Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Dita E Gjuhës Shqipe- Festë Kombëtare! NGA ALBI LUSHI

Një komb kujtohet nga historia,gjuha dhe heronjtë e tij. Janë pikërisht këto tri vlera të paçmueshme që çdo vendi i japin dinjitetin dhe e bëjnë unik përpara gjithë botës dhe gjithë popujve.Po ne shqiptarët a duhet të krenohemi?
Po,duhet.
Historia e këtij kombi të lashtë zë fill që në kohërat kur lindi dhe u zhvillua qytetërimi,kur gjeli i zgjonte në mëngjes dhe kur yjet u tregonin se kishte ardhur ora për të fjetur. Dëshmohet botërisht përmes dokumentesh dhe faktesh të autorëve vendas dhe të huaj se ne,shqiptarët jemi autoktonë në trojet tona,prej nga pellazgët e rrjedhimisht ilirët dhe arbërit dhe se gjuha jonë ,ajo që flitet në Shqipëri,Dardani,Mal të Zi,Maqedoninë e Veriut e deri në Dalmaci e ka prejardhjen nga pellazgjishtja.
Flitet dhe ruhet akoma prej shumë shekujsh në minoritetet tona në Serbi,Mal të Zi,Itali,Turqi,Kroaci dhe Rumani.

Mendohet se përmendja e parë me shkrim në shqip ishte më 14 korrik 1284 në Ragusa ose Raguza (Dubrovniku i sotshëm) në Kroacinë moderne kur në hetimet për një vjedhje në shtëpinë e Petro de Volcio nga Belena, një farë Matheus, biri i Markut prej Mençe, i cili ishte, siç duket, një dëshmitar i krimit, raportoi kështu: Dëgjova një zë duke thirrur në mal në gjuhën shqipe (Latinisht: “Audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca”) (Wikipedia shkrim)
E ndarë në dy dialekte Gegnisht dhe Toskërisht sot e përtej flitet me të njejtën bukuri dhe pasion.

Advertisement

Në Shek e XX dashakeqësit e kombit dhe historisë sonë e mallkuan Gjuhën Shqipe, siç nuk ka ndodhur me gjuhët e tjera.
Dëshmorët dhe martirët e Gjuhës Shqipe janë të shumtë nëpër të gjithë kalvarin e dhunës,përndjekjes,torturave,vrasjeve dhe masakrave çnjerëzore të cilët sakrifikuan çdo gjë për ruajtjen dhe zhvillimin e këtij aseti jetik për egzistencën e kombit.
Pjetër Budi është i pari nga klerikët që do të thotë se “Perëndia nuk e dëgjon atë që i lutet në gjuhë të huaj, atë që përsërit vetëm fjalë boshe pa i kuptuar ato që thotë”.
U vra për veprimtarinë e tij kushtuar çështjes shqiptare dhe gjuhës në dhjetor 1622.
Dhaskal Todri (Theodhor Haxhifilipi) në 1805 vdiq në rrethana që dihen botërisht. Ai doli kundër Portës së Lartë dhe patrarkanës greke që nuk e lejonin qarkullimin e gjuhës amtare.
Naum Veqilharxhi 1844 botoi abetaren e parë shqipe,48 faqe. Ideolog i jashtëzakonshëm që u helmua dhe vdiq në Stamboll në një spital.
Načertanja  dhe Megalloidea punuan fort për eleminimin e gjuhës shqipe.
Anastas Kullurioti 1887 u helmua në Athinë dhe pas vdekjes se tij veprat dhe emri i që la u shuan plotësisht.
Pandeli Sotiri mjek dhe poliglot i dëgjuar nxiti vetëdijën kombëtare. E vranë duke e hedhur nga kati i tretë i shtëpisë së tij nga patrarkana greke.
Koto Hoxhi  u rrah brutalisht deri në vdekje.
Mësues i shumë patriotëve shqiptarë.
Orhan Pojani internohet 1902, themelues i mësonjtores së Korçës.

