Grejsi Tona është një nga stilistet që e kthen modën në art të vërtetë. E njohur për përdorimin e guximshëm të asimetrisë dhe krijimtarinë që thyen rregullat klasike, ajo ka sjellë këtë sezon një koleksion këmishash festive dhe palltosh statement, që u bënë menjëherë “on top” për festat e fundvitit. Çdo krijim i saj flet për individualitet, forcë dhe elegancë moderne.

-Grejsi, asimetria është kthyer në firmën tënde dalluese. Çfarë përfaqëson ajo për ty përtej estetikës?

-Asimetria për mua është liri. Është mënyra ime për të thënë se bukuria nuk ka nevojë të jetë perfekte apo simetrike për të qenë e fuqishme. Ajo i jep veshjes karakter dhe gruas një ndjesi unike.

-Koleksioni yt festiv i këmishave u komentua shumë këtë sezon. Si lindi ideja pas tyre?

-Desha të krijoja këmisha që të mos ishin thjesht bazike, por të flisnin. Janë këmisha që vishen për festa, por edhe për momente kur dëshiron të ndihesh ndryshe, e fortë dhe elegante njëkohësisht.

– Palltot e tua u cilësuan “statement pieces” të këtij sezoni. Çfarë i bën ato kaq të veçanta?

-Palltot janë krijuar për gra që hyjnë në një ambient dhe ndihen të pranishme. Prerjet, strukturat dhe detajet asimetrike i kthejnë ato në veshje që flasin për stil dhe vetëbesim.

-Sa rëndësi ka balanca mes artit dhe funksionalitetit në krijimet e tua?

-Është thelbësore. Unë besoj se arti duhet të vishet, jo vetëm të admirohet. Çdo krijim duhet të jetë i bukur, por edhe i jetueshëm.

-Kujt gruaje i drejtohet Grejsi Tona me koleksionet e saj?

-Një gruaje që nuk ka frikë të jetë vetvetja. Që e vlerëson detajin, guxon të dallohet dhe e sheh modën si një formë shprehjeje personale.

Fotot: Henri Njuma

-Çfarë emocioni dëshiron të përcjellësh tek një grua kur vesh një krijim tënden?

-Dëshiroj të ndihet unike, e fortë dhe elegante pa u përpjekur. Të ndihet si versioni më i mirë i vetes.

-Nëse do ta përshkruaje këtë sezon me një fjalë?

-Guxim.

Krishtlindja për Grejsi Tonën është…

Një moment reflektimi, ngrohtësie dhe frymëzimi artistik.

Ngjyra që përfaqëson festat këtë vit?

Për mua, ngjyrat e fundvitit nuk kanë nevojë të jenë të zhurmshme për të qenë festive. Zgjedh tone të qeta si e bardha, bezha, bluja e errët dhe gri të ngrohta, të cilat i japin festës një elegancë të heshtur. Është një festë që ndihet, jo që bërtet ashtu siç e shoh edhe stilin tim.

Veshja perfekte për darkën e Krishtlindjes?

Një këmishë asimetrike statement e kombinuar me një pallto që të bën të ndihesh protagoniste.

Detaji që nuk duhet të mungojë në një look festiv?


Prerja dhe aksesorët. Këto e bëjnë një veshje të paharrueshme.

Dëshira për Krishtlindje?

Më shumë guxim për të qenë vetvetja dhe më pak frikë për të dalë nga kornizat, për të gjitha gratë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here