Ditën e hënë, Ambasada e Izraelit në Shqipëri, në bashkëpunim me Birrën Korça, zhvilloi episodin e dytë të #TiranaBeerTech, një koncept i veçantë që ka për synim kryesor mbledhjen e komunitetit të entuziastëve të teknologjisë, start-up, sipërmarrjes e fushave të tjera që përfshijnë teknologjinë në përditshmërinë e tyre.
Episodi i dytë i #TiranaBeerTech u zhvillua në mjediset e Qendrës Ten, ku folëse kyçe e evenimentit ishte ekspertja e kriptomonedhave dhe teknologjisë blockchain, Denisa Kele, njëkohësisht e diplomuar e MASHAV. Zhvillimet më të fundit të kriptomonedhave dhe teknologjisë blockchain ishin pjesë e ligjërimit të ekspertes Kele, tema të cilat u shoqëruan me diskutime, debate dhe argumente mjaft tërheqëse për publikun.
Episodit të dytë të këtij evenimenti të veçantë iu bashkuan përfaqësues nga media, pushteti vendor e qendror, specialistë të huaj të industrisë, dhe studentë. Nën shoqërinë e freskisë së Birrës Korça, pjesëmarrësit në episodin e dytë të Tirana Beer Tech sfiduan temperaturën e nxehtë në një pasdite të këndshme pranë Qendrës Ten, ku nuk mungoi zgjerimi i network, bashkëbisedimet, shpalosja e ideve të reja, dhe propozimet për episodet e ardhshme të #TiranaBeerTech.


