur jetës të dy i vumë një pritë.
Dhe dergjet e burgosur në premtime të dhëna! Angjelina Ndoj
Dua mallin pa fytyra
Në narkozë dhe sonte zemra
Bëj çudi si jam i gjallë
Digjet malli brenda shpirtit
…hi nuk bëhet mbetet mall!
Dua heshtjen krejt pa ngjyra
Edhe dhomën fare bosh
S’dua të kujtoj fytyra
Por jo ti, s’mund të mungosh…
Dua mallin pa fytyra
Mos t’më sjellë asgjë nga ti.
Por ty vajzë të fsheh natyra
Sigurisht dhe kjo shtëpi!
Dhe ja hyj në një botë tjetër
Ku asgjë nga ti nuk gjen.
Rrjedhin gërmat përmbi letër
Prapë si poezi, ti vjen!
Në narkozë zemra dhe sonte
Por ja shpirti mbetet gjallë
Te kujtimi yt ngulmonte
E pra ti do t’mbetesh mall! Bledi Ylli
Ideologji pa fund
Sa e thjeshtë është për të vdekur
Për të vdekur, sa e thjeshtë
Gjersa s’mund të bëhesh hekur
…i pavdekshëm s’mund të jesh.
Sa e thjeshtë është të harrohesh
Nga gjithçka që të rrethon
Gjithmonë fundit i afrohesh
…fundi, fundin s’e tregon.
Sa vështirë për të jetuar
Për t’jetuar, sa vështirë
Të jesh gjallë je i dënuar
…thua mbas vdekjes je i lirë?! Bledi Ylli
Sonetë
Ndjenjat në karuselin e pritjes,
Ulërijnë në ngjyrën, e të shpresës zë,
Ku pa fjalë, pa ecje, pa dritë nē shpirt’
Dëgjohen britmat, kur dhembjen lë! Fleta Satka
Fabulë: Të vihet në vend drejtësiaSalla e gjyqit me kafshë plotPrisnin me ankth e me lotUjku kishte ngritur padiSe ishte sulmuar nga një dhiUjku për mbrojtje ka reaguarDhinë në grykë e ka kafshuarÇështja ishte delikateDhia ujkun ka plagosurAi vuri dhelprën avukateS’kishte gjetje më të përsosurDhelpra njihet për drejtësiE shpalosi të gjithë bagazhinTha: të dënohet kjo dhiUjkut ia ka prish imazhinGjyqi bëhej në mungesëDhia s’mund të merrte pjesëNga gjithë ai trup dhe shëndetVetëm brirët kishin mbetë… Gjokë Shkurtaj Vlorë