Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Govi Reka, çika e bjeshkëve që po trashëgon traditën e vërtetë shqiptare në muzikë 

Zëri i jashtëzakonshem dhe këngët e saj kanë rrokur në endje të ngrohta shpirtrat e dashamirësve që e duan. Ata e mbështesin në çdo hap e kjo duket në të gjitha postimet e saj në rrjete sociale dhe numri i madh i aktiviteteve që ka. Govi është kaq e pranishme në dasma dhe koncerte sa për këtë intervistë na u desh të prisnim gjatë. 

– Govi Reka, faleminderit që më në fund e gjete kohen të të kemi në një intervistë, që nga hera e fundit ka kaluar shumë kohe. 

Advertisement

– Faleminderit juve për ftesën. Është kënaqësi të jem sot me ju në ktë intervistë. 

– ⁠Govi, ke sjellë një numër të madh këngësh ku secila prej tyre vlersohet si vlerë në artin shqiptar duke qënë se edhe vokali jot është tipik shqiptar verior por edhe këngët u kushtohen vendeve të ndryshme Shqiptare, pse kjo zgjedhje? 

– ⁠Sepse ne kemi nevojë tu përcjellim brezave tabanin shqip i cili po mungon rëndomt e kur të vijë fundi në të gjitha gëzimet tona familjare me këto këngë kërcejmë e gëzojmë, pra me tabanin tonë. 

– ⁠Cilen këngë e pozicionon si këngën tënde më të suksesshme? 

– ⁠Secila prej tyre ka suksesin e vet e me thënë të drejten jan pritur të gjitha mirë. Nuk di ti ndaj, kam një numër të madh këngësh në treg që i kam kënduar. 

– ⁠Kush janë bashkëpunëtorët e tu më të mirë? 

– ⁠Bashkëpunëtoret e mi janë të gjithë të mirë e smund ti ndaj, ktë e tregon edhe suksesi im. Tek secila studjo që kam qënë kam pas sukses. Pjesën më të madhe të këngëve të mia i ka krijuar Pjetër Kola me tekst e muzikë, të cilin do t’a cilësoja si një artist me një botë të madhe në fushen e krijimtarisë. Po ashtu edhe produksioni Eurolindi është një nga bashkëpunorët e mi që do e veçoja me kënaqësi.

– ⁠A ke pasur përkrahje për të arritur këtu ku je sot? 

– ⁠Unë kam punuar shumë për të arritur këtu ku jam, nëse nuk punon nuk të përkrah askush. Në asnjë fushë të jetës nuk gjëndet rruga e shtruar me tapet të kuq, secili prej nesh sakrifikon shumë për të pasur sukses në punën e vet. Përkrahjen më të madhe e kam pas nga artisti Zef Beka të cilin e falënderoj. 

– ⁠A janë munduar të tjerët të hedhin gur në rrugën tënde? 

– ⁠Po, dhe për këtë i falenderoj. Unë i bëra shkallë ato gurë dhe u ngjita avash avash, kam ende rrugë për të bërë. 

– ⁠A ka ndonjë sekret suksesi jot? 

– ⁠E para për të pas sukses duhet të kesh talent, ndryshe nuk mund të jesh ktu ku jam unë e ky është fakt i suksesve të njëpasnjëshme. Jam marrë gjithmonë me punët e mia, s’kam kopjuar kurrë askënd dhe shpirti im është i pastër. Kam qenë shumë e zënë duke u mar vetem me punët e mia . Nëse këto janë shkaku i suksesit i ftoj artistët e rinj ti ndjekin hap pas hapi . 

-Të shohim cep më cep të botës me koncerte, si do na e përshkruash ndjesinë që të japin koncertet nëpër botë? 

– Nuk e di nëse ka ndonjë mënyrë për të bërë përshkrimin e duhur, ama di të them që dashuria dhe lumturia që me japin ata që më duan me jep jetë. Shqiptarët nëpër botë gëzojnë në çdo koncert me shumë dashuri e mall . Thjesht i dua. 

– ⁠Sezonin veror të shohim në çdo skaj të shqiptarisë nëpër dasma, si i menaxhon çdo ditë? Duhet të jetë tepër e lodhshme…

– ⁠Ajo çka është më e bukura unë nuk e ndjej lodhjen gjatë dasmës, nga dashuria që mar në çdo dasem. Vetëm pasi mbaron kuptoj që kan kaluar 6-7 orë. 

– ⁠Kemi folur vetëm për punën, na fol diçka për kohen e lirë…

– ⁠Koha e lirë? Hhmmm, pak është por aq sa është u dedikohet vetëm fëmijëve të mi, familjarëve të mi e miqve. 

– ⁠A kemi projekte të reja apo bashkëpunime? 

– ⁠Sigurisht që po, edhe këngë të reja edhe bashkëpunime të reja. 

– ⁠Govi, a ke një mesazh në fund të ksaj interviste për të gjithë ata që duan zërin tënd?

– ⁠Ju jeni frymëzimi im, pa ju s’do isha asgjë. Ju dua e nëse do kem shëndet e jetë do jem gjithmonë duke sjellë për ju këngë të reja. Jam me fat që ju kam. 

– ⁠E dashur Govi, ne të falenderojmë shumë për kohen që na kushtove, je një njeri që pas çdo bisede me ty lë pozitivitet. 

– ⁠Faleminderit juve, jeni shumë të mirë e siç e them përherë jeni zëri unë tek ata që na ndjekin. Kënaqësia e imja të isha sot me ju.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Rrugëtimi televiziv, 10 vitet e Gerald Qerimit në media

Next Post

Anja Dinion: “Muza Competition” urë lidhëse e kulturës shqiptare drejt botës; E lumtur që isha pjesë e saj…!

Advertisement