Sa e sa herë shtrohet pyetja:
“Kush e bën një njeri të suksesshëm?”
Përgjigjet janë komplekse sigurisht, por çdokush ndan mendime të zgjuara secili sipas mënyres së tij, në bazë të mentalitetit që na le të kuptojmë se çfarë niveli suksesi aspirojmë.
Unë personalisht mendoj se suksesi e ka zanafillen që në fillim kur bëhet investim për veten në dobi të formimit arsimor, kulturor dhe njerëzor. Pikërisht këtu fillon rruga e suksesit …
Pse e thashë këtë?
Në jetën e përditshme shohim mjaft persona që çuditërisht pa patur asnjë cilësi nga ato të lartpërmendura, ngjitet në “majë ” vetëm e vetëm bie fjala sepse di të bëjë show, vetëm e vetëm se shfrytëzon bukurinë e jashtme, vetëm e vetëm se “kropomenton” dikë për t’ia hapur dyert drejt këtij suksesi që sigurisht do të shuhet shumë shpejt si një meteor.
Befas m’u kujtua një dialog i imtovizuar të treguar nga xhaxhai im:
Trokiti një ditë dikush tek dera e të suksesshmit.
-O sukses, kam nevojë për ty sot.
-Kush je ti?
-Jam fillimi.
-Fillimi?!
-Po. Ashtu si ti dikur.
-Unë nuk mbaj mend të kem pas fillim. Une di të them se si jam sot…
Pra kuptohet qartë se pa një fillim, ku çdokush me përpjekje për të ecur drejt suksesit, duke ngjitur shkallët një e nga një, nuk mund të quhet i suksesshem edhe pse është atje në “majë ”Ashtu si është e vërtetë që thithim ajrin, po aq e vërtetë është dhe mashtrimi qe i bëjnë vetes këta njerëz. E dinë shumë mire sa bagazh kanë, por u “rriten” mes hatërleqeve, rryshfeteve, miqesive e ku e di une se me çfarë tjetër …
Të gjithë keta e shohin dështimin si një mundësi të afërt për t’u rrëzuar. Dhe çuditërisht nuk e mendojnë këtë si një problem edhe pse humbasin, ndërsa përpiqen sërish e sërish por pa fillim. Sërish e kapin nga maja e sërish bien duke manifestuar “siguri” se jane ata dhe vetëm ata të suksesshëm …
Njerëzit vërtet të suksesshëm nuk e lënë veten në dorë të fatit. Njerëzit e suksesshëm kanë qëllime për çdo hap që hedhin. Ata vazhdojnë e rriten në sajë të atij FILLIMI që u ka shërbyer për të kapur majat. Është pikërisht ai fillim që të “suksesshmit” e tjerë as që e kanë prekur dhe as që e konceptojnë. Ndaj ata nuk do ta ndjejnë veten kurrë fajtore edhe pse dëmtojnë artin, letërsinë, shkencën, shoqërinë …
Adelina Pali