Vera po mbaron dhe lëkura ka nevojë për rigjenerim. Ja dy trajtime që do t’ju bëjnë të ndiheni të bukura dhe të freskëta nga Dr. Denisa dhe Redis Zhegu në Unik Klinik!
Trajtimi më i ri në Unik nga Dr.Denisa Zhegu është ai i Nucleofill, sekreti i bukurisë së Kim K.
SINERGJIA E 3 EFEKTEVE BIORIGJENERUESE PËR LËKURE PERFEKTE
Efekt hidratues
Efekt biostimulues
Efekti i pastrimit radikal
NUCLEOFILL Strong është një xhel natyral bio-rigjenerues i krijuar për të luftuar shenjat e plakjes. Përbërësit kryesor, që janë disa polinukleotide shumë te purifikuara (PN-HPT) përpunohen nga sperma e salmonit ose troftës.
Benefitet:
✔️�Bio-ristrukturimi i dermisë së thellë, indit dhjamor dhe indit kockor
✔️ Efekt hidratues i zgjatur
✔️Redukton shfaqjen e rudhave dhe ka një efekt lifting
✔️ Stimulon rinovimin e qelizave dhe sintezën e kolagjenit
✔️ Trajton plaget kirurgjikale dhe strijat
Redis Zhegu: Erdhi koha për Carbon Peeling…
Është një procedurë jo-invazive me laser i cili konsiston në prodhimin e kolagjenit dhe te elastines. Ai përfshin aplikimin e një shtrese karboni të lëngshëm mbi fytyrë, e cila depërton thellë në poret.
Karboni thith papastërtitë dhe kur lazeri shkatërron karbonin, ai tërheq këto të fundit nga lëkura.
Proçesi ka për qëllim të “zhveshë” lëkurën, zvogëlojë madhësinë e poreve, njëtrajtësojë tonin e lëkurës, si dhe ta bëjë lëkurën më të butë dhe të re.
Trajtimi është veçanërisht i dobishëm për personat me lëkurë të yndyrshme, personat me probleme akneike,pasi zvogëlon bakteret që shkaktojnë aknet dhe zvogëlon gjëndrat dhjamore.
Trajtimi me lazer është i përshtatshëm për të gjitha moshat dhe zhduk njollat e diellit , pikat e errëta, zbeh rrudhat dhe vijat e imëta të mimikës, zvogëlon poret dhe largon pikat e zeza dhe aknet.
Ai gjithashtu ka efekt lifting dhe shtrëngon lëkurën ku perveçse përmirëson elasticitetin e hidratimin ndihmon për të patur një lëkurë të ndritshme dhe rrezatuese.
Rekomandohet 1-5 seanca në bazë të problematikës që mund t’i trajtoni tani pas verës këtu në Unik Clinik.