Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Magjia e Elita 5; Një natë e paharrueshme në Boston”! Nga Eralda Mile

Ishin vitet 1990 kur për herë të parë dëgjova emrin e grupit legjendar “Elita 5”. Si një vajzë 6-vjeçare, më magjepsën vargjet e këngëve të tyre, që u bënë pjesë e pandashme e adoleshencës sime dhe vijojnë të më shoqërojnë edhe sot, në jetën time të largët në Amerikë.

Në vitin 2001, “Elita 5” hapi koncertin e grupit legjendar “Scorpions”. Fatkeqësisht, nuk arrita t’i dëgjoja live atëherë, një peng që më mbeti për vite. Por, jeta gjithmonë ka surpriza. Në vitin 2024, në Boston, ëndrra ime u bë realitet. Falë përpjekjeve të organizatores së talentuar, Irisit, grupi “Elita 5” mbërriti në Amerikë, duke emocionuar jo vetëm mua, por edhe breza të tërë që prisnin t’i dëgjonin live hitet si “S’dua të vdes”, “E urrej shiun”, “Alkapone” dhe shumë të tjera.

Si pjesë e organizimeve të koncerteve të artistëve shqiptarë në Boston, isha njohur me detajet e rregullave të sigurisë dhe protokollit për takimet me fansat. Por ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte përulësia dhe mirësjellja e anëtarëve të grupit. Ndërsa shumë artistë të rinj krijojnë distanca me publikun, ikonat si “Elita 5” na kujtojnë se dashuria për fansat është çelësi i suksesit të përjetshëm.

Advertisement

Takimi me ta ishte i paharrueshëm. Gjashtë burra, me mirësinë dhe maturinë e prindërve të mi, më përshëndetën me respekt dhe përzemërsi. Përkushtimi i tyre ndaj muzikës dhe dashuria për publikun u ndjenë në çdo moment të asaj nate magjike. Performanca e tyre live, e mbushur me energji dhe emocion, dëshmoi se arti i vërtetë nuk njeh kohë dhe moshë.

Në një kohë kur performancat live shpesh zëvendësohen nga playback-u, “Elita 5” riktheu emocionet e pastërta dhe fuqinë e muzikës së mirëfilltë. Faleminderit, Arif, Mevaip, Besim, Agron, Nexhat dhe Valon, që na dhuruat një natë të paharrueshme, një kujtim që do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat tona.

Ju mirëpresim gjithmonë me dashuri dhe respekt,
Eralda Mile

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kur Bukowski tha:"Mos bjer në dashuri me mua! Dreqin... unë jam i çmendur…”

Next Post

Spektakli i madh Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” Sokol Guga këtë edicion në Luginën e Preshevës

Advertisement