Nuçi Naçi arrestohet dhe burgoset.
Papa Kristo Negovani u kthye në Negovan ku bëri shtepinë shkollë dhe në kishë meshohej shqip.
1905 u masakrua me thika bashkë me shumë banorë të zonës.
1905 Musa Çakëri ,mësuesi i parë i gjuhës shqipe në Vlorë u vra.
1906 vritet Spiro Kosturi,një nga themeluesit e mësonjtores se Korçës
1908 u dogj i gjallë Gjok Shqiptari,nga Mokra e  Pogradecit i cili shpërndante libra shqip.
Pando Llogori në Korçë.
1909 dhunohen atdhetarë si Ibrahim Dalliu,Filip Ashiku,Murat Toptani qe hapen shkollat e para në Tiranë.
Hafiz Ali Korça dhunohet e përndiqet.
Petro Nini Luarasi 1911 burgoset disa herë,hemohet dhe vdes. Veprimtar i palodhur për çeljen e shkollave në Gjuhën Shqipe.Tre mitropolitët e shkishëruan dhe e mallkuan, madje edhe kufomën tentuan t’ja digjnin me gëlqere.
Prifti vlleh,Papa Llambro Ballamaci që shtëpinë e tij e bëri shkollë dhe i vëllai i tij masakrohet brutalisht me thika.
1912 u vra mësuesi “Kadri Gjata” nga Libohova.
1913 patrioti “Thoma Papapano” kishte çelur shkollën e parë në Gjirokastër u detyrua me dhunë të largohet.
1915 mësuesi hoxhë “Hasan Moglica” nga krahina Okshtunit në Dibër u torturua dhe u varros i gjallë.
1917 prifti mësues dhe komandant çete “At Stathi Melani” u masakrua me prerje koke pasi u përndoq dhe u dhunua vazhdimisht nga turqit,grekët dhe serbët.
Mjaft atdhetarë të tjerë u persekutuan dhe u vranë në udhën e shenjtë të gjuhës.
E tillë ka qenë historia tragjike e atyre mendjeve të ndritura dhe patriotike të cilët ranë dëshmorë për mbrojtjen dhe përparimit të  gjuhës shqipe.
“ Besoj se është një gjë e dëshirueshme, jo vetëm për mua, por për cilido shqiptar që do të mirën e Shqipërisë edhe ka krenari se është shqiptar. Sa mirë do të ishte që të flasim shqip, të kujdesemi për gjuhën edhe para se të themi fjalën ta mendojmë mirë. Do të dëshiroja që viti 2020 të jetë një vit i këndelljes për gjuhën shqipe. Populli shqiptar ka një pasuri fjalësh edhe shprehjesh, është një popull që  ka qenë analfabet, por fliste bukur, ndërsa sot ka më shumë diploma edhe flitet më keq…”, shprehet Xhovalin Shkurtaj,gjuhëtar dhe akademik i njohur.

Nisur nga kjo,është domosdoshmëri hartimi i një ligji dhe fjalori cilësor për gjuhën shqipe.
Mjaft institucione shtetërore,gazetarë dhe shkolla “çalojnë” me gjuhën e folur dhe të shkruar duke e bastarduar me nderthurjet e vazhdueshme me gjuhë të tjera dhe barbarizma të panevojshme.
Nëpër libra të ndryshëm,romane dhe poezi vihet re një nivel masakrues i gjuhës së shkruar në leksikologjinë e përdorur dhe rregullave drejtshkrimore për shkak se shumë shtëpi botuese nuk kanë korrektues letrar dhe botimet nuk kalojnë në një “filter” të fortë nga profesionistët dhe njerëzit kopetentë të fushave të ndryshme. Si pasojë e kësaj papërgjegjshmërie,sot, nëpër libraritë e të gjithë qyteteve shiten libra të shkruar dhe të përkthyer në një gjendje të mjerueshme. E tillë situatë ndodh edhe me universitetet shqiptare ku mjaft pedagogë dhe studiues mjaftohen veç me një “copy paste “ në “ google translate “ për të mbrojtur tezat e “tyre” studimore dhe akademike duke e bërë të pakuptimtë dhe aspak logjik leksionin nëpër auditore.

Nisur nga kjo,unë si iniciues sëbashku me intelektualë të fushave të ndryshme,akademikë,shkenctarë,poetë ,mjekë,fizikantë etj. po përgatisim një peticion të cilën shumë shpejt do ja paraqesim Kuvendit të Shqipërisë për caktimin e një date ku Gjuha Shqipe të shpallet Festë Kombëtare dhe java që i paraprinë kësaj dite të ketë veprimtari të ndryshme në çdo qytet të Shqipërisë.
Gjithashtu grupi themelues i kësaj nisme po punon që kjo veprimtari të shtrihet edhe në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe kudo ku flitet shqip.
Ftojmë të gjithë atdhetarët brenda trojeve shqiptare po ashtu edhe diasporës sonë,të bëhen pjesë e kësaj nisme.

~Albi Lushi
 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

“Muajt kanë qenë të vështirë”/ Lajme të mira për shëndetin e Kate Middleton

Next Post

Princesha e Dubait krijon parfumin ‘Divorci’ pasi ndau burrin pas tradhëtisë

Advertisement