Miriam Cani dhe Alban Skënderaj u përfolën në media se do të bëhen prindër për herë të tretë.

Shkak u bë një set fotosh familjare për festat e fundvitit ku artistja kishte zgjedhur një fustan të lirshëm.

Megjithatë duket se çdo gjë mbetet në kuadrin e një thashethemi.

E ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe gra”, Miriami tha se për momentin në planet e çiftit nuk është një bebe.

Ajo zbuloi se brenda pak ditësh bashkë me Albanin do të sjellin një bashkëpunim i cili ka qenë i shumëpritur nga fansat e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here