Drejtoria e kulturës në Bashkinë Kamëz “Artan Çuku” tashmë e ka kthyer në traditë këtë mini koncert për qytetarët e Paskuqanit, Bathores, Kamzës, Babrru, Laknas, Zallher, Zallmner me artistët më të njohur si Dardan Pepkolaj, Lirim Hoxha, e madhja Vera Laci, Fatmir Toca të cilët kanë dhuruar mbrëmje muzikore për të gjithë dashamirësit e këngës qytetare e popullore.
![](https://intervista.al/web/wp-content/uploads/2024/05/a6752a4d-1e1a-410e-bc3b-f3dc917dd0eb-1024x1365.jpeg)
Drejtoresha e kulturës Rigelsa Gupe shprehet e kënaqur që ky angazhim tashmë po kthehet në traditë duke e zgjeruar aktivitetin edhe në pedonalen e Bathores, një tjetër investim i kryetarit të bashkisë Z. Rakip Suli.
Sukses i jashtëzakonshëm këtë mbrëmje buzë liqenit të Paskuqanit, në një pedonale mbushur me dashamirës, duke shijuar tingujt e muzikës së liqenit.